Jeremia 51:1-64

51  Kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të sjell kundër Babilonisë+ dhe kundër banorëve të Leb-Kamait një erë shkatërrimtare.+  Do të dërgoj në Babiloni ata që do ta hedhin në erë si drithin, dhe që do ta boshatisin vendin e saj.+ Ata do të vihen kundër saj nga të gjitha anët në ditën e gjëmës.+  Ai që tendos harkun, nuk do ta tendosë.+ Nuk do të ngrihet askush që ka veshur thurakun.Dhe ju mos kini aspak dhembshuri për të rinjtë.+ Shfaroseni gjithë ushtrinë e saj!+  Ata do të vriten në vendin e kaldeasve+ dhe do të bien të shpuar tejpërtej në rrugët e tij.+  Izraeli dhe Juda+ nuk kanë mbetur të ve pa Perëndinë e tyre, pa Jehovain e ushtrive.+ Vendi i kaldeasve ka qenë plot faj në sytë e të Shenjtit të Izraelit.+  Ikni me të shpejtë nga Babilonia,+ dhe secili të shpëtojë shpirtin e vet.+ Mos u bëni të pashpirt për shkak të fajit të saj.+ Sepse është koha e hakmarrjes së Jehovait.+ Ai do t’ia shpaguajë asaj ashtu siç e meriton.+  Babilonia ishte një kupë e artë në duart e Jehovait,+ ajo dehu mbarë tokën.+ Kombet pinë verë prej saj.+ Ja pse sillen si të çmendur.+  Babilonia ka rënë befas dhe është thyer.+ Ulërini për të!+ Merrni balsam për dhembjen e saj.+ Ndoshta mund të shërohet.’  ‘Ne donim ta shëronim Babiloninë, por nuk u shërua. Lëreni,+ dhe le të ikim secili në vendin e vet.+ Sepse gjykimi i saj ka arritur deri në qiej, dhe ai është ngritur deri te qiejt me re.+ 10  Jehovai ka kryer vepra drejtësie për ne.+ Ejani, dhe le të tregojmë në Sion veprën e Jehovait, Perëndisë tonë!’+ 11  Mprehni shigjetat+ dhe merrni mburojat e rrumbullakëta. Jehovai ka nxitur frymën e mbretërve të medëve,+ sepse plani i tij është që ta shkatërrojë Babiloninë.+ Kjo është hakmarrja e Jehovait, hakmarrja për tempullin e tij.+ 12  Ngrini një sinjal+ kundër mureve të Babilonisë. Përforconi truprojën.+ Vendosni rojat.+ Vërini në gatishmëri ata që rrinë në pritë. Sepse Jehovai e ka bërë planin, dhe do ta realizojë se s’bën atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.+ 13  O grua që banon mbi ujëra të bollshme+ dhe ke thesare me bollëk,+ të erdhi fundi, po, kufiri+ i përfitimeve të tua.+ 14  Jehovai i ushtrive është betuar për shpirtin e vet:+ ‘Unë do të të mbush me njerëz si mizëri karkalecash,+ dhe ata do të këndojnë me zë të lartë për ty.’+ 15  Ai është Bërësi i tokës me fuqinë e tij,+ Ai që e ka bërë të patundshme+ me mençurinë e vet,+ dhe Ai që shpalosi qiejt+ me kuptueshmërinë+ e tij. 16  Kur nxjerr zërin, shkakton një zhurmë ujërash në qiej. Ai bën që nga skajet e tokës të ngrihen avuj.+ Ka bërë edhe prita për shiun+ dhe nxjerr erën nga depot e veta. 17  Çdo njeri është sjellë fare pa arsye, prandaj nuk kupton.+ Çdo metalpunuesi do t’i vijë turp për shëmbëlltyrën e gdhendur,+ sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër+ dhe nuk ka frymë në të.+ 18  Shëmbëlltyrat janë kotësi,+ për t’u tallur.+ Kur të drejtohet vëmendja kundër tyre, do të marrin fund.+ 19  Trashëgimia e Jakobit nuk është si këto gjëra,+ sepse Ai është Formuesi i gjithçkaje,+ ai është shkopi i trashëgimisë së tij.+ Emri i tij është Jehova i ushtrive.+ 20  Ti je për mua një topuz, si armë lufte.+ Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kombe dhe do të rrënoj mbretëri. 21  Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë kalin e kalorësin dhe karrocën e luftës bashkë me kalorësin.+ 22  Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë burrin e gruan, plakun e fëmijën dhe të riun e virgjëreshën. 