Jeremia 49:1-39

49  Kështu thotë Jehovai për bijtë e Amonit:+ «Vallë nuk ka Izraeli bij dhe nuk ka trashëgimtar? Pse pra Malkami+ ka shtënë në dorë Gadin,+ dhe populli i tij është vendosur me banim në qytetet+ e Izraelit?  Prandaj po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do të bëj që të dëgjohet kushtrimi për luftë+ kundër Rabahut+ të bijve të Amonit, dhe ai do të bëhet një pirg gërmadhash,+ kurse fshatrave të tij+ do t’u vënë flakën.+Izraeli do të shtjerë në dorë ata që e kishin shtënë në dorë,+—thotë Jehovai.  Ulëri,+ o Heshbon,+ sepse Ain e kanë plaçkitur! Bërtitni, o fshatra të Rabahut! Vishuni me copë thesi.+ Vajtoni dhe shkoni lart e poshtë mes vathave të gurta, sepse Malkami do të shkojë në mërgim,+ priftërinjtë dhe princat bashkë.+  Pse, o bijë e pabesë, mbahesh me të madh për ultësirat, për ultësirën tënde ku rrjedh ujë,+ ti që ke besim te thesaret e tua+ dhe thua: ‘E kush do të vijë tek unë?’+  Unë do të sjell kundër teje një gjë të tmerrshme+ nga gjithë ata përqark teje,—thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive.—Ju do të shpërndaheni, secili në drejtimin e vet,+ dhe nuk do të ketë asnjeri që të mbledhë ata që do t’ia mbathin.  Por më pas unë do t’i mbledh robërit e bijve të Amonit,+—thotë Jehovai.»  Kështu thotë Jehovai i ushtrive për Edomin: «Vallë nuk ka më mençuri+ në Teman?+ Ka marrë fund këshilla nga ata që kanë kuptueshmëri? Ka filluar të prishet mençuria e tyre?+  Ikni!+ Kthehuni mbrapsht! Zbritni në thellësi për t’u fshehur,+ o banorë të Dedanit!+ Sepse unë do të sjell mbi të katastrofën e Esaut, kohën kur do të drejtoj vëmendjen kundër tij.+  Sikur vjelësit e rrushit të vinin te ti, a nuk do të linin ndonjë bistak? Sikur hajdutët të hynin natën, ata do të plaçkitnin vetëm aq sa do të donin.+ 10  Por unë do ta zhvesh krejt Esaun.+ Do t’i zbuloj vendet e tij të fshehta,+ dhe askush nuk do të mund të fshihet.+ Pasardhësit, vëllezërit dhe fqinjët e tij do të plaçkiten,+ dhe ai nuk do të jetë më.+ 11  Lëri jetimët* e tu.+ Unë do t’i mbaj gjallë ata, dhe vejushat e tua do të kenë besim tek unë.+ 12  Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, megjithëse ata nuk e kanë zakon të pinë kupën, do ta pinë se s’bën.+ Dhe ti, vallë do të mbetesh fare pa u ndëshkuar? Nuk do të mbetesh pa u ndëshkuar, sepse do ta pish se s’bën.+ 13  Sepse jam betuar për veten,+—thotë Jehovai,—se Bozrahu+ nuk do të bëhet veçse për të ngjallur habi,+ një poshtërim, një shkretim dhe që ta përdorin si mallkim. Tërë qytetet e tij do të bëhen vende të shkreta brez pas brezi.’+ 14  Kam dëgjuar një lajm nga Jehovai, dhe drejt kombeve është nisur një i dërguar për të thënë: ‘Mblidhuni dhe ejani kundër tij, çohuni për betejë.’+ 15  Ja, të kam bërë fare të vogël mes kombeve, të përbuzur mes njerëzve.+ 16  Drithërima që shkaktove, të mashtroi, po, arroganca* që ke në zemër,+ o ti që banon në strukat e shkrepit, që zotëron majën e kodrës. Edhe pse e bën folenë lart si shqiponja,+ do të të zbres që atje,+—thotë Jehovai.— 17  Edomi do të bëhet për të ngjallur habi.+ Kushdo që do të kalojë nëpër të, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të fërshëllejë për të gjitha plagët e tij.+ 18  Ashtu siç u përmbys Sodoma, Gomorra dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—po ashtu atje nuk do të banojë asnjeri, dhe asnjë bir njeriu nuk do të banojë në të si i ardhur.+ 19  Ja, dikush do të vijë si një luan+ nga shkurrnajat krenare përgjatë Jordanit për te vatha e përhershme,+ dhe në një çast do ta bëj atë që t’ia mbathë që aty.