Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 31:1-40

31  «Në atë kohë,—thotë Jehovai,—do të jem Perëndi për tërë familjet e Izraelit, dhe ata do të jenë populli im.»+  Kështu thotë Jehovai: «Populli i përbërë nga ata që i shpëtuan shpatës, gjeti hir në shkretëtirë+ kur Izraeli po ecte për të gjetur prehje.»+  Jehovai m’u shfaq që nga larg e më tha: «Të kam dashur me një dashuri të përjetshme.+ Prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.+  Përsëri do të të ndërtoj, dhe ti do të ndërtohesh+ vërtet, o virgjëreshë e Izraelit! Ti do të zbukurohesh përsëri nga dajret e tua dhe do të dalësh duke kërcyer si ata që ngazëllojnë.+  Do të mbjellësh përsëri vreshta në malet e Samarisë.+ Mbjellësit do të mbjellin dhe do të fillojnë të hanë frytin e tyre.+  Do të vijë një ditë kur vrojtuesit në rajonin malor të Efraimit do të thërrasin: ‘Çohuni, e le të shkojmë në Sion te Jehovai, Perëndia ynë.’»+  Kështu thotë Jehovai: «Lëshoni britma gëzimi drejt Jakobit dhe sokëllini në krye të kombeve.+ Shpallni,+ thurni lavde dhe thoni: ‘Shpëtoje, o Jehova, popullin tënd, mbetjen e Izraelit!’+  Ja, unë do t’i sjell ata nga vendi i veriut+ dhe do t’i mbledh nga viset më të largëta të tokës.+ Midis tyre do të jenë të gjithë së bashku, i verbri dhe i çali, gruaja shtatzënë dhe ajo që po lind.+ Si një kongregacion i madh do të kthehen këtu.+  Ata do të vijnë duke qarë,+ dhe do t’i sjell ndërsa përgjërohen për hir. Do t’i bëj të ecin në lugina përrenjsh me ujë,+ në një udhë të drejtë ku nuk do të pengohen. Sepse unë jam një Atë+ për Izraelin, kurse Efraimi është i parëlinduri im.»+ 10  Dëgjoni fjalën e Jehovait, o kombe, dhe thuajeni ndër ishujt e largët:+ «Ai që e shpërndau Izraelin, do ta mbledhë+ dhe do ta ruajë siç bën bariu me kopenë e vet.+ 11  Jehovai do ta shpengojë Jakobin+ dhe do ta rimarrë nga dora e atij që është më i fortë se ky.+ 12  Ata do të vijnë dhe do të lëshojnë britma gëzimi lart në Sion.+ Do të rrëzëllejnë për mirësinë e Jehovait,+ për drithin, për verën e re,+ për vajin dhe për të vegjlit e dhenve e të gjedhëve.+ Shpirti i tyre do të bëhet si një kopsht i ujitur mirë,+ dhe ata nuk do të ligështohen më.+ 13  Në atë kohë virgjëresha do të gëzojë në valle bashkë me djemtë e me të moshuarit.+ Unë do ta kthej zinë e tyre në ngazëllim. Do t’i ngushëlloj dhe do t’i bëj të gëzojnë e do t’ua heq hidhërimin.+ 14  Do ta ngop shpirtin e priftërinjve me dhjamë,+ dhe popullin tim me mirësinë time,+—thotë Jehovai. 15  Kështu thotë Jehovai: ‘Në Ramah+ dëgjohet një zë, vajtime dhe të qara të hidhura.+ Është Rakela+ që qan bijtë e saj.+ Ajo nuk pranon të ngushëllohet për bijtë e vet,+ sepse ata nuk janë më.’»+ 16  Kështu thotë Jehovai: «Mos qaj më me zë dhe mos derdh lot,+ sepse vepra jote do të shpërblehet,—thotë Jehovai,—dhe ata do të kthehen nga vendi i armikut.+ 17  Ka një shpresë+ për të ardhmen tënde,—thotë Jehovai,—dhe bijtë do të kthehen në territorin e tyre.+ 18  E kam dëgjuar Efraimin të qajë:+ ‘Si një viç të pashtruar+ ti më ndreqe, dhe unë u ndreqa.+ Më bëj të kthehem te ti, dhe unë do të kthehem menjëherë,+ sepse ti je Jehovai, Perëndia im.+ 19  Pasi u ktheva, ndjeva keqardhje,+ dhe kur më tregove fajin, i rashë kofshës me shuplakë nga hidhërimi.+ Më erdhi turp dhe u ndjeva i poshtëruar,+ sepse kisha mbartur poshtërimin e rinisë.’+ 20  A është Efraimi për mua një bir i çmuar apo një djalë që e kam për zemër?+ Aq sa fola kundër tij, po aq do ta kujtoj përsëri.+ Ja pse më janë trazuar zorrët përbrenda për të.