23  Nëpërmjet teje do të bëj copë-copë bariun e kopenë, bujkun e pendën e kafshëve dhe guvernatorët e mëkëmbësit. 24  Unë do t’ia shpaguaj Babilonisë dhe tërë banorëve të Kaldesë gjithë ligësinë që kanë kryer para syve tuaj në Sion,+—thotë Jehovai. 25  Ja, unë jam kundër teje,+ o mal shkatërrimtar,+ rrënues i mbarë tokës,+—thotë Jehovai.—Unë do të shtrij dorën kundër teje, do të të rrokullis nga shkrepat dhe do të të bëj mal të shkrumbuar.+ 26  Njerëzit nuk do të marrin nga ti asnjë gur për qoshen ose për themelet,+ sepse do të bëhesh shkreti brez pas brezi,+—thotë Jehovai. 27  Ngrini një sinjal në vend!+ Bjerini bririt mes kombeve! Përgatitini kombet për luftë+ kundër saj.* Thërritni kundër saj mbretëritë e Araratit,+ Minit dhe të Ashkenazit.+ Caktoni kundër saj një zyrtar rekrutimi. Bëjini kuajt+ të ngjiten si karkaleca të kreshtë. 28  Përgatitini kombet për luftë kundër saj, mbretërit e Medisë,+ guvernatorët e gjithë mëkëmbësit, si dhe mbarë vendin ku sundon secili prej tyre. 29  Le të dridhet toka dhe le të ketë dhembje të forta,+ sepse Jehovait i kanë lindur mendime kundër Babilonisë, që ta bëjë vendin e saj për të ngjallur habi dhe të mbetet pa asnjë banor.+ 30  Burrat e fuqishëm të Babilonisë kanë reshtur së luftuari. Janë ulur te fortesat. U kanë shteruar fuqitë.+ Janë bërë si gratë.+ Vendbanimeve të saj u kanë vënë zjarrin. Shulat ia kanë thyer.+ 31  Njëri vrapues rend për të takuar vrapuesin tjetër, dhe njëri lajmës për të takuar lajmësin tjetër,+ që të lajmërojnë mbretin e Babilonisë se qyteti është pushtuar cep më cep,+ 32  molet janë pushtuar,+ barkave prej papirusi u kanë vënë zjarrin, dhe luftëtarët janë turbulluar.+ 33  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Bija e Babilonisë është si një lëmë.+ Është koha që të shkelet fort. Edhe pak dhe për të do të vijë koha e korrjes.’+ 34  Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, më ka përpirë,+ më ka bërë rrëmujë. Më ka bërë si një enë boshe. Më ka gëlltitur si një gjarpër i madh;+ e ka mbushur barkun me gjërat e mia të këndshme. Ai më ka shpëlarë. 35  ‘Dhuna që u ushtrua ndaj meje dhe ndaj trupit tim, rëntë mbi Babiloninë!—do të thotë banorja e Sionit.+—E gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë!’—do të thotë Jerusalemi.+ 36  Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Unë do ta mbroj çështjen tënde ligjore+ dhe do të marr hak për ty.+ Do ta thaj detin e saj dhe do t’ia thaj puset.+ 37  Babilonia do të bëhet pirgje gurësh,+ strofkë çakejsh,+ për të ngjallur habi, që për të të fërshëllejnë dhe do të mbetet pa asnjë banor.+ 38  Që të gjithë do të ulërijnë si luanët e rinj me krifë. Ata do të hungërijnë si këlyshët e luanëve. 39  Kur të jenë nxehur, do të përgatit gostitë e tyre dhe do t’i deh, që të ngazëllojnë.+ Ata duhet të bien në gjumë të përjetshëm, nga i cili nuk do të zgjohen,+—thotë Jehovai.— 40  Do t’i shemb përdhe si qengjat në thertore, si deshtë dhe cjeptë.+ 41  Oh, si është pushtuar Sheshaku+ dhe si e kanë marrë Lëvdimin e mbarë tokës!+ Oh, si është bërë Babilonia për të ngjallur habi mes kombeve!+ 42  Deti ka ardhur në Babiloni. Ajo është mbuluar nga dallgët e tij të shumta.+ 43  Qytetet e saj janë bërë për të ngjallur habi, një vend pa ujë dhe një rrafshinë e shkretë.+ Janë bërë si një vend ku nuk do të banojë njeri, dhe nëpër to nuk do të kalojë bir njeriu.+ 44  Unë do të drejtoj vëmendjen kundër Belit+ në Babiloni, dhe do t’ia nxjerr nga goja atë që ka gëlltitur.+ Tek ai nuk do të vërshojnë më kombet.