Jeremia 5:1-31

5  Shkoni lart e poshtë nëpër rrugët e Jerusalemit dhe shihni tani e merrni vesh. Kërkoni nëpër sheshet e tij në mund të gjeni një njeri,+ nëse ka njeri që vepron me drejtësi,+ ndonjë njeri që kërkon besueshmërinë,+ dhe unë do ta fal qytetin.  Edhe sikur të thonë: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron!», ata po betohen për një gënjeshtër.+  O Jehova, a nuk i mban ti sytë te besueshmëria?+ Ti i godite,+ por ata nuk ndien gjë.+ Ti i shfarose,+ por ata nuk e pranuan disiplinën.+ E bënë fytyrën më të fortë se shkrepi.+ Nuk pranuan të kthenin rrugë.+  Unë thashë: «Ata janë shtresë e ulët. Kanë vepruar pa mend, sepse kanë shpërfillur udhën e Jehovait, drejtësinë e Perëndisë së tyre.+  Do të shkoj te të mëdhenjtë dhe do të flas me ta,+ sepse ata duhet t’i kenë kushtuar vëmendje udhës së Jehovait, drejtësisë së Perëndisë së tyre.+ Por në të vërtetë, të gjithë ata e kanë thyer zgjedhën e i kanë këputur vargonjtë.»+  Ja pse i sulmon një luan nga pylli, i plaçkit një ujk i rrafshinave të shkreta,+ një leopard rri zgjuar pranë qyteteve të tyre.+ Këdo që del nga ato, e shqyejnë copë-copë. Sepse shkeljet e tyre janë bërë të shumta, pabesitë e tyre janë të panumërta.+  Si mund të të fal për këtë gjë?! Bijtë e tu më lanë dhe betohen+ për atë që nuk është Perëndi.+ Unë i kënaqja,+ por ata vazhduan të kryejnë kurorëshkelje+ dhe shkojnë turma-turma në shtëpinë e një prostitute.  Ata janë bërë si kuaj në afsh dhe që kanë herdhe të forta. Çdonjëri hingëllin pas gruas së shokut të tij.+  «A nuk duhet të kërkoj llogari unë për këto gjëra?—thotë Jehovai.+—Dhe, a nuk duhet të hakmerret shpirti im ndaj një kombi si ky?+ 10  Ejani kundër rreshtave të hardhisë së tij dhe shkaktoni rrënim,+ por mos i shfarosni krejt.+ Hiqjani bisqet e harlisura, sepse nuk i përkasin Jehovait.+ 11  Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar pabesisht ndaj meje,—thotë Jehovai.+ 12  Ata e kanë mohuar Jehovain dhe thonë: ‘Ai nuk ekziston.+ Neve nuk do të na bjerë asnjë e keqe dhe nuk do të shohim as shpatë e as zi buke.’+ 13  Profetët janë si era, dhe fjala e Perëndisë nuk është tek ata.+ Kështu që le të bjerë mbi ta ajo që thonë.» 14  Prandaj, kështu thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive: «Meqenëse ata thonë këtë gjë, unë do t’i bëj fjalët e mia në gojën tënde si një zjarr,+ dhe ky popull do të jetë si copa druri, e zjarri ka për ta përpirë.+ 15  Ja, kundër jush, o shtëpi e Izraelit, do të sjell një komb të largët,+—thotë Jehovai.—Ai është një komb i vjetër,+ një komb i lashtë, gjuhën e të cilit nuk e njihni dhe nuk mund t’i kuptoni kur flasin. 16  Kukura e tyre me shigjeta është si një varr i pangopur. Që të gjithë janë burra të fuqishëm.+ 17  Ata do të përpijnë të korrat dhe bukën tuaj.+ Do të përpijnë bijtë dhe bijat tuaja. Do t’jua përpijnë bagëtitë e imëta dhe të trasha. Do të përpijnë hardhitë dhe fiqtë tuaj.+ Do të rrënojnë me shpatë qytetet tuaja të fortifikuara, te të cilat keni besim. 18  Megjithatë, edhe në ato ditë,—thotë Jehovai,—unë nuk do t’i shfaros plotësisht.+ 19  Atëherë ata do të thonë: ‘Pse na i bën të gjitha këto gjëra Jehovai, Perëndia ynë?’+ Ti do t’u thuash: ‘Pikërisht siç më latë mua dhe shkuat t’i shërbenit një perëndie të huaj në vendin tuaj, po kështu ju do t’u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji.’»+ 20  Thuajeni këtë në shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë: 21  «Dëgjo tani këtë, o popull i pamend që nuk kupton,*+ që ke sy, por nuk mund të shohësh,+ që ke veshë, por nuk mund të dëgjosh.+ 22  “Vallë nuk keni frikë nga unë,+—thotë Jehovai,—apo nuk përpëliteni nga dhembjet e forta prej meje+ që kam vendosur rërën si kufi për detin, një rregull të përhershëm që nuk mund ta shkelë? Ndonëse dallgët e tij trazohen, ato nuk mund të kalojnë përtej dhe ndonëse gjëmojnë, nuk mund ta kapërcejnë.+ 23  Por ky popull ka një zemër të ngurtë dhe rebele. Ata janë larguar dhe ecin sipas udhës së tyre.+ 24  Nuk thonë:* ‘Le t’i frikësohemi Jehovait, Perëndisë tonë,+ Atij që sjell rrebeshin, shiun e vjeshtës dhe shiun e pranverës në stinën e vet,+ Atij që ruan për ne edhe javët e caktuara të korrjes.’+ 25  Fajet tuaja jua kanë larguar këto gjëra dhe mëkatet tuaja jua kanë mbajtur larg të mirën.+ 26  Sepse mes popullit tim ka njerëz të ligj.+ Ata përgjojnë, ashtu siç rrinë në pritë gjahtarët e zogjve.+ Kanë vënë një grackë shkatërrimtare dhe gjuajnë njerëz. 27  Ashtu si një kafaz plot me zogj, edhe shtëpitë e tyre janë plot mashtrim.+ Ja përse janë bërë të mëdhenj dhe fitojnë pasuri.+ 28  Ata janë majmur,+ u shkëlqen fytyra. Kanë bërë të këqija pa masë. Nuk kanë mbrojtur asnjë çështje ligjore,+ madje as çështjen ligjore të jetimit,*+ që t’u vejë mbarë për vete,+ dhe nuk e kanë përkrahur gjykimin e të varfërve. 29  A nuk duhet të kërkoj llogari unë për këto gjëra?—thotë Jehovai.—Dhe, a nuk duhet të hakmerret shpirti im ndaj një kombi si ky?+ 30  Në vend vihet re një gjendje që të befason, një gjë e llahtarshme.+ 31  Profetët profetizojnë gënjeshtra,+ kurse priftërinjtë shtypin popullin me gjithë fuqinë e tyre.+ E megjithatë popullit tim i ka pëlqyer kështu.+ Çfarë do të bëni pasi kjo gjë të përfundojë?!”»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pa zemër».
Fjalë për fjalë «nuk thonë në zemrën e tyre».
Fjalë për fjalë «të djalit pa baba».