Jeremia 50:1-46

50  Fjala që tha Jehovai për Babiloninë,+ vendin e kaldeasve,+ nëpërmjet profetit Jeremia:  «Tregojeni mes kombeve dhe shpalleni.+ Ngrini një sinjal,+ shpalleni. Mos fshihni asgjë. Thoni: ‘Babilonia është pushtuar.+ Beli është turpëruar.+ Merodaku është tmerruar. Shëmbëlltyrat e saj janë turpëruar.+ Idhujt e saj të pështirë* janë tmerruar.’  Sepse kundër saj ka ardhur një komb nga veriu.+ Ai është kombi që e bën vendin e saj për të ngjallur habi, dhe askush nuk banon në të.+ Njerëz e kafshë bashkë ia kanë mbathur,+ kanë ikur larg.+  Në ato ditë dhe në atë kohë,+—thotë Jehovai,—bijtë e Izraelit do të vijnë bashkë me bijtë e Judës.+ Ata do të ecin duke qarë+ dhe do të kërkojnë Jehovain, Perëndinë e tyre.+  Do të pyesin për rrugën që të çon në Sion, me fytyrat të kthyera në atë drejtim,+ e do të thonë: ‘Ejani, dhe le të lidhim me Jehovain një besëlidhje të përjetshme që nuk do të harrohet.’+  Populli im është bërë si një kope me dele, që po marrin fund.+ Barinjtë e tyre i kanë bërë të shkojnë andej-këtej.+ I kanë bërë të enden nëpër male.+ Ato kanë shkuar sa në mal në kodër dhe e kanë harruar vendin e prehjes.+  Ata që i gjetën, i përpinë,+ dhe kundërshtarët thanë:+ ‘Ne nuk do të bëhemi me faj,+ sepse ato kanë mëkatuar kundër Jehovait, vatrës së drejtësisë,+ dhe kundër shpresës së paraardhësve të tyre,+ Jehovait.’  Mbathjani nga Babilonia dhe dilni nga vendi i kaldeasve,+ e bëhuni si cjeptë e këmborës para kopesë.+  Se unë do të ngre e do të sjell kundër Babilonisë një grup kombesh të mëdha nga vendi i veriut,+ dhe ato do të rreshtohen kundër saj.+ Që andej do të pushtohet.+ Shigjetat e tyre janë si ato të një burri të fuqishëm, që i lënë prindërit pa fëmijë dhe nuk kthehen mbrapsht pa bërë gjë.+ 10  Kaldea do të bëhet plaçkë.+ Tërë ata që do ta plaçkitin, do të kënaqen,+—thotë Jehovai. 11  Ju u gëzuat,+ u ngazëlluat kur zhvatët trashëgiminë time.+ Rrahët dheun me thundra si mëshqerra në bar të njomë,+ dhe hingëllitë si hamshorë.+ 12  Nëna juaj është turpëruar shumë.+ Ajo që ju lindi, është zhgënjyer.+ Ja, nga kombet është më pak e rëndësishmja, një shkretëtirë pa ujë dhe një rrafshinë e shkretë.+ 13  Për shkak të indinjatës së Jehovait, ajo nuk do të banohet më+ dhe do të bëhet e tëra një shkreti.+ Kushdo që do të kalojë nëpër Babiloni, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.+ 14  Rreshtohuni kundër Babilonisë nga çdo anë,+ të gjithë ju që tendosni harkun.+ Qëlloni mbi të.+ Mos kurseni asnjë shigjetë, sepse ajo ka mëkatuar kundër Jehovait.+ 15  Lëshoni një britmë lufte kundër saj nga çdo anë.+ Ajo është dorëzuar.+ Shtyllat e saj kanë rënë, muret janë shembur.+ Kjo është hakmarrja e Jehovait.+ Merrni hak ndaj saj. Veproni me të, siç ka vepruar ajo me të tjerët.+ 16  Shfarosni nga Babilonia mbjellësin+ dhe atë që përdor draprin në kohën e korrjes. Për shkak të shpatës mizore, ata do të kthehen secili te populli i vet, dhe do të ikin secili në vendin e vet.+ 17  Izraeli është si dele e humbur.+ Atë e kanë shpërndarë luanët.+ Herën e parë e gllabëroi mbreti i Asirisë,+ dhe këtë herë ia breu kockat Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë.+ 18  Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta drejtoj vëmendjen kundër mbretit të Babilonisë dhe kundër vendit të tij, po ashtu si e drejtova vëmendjen kundër mbretit të Asirisë.+ 19  Do ta kthej Izraelin në kullotën e vet,+ dhe ai do të kullotë në Karmel+ e në Bashan,+ dhe shpirti i tij do të ngopet në rajonin malor të Efraimit+ e të Galaadit.+ 20  Në ato ditë dhe në atë kohë,+—thotë Jehovai,—do të kërkojnë fajin e Izraelit,+ por nuk do ta gjejnë. Do të kërkojnë fajet e Judës,+ por nuk do të gjenden, sepse do t’i fal ata që do t’i lë të mbeten.+ 21  Eja kundër vendit të Merataimit, eja kundër tij+ dhe kundër banorëve të Pekodit.+ Le t’u ndodhë një masakër dhe një shfarosje,—thotë Jehovai,—dhe bëj tamam si të urdhëroj unë.+ 22  Në vend dëgjohet zhurma e luftës dhe një shembje e madhe.+ 23  Oh, si ka rënë, dhe është thyer+ çekani i farkëtarit+ i gjithë tokës! Oh, si është bërë Babilonia për të ngjallur habi mes kombeve!+ 24  Unë të ngrita një lak e të zuri pa e marrë vesh fare, o Babiloni!+ Të gjetën dhe të kapën, sepse iu kundërvure Jehovait.+ 25  Jehovai ka hapur depon e vet dhe po nxjerr armët e dënimit.