Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 52:1-34

52  Zedekia+ ishte njëzet e një vjeç kur filloi të mbretëronte,+ dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij e kishte emrin Hamutala,+ dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu.+  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ tamam si kishte bërë Jehojakimi.+  Ajo që ndodhi në Jerusalem dhe në Judë, ndezi zemërimin e Jehovait, dhe ai i hoqi sysh.+ Zedekia filloi të ngrinte krye kundër mbretit të Babilonisë.+  Së fundi, vitin e nëntë të mbretërimit të tij,+ muajin e dhjetë, ditën e dhjetë të muajit, Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, bashkë me gjithë forcat e veta ushtarake, doli kundër Jerusalemit+ dhe filloi të ngrinte kampin kundër tij e të ndërtonte rreth e qark tij një mur rrethues.+  Qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretërimit të Zedekisë.+  Ditën e nëntë të muajit të katërt+ zia e bukës në qytet u rëndua, aq sa nuk pati fare bukë për popullin e vendit.+  Në fund në qytet u hap një e çarë.+ Të gjithë luftëtarët ia mbathën+ dhe dolën natën nga qyteti duke kaluar nga porta që gjendej mes murit të dyfishtë pranë kopshtit të mbretit,+ ndërkohë që kaldeasit ishin rreth e qark qytetit. Ata ikën nga udha e Arabahut.+  Një pjesë e forcave ushtarake të kaldeasve shkuan në ndjekje të mbretit+ dhe e arritën Zedekinë+ në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. Të gjitha forcat e tij ushtarake ishin shpërndarë.+  Kështu kaldeasit e kapën dhe e çuan te mbreti i Babilonisë+ në Riblah,+ në vendin e Hamathit,+ për ta gjykuar.+ 10  Mbreti i Babilonisë ia theri bijtë Zedekisë para syve,+ po në Riblah theri edhe tërë princat e Judës.+ 11  Ai e verboi+ Zedekinë dhe më pas mbreti i Babilonisë e lidhi me vargonj prej bakri dhe e çoi në Babiloni.+ Atje e futi në burg dhe e la deri ditën e vdekjes. 12  Ditën e dhjetë të muajit të pestë, pra, vitin e nëntëmbëdhjetë të mbretërimit të Nabukodrezarit,+ mbretit të Babilonisë, në Jerusalem erdhi Nebuzaradani,+ kreu i truprojës, që rrinte pranë mbretit të Babilonisë. 13  Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit dhe gjithë shtëpitë e Jerusalemit.+ Dogji çdo shtëpi madhështore.+ 14  Mbarë forcat ushtarake të kaldeasve që ishin me kreun e truprojës, rrëzuan gjithë muret rreth e qark Jerusalemit.+ 15  Nebuzaradani, kreu i truprojës, çoi në mërgim disa nga njerëzit e shtresës së ulët të popullit, pjesën e popullit që kishte mbetur në qytet,+ dezertorët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë dhe pjesën e mbetur të kryemjeshtërve.+ 16  Nebuzaradani, kreu i truprojës, i la disa nga ata të shtresës së ulët të vendit si vreshtarë dhe si bujq për të bërë punë angari.+ 17  Kaldeasit bënë copë-copë shtyllat prej bakri+ të shtëpisë së Jehovait, si edhe karrocat+ dhe detin prej bakri+ që gjendeshin në shtëpinë e Jehovait; tërë bakrin e tyre e çuan në Babiloni.+ 18  Ata morën edhe enët, lopatat,+ fikësit,+ taset,+ kupat dhe gjithë pajisjet prej bakri që përdoreshin për shërbimin në tempull.+ 19  Kreu i truprojës+ mori legenët,+ mbajtëset e zjarrit, taset,+ enët, shandanët,+ kupat dhe taset për flijimet, të cilat ishin prej ari safi,+ si dhe ato që ishin prej argjendi safi.+ 20  Ai mori edhe dy shtyllat,+ detin,+ dymbëdhjetë demat prej bakri+ që ishin nën detin dhe karrocat, që mbreti Solomon i kishte bërë për shtëpinë e Jehovait.+ Peshën e bakrit të gjithë këtyre sendeve nuk e llogaritën.+ 21  Secila shtyllë ishte e lartë tetëmbëdhjetë kute+ dhe për ta matur rreth e qark, nevojitej një fill prej dymbëdhjetë kutesh.+ Trashësia e shtyllës ishte katër gisht, dhe ajo ishte bosh përbrenda. 22  Kapiteli mbi të ishte prej bakri+ dhe ishte pesë kute i lartë.+ Punimi rrjetë dhe shegët rreth e përqark mbi kapitel+ ishin të tëra prej bakri. Edhe shtylla e dytë ishte po njëlloj, dhe me shegë.+ 23  Shegët që shiheshin, ishin nëntëdhjetë e gjashtë. Tërë shegët rreth e qark mbi punimin rrjetë,+ ishin njëqind. 24  Kreu i truprojës mori edhe kryepriftin Serajah,+ priftin e dytë, Sofoninë,+ dhe tre derëtarë.+ 25  Nga qyteti mori një zyrtar oborri që ishte caktuar mbi luftëtarët, shtatë burra nga ata që u lejohej të hynin te mbreti,+ të cilët ndodheshin në qytet, sekretarin e kreut të ushtrisë, i cili mobilizonte popullin e vendit, dhe gjashtëdhjetë burra nga populli i vendit, që ndodheshin në qytet.+ 26  Nebuzaradani,+ kreu i truprojës, i mori këta dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah.+ 27  Ky i goditi+ dhe i vrau ata në Riblah,+ në vendin e Hamathit.+ Kështu, Juda shkoi në mërgim larg vendit të vet.+ 28  Këta çoi Nabukodrezari në mërgim: vitin e shtatë të mbretërimit të vet, tremijë e njëzet e tre judenj.+ 29  Vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Nabukodrezarit,+ nga Jerusalemi çoi tetëqind e tridhjetë e dy shpirt. 30  Vitin e njëzetetretë të mbretërimit të Nabukodrezarit, Nebuzaradani, kreu i truprojës, çoi disa judenj në mërgim, shtatëqind e dyzet e pesë shpirt.+Gjithsej ishin katër mijë e gjashtëqind shpirt. 31  Në fund, vitin e tridhjeteshtatë të mërgimit të Jehojakinit,+ mbretit të Judës, muajin e dymbëdhjetë, ditën e njëzetepestë të muajit, Evil-Merodaku, mbreti i Babilonisë, vitin që u bë mbret, e liroi nga burgu+ Jehojakinin, mbretin e Judës. 32  Ai filloi të fliste me të për gjëra të mira, dhe pastaj e ngriti fronin e tij më lart se fronet e mbretërve që ishin me të në Babiloni.+ 33  Kështu Jehojakini hoqi rrobat e burgut,+ dhe gjatë gjithë jetës hëngri bukë+ në tryezën e mbretit.+ 34  Mbreti i Babilonisë i dha një racion ushqimi tërë ditët e jetës së tij, deri ditën e vdekjes.+

Shënime në fund të faqes