Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 43:1-13

43  Tani, kur Jeremia i tha gjithë popullit tërë fjalët e Jehovait, Perëndisë së tyre, me të cilat Jehovai, Perëndia i tyre, e kishte dërguar tek ata,+  Azariahu, biri i Hoshajahut,+ Johanani,+ biri i Kareahut, dhe gjithë burrat arrogantë*+ i thanë Jeremisë: «Po thua një gënjeshtër.+ Jehovai, Perëndia ynë, nuk të ka dërguar për të na thënë: ‘Mos hyni në Egjipt për të banuar si të huaj.’+  Por Baruku,+ biri i Nerjahut, po të shtyn kundër nesh që të biem në duart e kaldeasve, të vdesim ose të na marrin në mërgim në Babiloni.»+  Kështu Johanani, biri i Kareahut, gjithë krerët e forcave ushtarake dhe tërë populli, nuk iu bindën zërit të Jehovait,+ që të rrinin në vendin e Judës.+  Johanani, biri i Kareahut, bashkë me gjithë krerët e forcave ushtarake, morën tërë mbetjen e Judës që ishin kthyer nga kombet ku ishin shpërndarë, që të banonin për pak kohë në Judë,+  mori edhe burrat, gratë, fëmijët e vegjël, bijat e mbretit+ dhe çdo shpirt që Nebuzaradani,+ kreu i truprojës, i kishte lënë me Gedaliahun,+ birin e Ahikamit,+ birit të Shafanit,+ si edhe profetin Jeremia e Barukun,+ birin e Nerjahut.  Së fundi hynë në Egjipt,+ sepse nuk iu bindën zërit të Jehovait. E dalëngadalë mbërritën në Tafnes.+  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë në Tafnes:  «Merr në dorë gurë të mëdhenj dhe, në sy të judenjve, fshihi duke i groposur te veranda me tulla, që është në hyrjen e shtëpisë së faraonit në Tafnes.+ 10  Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do të dërgoj të marr Nabukodrezarin, mbretin e Babilonisë,+ shërbëtorin tim,+ dhe do ta vendos fronin e tij pikërisht mbi këta gurë që kam fshehur, e ai do të shtrijë mbi ta tendën e tij madhështore. 11  Do të vijë dhe do të godasë Egjiptin.+ Kushdo që është për plagën vdekjeprurëse, nga plaga vdekjeprurëse do të vdesë, kushdo që është për robërinë, në robëri do të shkojë dhe kushdo që është për shpatën, nga shpata do të vdesë.+ 12  Unë do të ndez një zjarr në shtëpitë e perëndive të Egjiptit.+ Dhe mbreti do t’i djegë ato, perënditë do t’i marrë rob e do të mbështillet me vendin e Egjiptit, siç mbështillet bariu me rrobën e vet;+ do të ikë që andej në paqe. 13  Ai do t’i copëtojë shtyllat e Beth-Shemeshit, që ndodhet në Egjipt, dhe shtëpive të perëndive të Egjiptit do t’u vërë zjarrin.’”»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.