+ Aty do ta caktoj atë që kam zgjedhur. Sepse kush është si unë,+ dhe kush do të më sfidojë?+ Cili bari pra, mund të qëndrojë para meje?+ 20  Prandaj dëgjoni vendimin që Jehovai ka shpallur kundër Edomit+ dhe mendimet që ka bluar kundër banorëve të Temanit:+ të vegjlit e kopesë do të tërhiqen zvarrë, dhe vendbanimin e tyre ai do ta bëjë të shkretë, për shkak të atyre.+ 21  Nga zhurma e rënies së tyre, toka është dridhur.+ Dëgjohet një klithmë.+ Ajo është dëgjuar deri në Detin e Kuq.+ 22  Ja, dikush do të ngjitet e do të vërvitet si shqiponja,+ dhe do të shtrijë krahët mbi Bozrahun.+ Atë ditë zemra e burrave të fuqishëm të Edomit do të bëhet si zemra e gruas, që e ka zënë ankthi i lindjes.»+ 23  Për Damaskun:+ «Hamathi+ dhe Arpadi+ janë turpëruar, sepse kanë dëgjuar një lajm të keq. Atyre u është bërë gjaku ujë.+ Në det ka ankth, ai nuk mund të rrijë i patrazuar.+ 24  Damaskun e ka lëshuar zemra. Është kthyer për t’ia mbathur dhe e ka zënë paniku.+ E ka zënë ankthi dhe dhembjet si gruaja që lind.+ 25  Si vallë nuk është braktisur qyteti i lëvdimit, po, qyteti i ngazëllimit?+ 26  Prandaj atë ditë të rinjtë e tij do të bien në sheshet e tij, dhe tërë luftëtarët do të marrin fund,+—thotë Jehovai i ushtrive.— 27  Unë do t’i vë zjarrin murit të Damaskut, dhe ai do të gllabërojë kullat e banimit të Ben-Hadadit.»+ 28  Për Kedarin+ dhe mbretëritë e Hazorit,+ që Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë i goditi.+ Kështu tha Jehovai: «Çohuni, shkoni në Kedar dhe plaçkitni bijtë e Lindjes.+ 29  Atyre do t’ua marrin tendat+ dhe kopetë,+ pëlhurat e tendave+ dhe gjithë sendet. Do t’u marrin edhe devetë+ dhe do t’u bërtasin: ‘Ka tmerr rreth e qark!’+ 30  Ikni, mbathjani larg! Zbritni në thellësi për t’u fshehur, o banorë të Hazorit!+—thotë Jehovai.—Sepse Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë,+ ka shpallur një vendim dhe ka bluar një mendim kundër jush. 31  Çohuni, shkoni kundër kombit që është rehat+ dhe banon i sigurt!+—thotë Jehovai. Ai nuk ka as dyer e as shula. Ata banojnë të vetmuar.+ 32  Devetë e tyre+ do të bëhen plaçkë, e po ashtu edhe bagëtia e tyre e shumtë. Unë do t’i shpërndaj në të katër anët,*+ ata që i kanë flokët të prerë te tëmthat,+ dhe do të sjell kundër tyre një katastrofë nga gjithë rajonet afër,—thotë Jehovai.— 33  Hazori+ do të bëhet strofka e çakejve,+ një shkreti brez pas brezi. Atje nuk do të banojë asnjeri, dhe në të nuk do të banojë si i ardhur asnjë bir njeriu.»+ 34  Jehovai i drejtoi këtë fjalë profetit Jeremia lidhur me Elamin,+ në fillim të mbretërimit të Zedekisë,+ mbretit të Judës: 35  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë do të thyej harkun e Elamit,+ burimin e fuqisë së tyre. 36  Do të sjell kundër Elamit katër erërat nga të katër skajet e qiejve.+ E unë do t’i shpërndaj nga të katër anët,+ dhe nuk do të mbetet komb ku të mos shkojnë të shpërndarët+ e Elamit. 37  Do t’i dërrmoj elamitët përpara armiqve të tyre dhe përpara atyre që u kërkojnë shpirtin. Do të sjell kundër tyre një gjëmë, zemërimin tim të zjarrtë,+—thotë Jehovai.—Do të dërgoj pas tyre shpatën, derisa t’i kem shfarosur.+ 38  Do ta vë fronin tim në Elam+ dhe do të shkatërroj atje mbretin e princat,—thotë Jehovai. 39  E në ditët e fundit+ do t’i mbledh robërit e Elamit,+—thotë Jehovai.’»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jr 5:28.
Shih shënimin te Pr 11:2.
Fjalë për fjalë «drejt çdo ere», domethënë në çdo drejtim nga fryn era; njësoj edhe vargu 36.