Jeremia 39:1-18

39  Muajin e dhjetë+ të vitit të nëntë të mbretërimit të Zedekisë, mbretit të Judës, Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, bashkë me gjithë forcat e veta ushtarake, erdhën në Jerusalem dhe filluan ta rrethonin.+  Ditën e nëntë të muajit të katërt të vitit të njëmbëdhjetë të mbretërimit të Zedekisë, në qytet u hap një e çarë.+  Gjithë princat e mbretit të Babilonisë hynë e u ulën te Porta e Mesit,+ pra Nergal-Sharezeri, Samgar-Neboja, Sarsekimi, rabsari,* rabmagu* Nergal-Sharezer, si dhe tërë princat e tjerë të mbretit të Babilonisë.  Zedekia, mbreti i Judës, dhe tërë luftëtarët me t’i parë, ia mbathën dhe dolën+ natën nga qyteti përmes kopshtit të mbretit,+ duke kaluar nga porta që gjendej mes murit të dyfishtë, e ikën nga udha e Arabahut.+  Mirëpo forcat ushtarake të kaldeasve i ndoqën+ dhe arritën ta kapnin Zedekinë në rrafshinat e shkreta të Jerikosë.+ Pastaj e morën dhe e çuan te Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, në Riblah,+ në vendin e Hamathit,+ për ta gjykuar.+  Në Riblah mbreti i Babilonisë ia theri+ bijtë Zedekisë para syve.+ Gjithashtu theri edhe tërë fisnikët e Judës.+  E verboi Zedekinë,+ dhe pastaj e lidhi me vargonj bakri, që ta çonte në Babiloni.  Kaldeasit i vunë zjarrin shtëpisë së mbretit dhe shtëpive të popullit,+ e rrëzuan muret e Jerusalemit.+  Pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që ishin dorëzuar tek ai dhe pjesën tjetër të popullsisë, Nebuzaradani,+ kreu i truprojës,+ i çoi në mërgim në Babiloni.+ 10  Disa njerëz nga populli, ata të shtresës së ulët që nuk kishin asgjë, Nebuzaradani, kreu i truprojës, i la në Judë.+ Atë ditë ai u dha vreshta dhe i vuri të bënin punë angari.+ 11  Përveç kësaj, Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, nëpërmjet Nebuzaradanit, kreut të truprojës, dha këtë urdhër për Jereminë: 12  «Merre, kujdesu për të dhe mos i bëj asgjë të keqe.+ Por bëj si të të thotë ai.»+ 13  Prandaj Nebuzaradani,+ kreu i truprojës, rabsari Nebushazban, rabmagu Nergal-Sharezer dhe gjithë të parët e mbretit të Babilonisë dërguan njerëz, 14  dhe ata e morën Jereminë nga Oborri i Rojës+ e ia dorëzuan Gedaliahut,+ birit të Ahikamit,+ birit të Shafanit,+ që ta merrte në shtëpinë e vet dhe të banonte në mes të popullit. 15  Fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë kur ishte i ngujuar në Oborrin e Rojës:+ 16  «Shko e thuaji etiopasit Ebed-Melek:+ “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë do t’i përmbush fjalët që thashë për këtë qytet për t’i sjellë gjëmën, e jo për t’i bërë mirë,+ dhe atë ditë ato gjëra do të ndodhin para syve të tu.+ 17  Atë ditë unë do të të çliroj,+—thotë Jehovai,—dhe ti nuk do të biesh në duart e armiqve nga të cilët ke frikë.+ 18  Sepse do të të siguroj shpëtim dhe nuk do të biesh nga shpata, por do të kesh si plaçkë shpirtin tënd,+ se pate besim tek unë,+—thotë Jehovai.’”»

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 2Mb 18:17; njësoj edhe vargu 13.
Ose «kryemagjistari (parashikuesi; astrologu); kreu i të mëdhenjve».