+ Edhe muret e Babilonisë do të bien.+ 45  Dil prej saj, o populli im,+ dhe secili të shpëtojë shpirtin e vet+ nga zemërimi i zjarrtë i Jehovait.+ 46  Përndryshe zemra juaj do të trembet,+ dhe do të keni frikë nga lajmi që do të dëgjohet në vend. Në një vit do të vijë lajmi dhe pas këtij lajmi, në një vit tjetër do të ketë lajm tjetër e dhunë në tokë dhe sundimtar kundër sundimtari. 47  Prandaj po vijnë ditët kur do të drejtoj vëmendjen kundër shëmbëlltyrave të gdhendura të Babilonisë;+ mbarë vendi i saj do të turpërohet, dhe të gjithë të vrarët e saj do të bien në mes të saj.+ 48  Qiejt, toka dhe gjithçka është në ta do të lëshojnë britma gëzimi+ për shkak të Babilonisë, sepse tek ajo do të vijnë nga veriu plaçkitësit,+—thotë Jehovai.— 49  Jo vetëm që Babilonia ishte shkaku i të vrarëve të Izraelit,+ por edhe të vrarët e gjithë tokës ranë në Babiloni.+ 50  O ju të shpëtuar nga shpata, ikni e mos u ndalni!+ Atje larg kujtojeni Jehovain+ dhe kini mall për Jerusalemin.’+ 51  ‘Jemi turpëruar,+ ngaqë kemi dëgjuar poshtërimin.+ Jemi skuqur në fytyrë,+ sepse të huajt kanë ardhur kundër vendeve të shenjta të shtëpisë së Jehovait.’+ 52  Prandaj po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do të drejtoj vëmendjen kundër shëmbëlltyrave të saj të gdhendura,+ dhe anembanë vendit të saj do të rënkojnë të shpuarit.+ 53  Edhe sikur Babilonia të ngjitet në qiej,+ edhe sikur ta bëjë të pakapshme lartësinë e forcës së vet,+ unë do të dërgoj kundër saj plaçkitësit,+—thotë Jehovai. 54  Dëgjoni! Nga Babilonia vjen një klithmë+ dhe nga vendi i kaldeasve dëgjohet një shkatërrim i madh,+ 55  sepse Jehovai po plaçkit Babiloninë, dhe ai do të zhdukë prej saj zërin madhështor.+ Dallgët e tyre do të gjëmojnë si ujëra të shumta.+ Zhurma e zërit të tyre do të ushtojë. 56  Mbi të, po, mbi Babiloninë, do të vijë plaçkitësi,+ dhe burrat e saj të fuqishëm do të kapen rob.+ Harqet e tyre do të copëtohen,+ sepse Jehovai është një Perëndi i shpagimeve.+ Ai do të shpaguajë patjetër.+ 57  Unë do t’i deh+ princat, të mençurit, guvernatorët, mëkëmbësit dhe burrat e saj të fuqishëm. Ata do të bien në gjumë të përjetshëm, nga i cili nuk do të zgjohen,+—thotë Mbreti,+ emri i të cilit është Jehova i ushtrive.+ 58  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ndonëse muret e Babilonisë janë të gjera, do të shemben+ dhe, ndonëse portat e saj janë të larta, do t’u vënë zjarrin.+ E popujt do të robtohen më kot,+ kurse mundin e kombeve do ta përpijë zjarri.+ Ata do të sfiliten.’» 59  Fjala që i urdhëroi profeti Jeremia Serajahut, birit të Nerjahut,+ birit të Mahsejahut,+ kur ky iku në Babiloni me Zedekinë, mbretin e Judës, në vitin e katërt që ishte mbret. Dhe Serajahu ishte intendent. 60  Jeremia shkroi në një libër+ për tërë gjëmën që do të vinte mbi Babiloninë, po, gjithë këto fjalë të shkruara kundër Babilonisë. 61  Për më tepër Jeremia i tha Serajahut: «Sapo të shkosh në Babiloni e ta shohësh, lexoji me zë të lartë tërë këto fjalë.+ 62  Thuaj: ‘O Jehova, ti vetë ke folur kundër këtij vendi për ta zhdukur, që të mos ketë banor në të,+ as njerëz e as kafshë shtëpiake, por që të bëhet shkreti brez pas brezi.’ 63  Kur ta kesh lexuar këtë libër, lidhe me një gur dhe hidhe në mes të Eufratit.+ 64  Thuaj: ‘Kështu do të fundoset Babilonia dhe nuk do të ngrihet më kurrë, nga gjëma që do të sjell mbi të.+ Ata do të sfiliten.’»+Deri këtu janë fjalët e Jeremisë.

Shënime në fund të faqes

Ose «shenjtëroni kundër saj kombet». Njësoj edhe në vargun 28.