Jeremia 40:1-16

40  Fjala iu drejtua Jeremisë nga Jehovai pasi Nebuzaradani,+ kreu i truprojës, e kishte larguar nga Ramahu+ kur e kishte marrë që atje, ndërsa ishte i lidhur me pranga në mes të gjithë të mërguarve të Jerusalemit e të Judës, që po i çonin në Babiloni.+  Atëherë kreu i truprojës e mori Jereminë dhe i tha: «Jehovai, Perëndia yt, e shpalli këtë gjëmë për këtë vend,+  që Jehovai ta sillte vërtet dhe të vepronte tamam siç kishte thënë, sepse ju keni mëkatuar kundër Jehovait dhe nuk i jeni bindur zërit të tij. E kjo gjë ju ndodhi.+  Tani shih! Sot të kam çliruar nga prangat që kishe në dorë. Nëse të duket mirë të vish me mua në Babiloni, eja, dhe unë do të kujdesem për ty.+ Por në qoftë se të duket keq të vish me mua në Babiloni, mos hajde. Vështro! Ke përpara tërë vendin. Shko ku të të duket e mirë dhe e drejtë.»+  Por ai po ngurronte të kthehej, prandaj Nebuzaradani i tha: «Kthehu te Gedaliahu,+ biri i Ahikamit,+ biri i Shafanit,+ që mbreti e ka caktuar mbi qytetet e Judës, dhe bano me të në mes të popullit, ose shko ku të të duket e drejtë.»+Pastaj kreu i truprojës i dha një racion ushqimi e një dhuratë dhe e la të ikte.+  Kështu Jeremia shkoi te Gedaliahu,+ biri i Ahikamit, në Mizpah,+ dhe banoi me të në mes të popullit, që kishte mbetur në vend.  Më vonë, gjithë krerët e forcave ushtarake që ishin anembanë vendit+ bashkë me njerëzit e tyre, dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte caktuar mbi vendin Gedaliahun, birin e Ahikamit, dhe se e kishte caktuar mbi burrat, gratë, fëmijët e vegjël dhe mbi disa nga njerëzit e shtresës së ulët të popullit të vendit, që nuk i kishin çuar në mërgim në Babiloni.+  Kështu ata vajtën te Gedaliahu në Mizpah, po, Ismaeli,+ biri i Netaniahut, Johanani+ dhe Jonatani, bij të Kareahut, Serajahu, biri i Tanumetit, bijtë e netofathitit+ Efai, dhe Jazaniahu,+ biri i makathitit,+ bashkë me njerëzit e tyre.+  Atëherë Gedaliahu,+ biri i Ahikamit,+ biri i Shafanit,+ iu betua+ atyre dhe njerëzve të tyre e u tha: «Mos kini frikë t’u shërbeni kaldeasve. Banoni në këtë vend dhe shërbejini mbretit të Babilonisë, e do t’ju shkojë mbarë.+ 10  Unë do të banoj në Mizpah,+ për t’ju përfaqësuar përpara kaldeasve që do të vijnë te ne. Kurse ju grumbulloni verë,+ fruta vere e vaj dhe vërini në enë, e banoni në qytetet që keni zënë.» 11  Edhe gjithë judenjtë që ishin në Moab, në mes bijve të Amonit e në Edom, dhe ata që ishin në tërë vendet e tjera,+ dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte lënë një mbetje në Judë dhe se kishte caktuar mbi ta Gedaliahun,+ birin e Ahikamit, birin e Shafanit. 12  Gjithë judenjtë filluan të ktheheshin nga vendet ku ishin shpërndarë dhe shkuan në vendin e Judës te Gedaliahu në Mizpah.+ Ata filluan të grumbullonin verë dhe fruta vere në sasi shumë të mëdha. 13  Johanani,+ biri i Kareahut,+ dhe gjithë krerët e forcave ushtarake që ishin anembanë vendit,+ vajtën te Gedaliahu në Mizpah, 14  dhe i thanë: «A nuk e di se Baalisi, mbreti i bijve të Amonit,+ ka dërguar Ismaelin,+ birin e Netaniahut,+ që të godasë për vdekje shpirtin tënd?» Por Gedaliahu, biri i Ahikamit, nuk u besoi.+ 15  Pastaj Johanani,+ biri i Kareahut, i tha Gedaliahut në një vend të fshehtë në Mizpah: «Dua të shkoj tani dhe ta vras Ismaelin, birin e Netaniahut, e askush s’ka për ta marrë vesh.+ Pse ta godasë ai për vdekje shpirtin tënd, dhe pse gjithë ata të Judës që janë mbledhur me ty të shpërndahen e mbetja e Judës të marrë fund?»+ 16  Por Gedaliahu,+ biri i Ahikamit,+ i tha Johananit, birit të Kareahut: «Mos e bëj këtë, sepse po thua një gënjeshtër për Ismaelin.»+

Shënime në fund të faqes