+ Patjetër do të më vijë keq për të,+—thotë Jehovai. 21  Ngri gurë dhe shenja për të të treguar rrugën.+ Kushtoji vëmendje rrugës, udhës që ke për të bërë.+ Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit! Kthehu në qytetet e tua!+ 22  Deri kur do të vërtitesh andej-këtej,+ o bijë e pabesë?+ Jehovai ka krijuar një gjë të re në tokë: një grua do t’i vijë rrotull një burri.» 23  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: «Kur të mbledh robërit e tyre, ata do të thonë përsëri këtë fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e saj: ‘Jehovai të bekoftë,+ o vendbanim i drejtë,+ o mal i shenjtë!’+ 24  E në të do të banojnë së bashku ata të Judës dhe të gjithë qyteteve të saj, bujqit dhe ata që janë nisur me kopenë.+ 25  Sepse unë do të freskoj shpirtin e lodhur dhe do të kënaq çdo shpirt të ligështuar.»+ 26  Pas kësaj unë u zgjova dhe hodha sytë përreth. Kisha bërë gjumë të mirë. 27  «Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur do të mbjell në shtëpinë e Izraelit e të Judës farë njeriu dhe farë kafshe shtëpiake.+ 28  Ashtu si kisha vigjiluar mbi ta+ për të shkulur me rrënjë, për të rrëzuar, për të shembur, për të shkatërruar dhe për të dëmtuar,+ po kështu do të vigjiloj mbi ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë,+—thotë Jehovai.— 29  Në ato ditë ata nuk do të thonë më: ‘Etërit hanin rrushin e pabërë, e bijve u mpiheshin dhëmbët.’+ 30  Përkundrazi secili do të vdesë për fajin e vet.+ Kujtdo që ha rrush të pabërë, atij vetë do t’i mpihen dhëmbët. 31  Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur unë do të bëj një besëlidhje të re+ me shtëpinë e Izraelit+ dhe me shtëpinë e Judës.+ 32  Jo si besëlidhja që bëra me paraardhësit e tyre ditën që i kapa për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ besëlidhje që ata e prishën,+ ndonëse isha zotëria* i tyre,+—thotë Jehovai. 33  Sepse kjo është besëlidhja+ që do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve,+—thotë Jehovai.—Do ta vë ligjin tim brenda tyre+ dhe do t’ua shkruaj në zemër.+ Unë do të jem Perëndia i tyre, e ata do të jenë populli im.+ 34  Ata nuk do të mësojnë më secili shokun e vet dhe vëllanë e vet:+ ‘Njihni Jehovain!’+ Sepse të gjithë ata do të më njohin, të vegjël e të mëdhenj,+—thotë Jehovai.—Sepse unë do t’ua fal fajin dhe nuk do t’ua kujtoj më mëkatin.»+ 35  Kështu thotë Jehovai, Ai që ka dhënë diellin që të ketë dritë ditën,+ ligjet+ e hënës+ dhe yjet që të ketë dritë natën,+ Ai që trazon detin, që dallgët e tij të gjëmojnë,+ Ai emri i të cilit është Jehovai i ushtrive:+ 36  «Vetëm po të hiqeshin këto rregulla,+—thotë Jehovai,—vetëm atëherë ata që janë fara e Izraelit, nuk do të ishin më një komb për mua.»+ 37  Kështu thotë Jehovai: «Vetëm po të mateshin qiejt lart, dhe të hetoheshin themelet e tokës poshtë,+ vetëm atëherë do ta hidhja poshtë krejt farën e Izraelit, për shkak të gjithçkaje që kanë bërë,+—thotë Jehovai. 38  Ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur qyteti do të ndërtohet+ për Jehovain, nga Kulla e Hananelit+ deri te Porta e Qoshes.+ 39  E litari i matjes+ do të dalë përsëri përpara për te kodra e Garebit dhe do të vijë rrotull për në Goah. 40  Gjithë ultësira e kufomave+ dhe e hirit të lyrosur,+ bashkë me gjithë brezaret deri në luginën e përroit të Kidronit,+ e deri te qoshja e Portës së Kuajve+ drejt lindjes, do të jetë diçka e shenjtë për Jehovain.+ Ajo nuk do të zhduket dhe as do të shkatërrohet më brez pas brezi.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jr 3:14.