+ Sepse Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive, ka punë me vendin e kaldeasve.+ 26  Hyni në të nga visi më i largët.+ Hapjani grunarët.+ Mblidheni siç bëhen pirgjet+ dhe shkatërrojeni.+ Le të mos i mbetet askush.+ 27  Masakroja gjithë demat e rinj.+ Le të shemben përdhe në thertore.+ Mjerë ata, sepse erdhi dita e tyre, erdhi koha që të drejtohet vëmendja kundër tyre!+ 28  Dëgjohet zëri i atyre që po ikin e po ia mbathin nga Babilonia,+ për të shpallur në Sion hakmarrjen e Jehovait, Perëndisë tonë,+ hakmarrjen për tempullin e tij.+ 29  Thërritni kundër Babilonisë harkëtarët, të gjithë ata që tendosin harkun.+ Fushoni rreth e qark saj. Të mos shpëtojë askush.+ Shpaguajani sipas veprës së saj.+ Veproni me të, tamam siç ka vepruar ajo me të tjerët.+ Sepse ajo ka vepruar me arrogancë* kundër Jehovait, kundër të Shenjtit të Izraelit.+ 30  Prandaj të rinjtë do t’i bien në sheshe,+ dhe tërë luftëtarët e saj do të marrin fund,+—thotë Jehovai. 31  Ja, unë jam kundër teje,+ o Arrogancë,+—thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive,—sepse dita jote do të vijë, po, koha kur të drejtoj vëmendjen kundër teje. 32  Arroganca do të pengohet dhe do të bjerë.+ Nuk do të ketë askënd që ta ngrejë.+ E unë do t’u vë zjarrin qyteteve të saj, dhe ai do t’ia gllabërojë gjithë rrethinat.’+ 33  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Po i shtypin bashkë bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës. Tërë ata që i marrin rob, i kanë mbërthyer+ dhe nuk i lënë të ikin.+ 34  Megjithatë Riblerësi i tyre është i fortë,+ emri i tij është Jehova i ushtrive.+ Ai do ta mbrojë patjetër çështjen e tyre ligjore,+ që t’i japë prehje vendit+ dhe të trazojë banorët e Babilonisë.+ 35  Do të vijë një shpatë kundër kaldeasve,+—thotë Jehovai,—kundër banorëve të Babilonisë,+ kundër princave+ dhe kundër të mençurve të saj.+ 36  Do të vijë një shpatë kundër atyre që thonë fjalë boshe,+ dhe ata do të veprojnë pa mend.+ Do të vijë një shpatë kundër burrave të fuqishëm,+ dhe ata do të tmerrohen.+ 37  Do të vijë një shpatë kundër kuajve të tyre,+ kundër karrocave të luftës dhe kundër tërë turmës së përzier që është në mes të saj,+ e ata do të bëhen si gratë.+ Do të vijë një shpatë kundër thesareve të saj,+ dhe ato do të plaçkiten. 38  Do të vijë një shkretim mbi vendet me ujë, dhe ato do të thahen.+ Sepse është një vend me shëmbëlltyra të gdhendura+ dhe për shkak të vegimeve të tyre të lemerishme, ata veprojnë si të çmendur. 39  Prandaj kafshët e vendeve pa ujë do të banojnë me kafshët që ulërijnë, dhe në të do të banojnë strucët.+ Ajo nuk do të banohet më kurrë, dhe për të s’do të ketë më vend brez pas brezi.+ 40  Ashtu siç e përmbysi Perëndia Sodomën, Gomorrën+ dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—po ashtu atje nuk do të banojë asnjeri, dhe asnjë bir njeriu nuk do të banojë në të si i ardhur.+ 41  Ja, një popull po vjen nga veriu, dhe një komb i madh+ e mbretër të mëdhenj+ do të ngrihen nga viset më të largëta të tokës.+ 42  Ata përdorin harkun dhe ushtën.+ Janë mizorë dhe nuk do të kenë aspak mëshirë.+ Zhurma e tyre është si deti që gjëmon,+ dhe ata do të kalërojnë kuaj,+ të rreshtuar si një njeri i vetëm për luftë kundër teje, o bijë e Babilonisë.+ 43  Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar lajmin për ta+ dhe e ka lëshuar zemra.*+ Ka ankth. Atë e kanë zënë dhembje të forta si gruaja që lind.+ 44  Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat krenare përgjatë Jordanit për te vatha e përhershme,+ dhe në një çast do t’i bëj ata që t’ia mbathin që aty.+ Mbi të do të caktoj atë që e kam zgjedhur unë.+ Sepse kush është si unë,+ dhe kush do të më sfidojë?+ Cili bari pra, mund të qëndrojë para meje?+ 45  Prandaj dëgjoni vendimin+ që Jehovai ka shpallur kundër Babilonisë+ dhe mendimet që ka bluar kundër vendit të kaldeasve:+ të vegjlit e kopesë do të tërhiqen zvarrë,+ dhe vendbanimin e tyre ai do ta shkretojë,+ për shkak të atyre. 46  Nga zhurma e pushtimit të Babilonisë, toka do të dridhet+ dhe mes kombeve do të dëgjohet një klithmë.’+

Shënime në fund të faqes

Kuptimi i kësaj fjale në hebraisht lidhet me një term që do të thotë «bajgë».
Shih shënimin te Pr 11:2; njësoj edhe vargjet 31 dhe 32.
Fjalë për fjalë «duart».