Jeremia 33:1-26

33  Fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë për herë të dytë kur ishte ende i mbyllur në Oborrin e Rojës:+  «Kështu thotë Jehovai, Bërësi+ i tokës, Jehovai, Formuesi+ i saj që e ka bërë të patundshme;+ Jehova është emri i tij:+  ‘Më thirr dhe do të të përgjigjem,+ e menjëherë do të të tregoj gjëra të mëdha e të pakuptueshme, që nuk i ke ditur.’+  Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, në lidhje me shtëpitë e këtij qyteti dhe shtëpitë e mbretërve të Judës, që janë rrëzuar nga ledhet rrethuese dhe shpata,+  në lidhje me ata që do të vijnë për të luftuar kundër kaldeasve dhe për të mbushur vendet me kufoma, që i kam goditur nga zemërimi e tërbimi im+ dhe për shkak të gjithë ligësisë së të cilëve e fsheha fytyrën nga ky qytet:+  ‘Unë do t’i sjell qytetit shërim dhe shëndet,+ e do t’i shëroj ata dhe do t’u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës.+  Do t’i kthej robërit e Judës e të Izraelit+ dhe do t’i ndërtoj si në fillim.+  Do t’i pastroj nga tërë faji me të cilin kanë mëkatuar kundër meje,+ dhe do t’ua fal tërë fajet me të cilat kanë mëkatuar dhe kanë kryer shkelje ndaj meje.+  Para gjithë kombeve të tokës, që do të dëgjojnë për tërë mirësinë që do t’u sjell atyre,+ qyteti do të bëhet për mua emër ngazëllimi,+ lëvdim dhe bukuri. Kombet do të tmerrohen+ dhe do të trazohen,+ nga gjithë mirësia dhe paqja që do t’i sjell atij.’+ 10  Kështu thotë Jehovai: “Në këtë vend që do të thoni se është pa njeri dhe pa kafshë shtëpiake, në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit që janë të shkretuara,+ pa njeri e pa banorë dhe pa kafshë shtëpiake, do të dëgjohet përsëri+ 11  britma e ngazëllimit dhe e gëzimit,+ zëri i dhëndrit e i nuses, zëri i atyre që do të thonë: ‘Përlëvdoni Jehovain e ushtrive, sepse Jehovai është i mirë,+ sepse dashamirësia e tij vazhdon përjetë!’+Ata do të sjellin blatim falënderimi në shtëpinë e Jehovait,+ sepse unë do t’i kthej robërit e këtij vendi, dhe ata do të bëhen siç ishin në fillim,+—thotë Jehovai.” 12  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Në këtë vend të shkretë pa njeri e pa kafshë shtëpiake+ dhe në mbarë qytetet e tij do të ketë përsëri kullotë për barinjtë, ku të pushojnë kopetë e tyre.+ 13  Në qytetet e rajonit malor, në qytetet e ultësirës,+ në qytetet e jugut,+ në vendin e Beniaminit,+ në rrethinat e Jerusalemit+ dhe në qytetet e Judës+ do të kalojnë përsëri kope nën duart e atij që i numëron,+—thotë Jehovai. 14  Ja, po vijnë ditët,+—thotë Jehovai,—kur do të përmbush fjalën e mirë që thashë+ për shtëpinë e Izraelit+ dhe për shtëpinë e Judës. 15  Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz i drejtë,+ dhe ai do të gjykojë me drejtësi e do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+ 16  Në ato ditë Juda do të shpëtojë,+ dhe Jerusalemi do të banojë i sigurt.+ E ai do të quhet: Jehovai është drejtësia jonë.’+ 17  Kështu thotë Jehovai: ‘Davidit nuk do t’i mungojë ndokush që të ulet në fronin e shtëpisë së Izraelit.+ 18  Kurse priftërinjve levitë nuk do t’u mungojë ndokush para meje që të paraqitë blatimin e plotë të djegur, të paraqitë tymin e blatimit në drithë dhe të bëjë flijime gjithmonë.’»+ 19  Fjala e Jehovait iu drejtua akoma Jeremisë: 20  «Kështu thotë Jehovai: ‘Vetëm po të prishni besëlidhjen time për ditën dhe natën, që dita dhe nata të mos vijnë në kohën e vet,+ 21  vetëm atëherë mund të prishet besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim,+ që ai të mos ketë një bir që të mbretërojë si mbret në fronin e tij,+ dhe mund të prishet besëlidhja ime me priftërinjtë levitë, shërbëtorët e mi.+ 22  Ashtu si ushtria e qiejve që nuk mund të numërohet, dhe si rëra e detit që nuk mund të matet,+ po kështu do ta shtoj farën e Davidit, shërbëtorit tim, si edhe levitët që më shërbejnë.’»+ 23  Pastaj fjala e Jehovait iu drejtua përsëri Jeremisë: 24  «A nuk e ke vënë re se ç’thonë ata të këtij populli: ‘Jehovai do t’i hedhë poshtë dy familjet që ka zgjedhur.’+ Madje kundërshtarët e trajtojnë popullin tim me përbuzje,+ sikur në sytë e tyre të mos jetë më një komb. 25  Kështu thotë Jehovai: ‘Ashtu siç është e sigurt që kam caktuar besëlidhjen time për ditën dhe natën,+ ligjet e qiellit dhe të tokës,+ 26  po kështu unë nuk do ta hedh poshtë farën e Jakobit dhe të Davidit, shërbëtorit tim,+ dhe nga fara e tij do të zgjedh sundimtarë për farën e Abrahamit, Isakut dhe të Jakobit. Sepse unë do t’i mbledh robërit e tyre+ dhe do të më vijë keq për ta.’»+

Shënime në fund të faqes