Jeremia 45:1-5

45  Vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, profeti Jeremia i tha Barukut,+ birit të Nerjahut, kur ky shkruante në një libër fjalët nga goja e Jeremisë:+  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për ty, o Baruk:  “Ti ke thënë: ‘Mjerë unë,+ sepse Jehovai i ka shtuar hidhërim dhembjes sime! Jam lodhur nga psherëtimat e mia dhe nuk kam gjetur një vend prehjeje.’”+  Thuaji atij këtë: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, atë që kam ndërtuar, do ta shemb, dhe atë që kam mbjellë, do ta shkul, po, gjithë vendin.+  Por ti kërkon gjëra të mëdha për veten.+ Mos kërko!+Sepse unë do të sjell një gjëmë mbi çdo mish,+—thotë Jehovai,—kurse ty do të të jap si plaçkë shpirtin tënd në gjithë vendet ku do të shkosh.’”»+

Shënime në fund të faqes