Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 30:1-24

30  Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë:  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Shkruaji në një libër gjithë fjalët që do të të them.+  Sepse Jehovai thotë: ‘Ja, po vijnë ditët kur do t’i mbledh robërit e popullit tim, Izraelit e Judës,+—thotë Jehovai,—dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë paraardhësve të tyre, e ata do ta shtien në dorë përsëri.’”»+  Këto janë fjalët që u tha Jehovai Izraelit e Judës.  Kështu thotë Jehovai: «Kemi dëgjuar zhurmën drithëruese, tmerrin,+ dhe nuk ka paqe.  Pa pyesni pak dhe shihni në është një mashkull që po lind fëmijë. Pse kam parë çdo burrë me duart në ije, si një femër që po lind,+ dhe janë zverdhur tërë fytyrat?+  Obobo! Sepse ajo ditë është një ditë e madhe,+ dhe nuk ka tjetër si ajo.+ Për Jakobin ajo ditë është koha e brengës.+ Por ai do të shpëtojë prej saj.  Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—unë do t’ua thyej zgjedhën që kanë në qafë e do t’i këput më dysh litarët e tyre,+ dhe të huajt nuk do t’i shfrytëzojnë më si shërbëtorë.  Ata do t’i shërbejnë Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe Davidit,+ mbretit që do të vë për ta.+ 10  Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob, dhe mos u tmerro, o Izrael!+—thotë Jehovai.—Sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë.+ E Jakobi do të kthehet dhe do të jetë rehat e pa shqetësime, e askush nuk do ta trembë.+ 11  Sepse unë jam me ty për të të shpëtuar,+—thotë Jehovai,—por do të kryej një shfarosje mes gjithë kombeve ku të kam shpërndarë.+ Por mes teje nuk do të kryej shfarosje.+ Do të të ndreq në masën e duhur dhe nuk do të të lë aspak pa të ndëshkuar.»+ 12  Sepse kështu thotë Jehovai: «Nuk ka shërim për shembjen tënde.+ Plaga jote është kronike.+ 13  Nuk ka asnjeri që të ndërmjetësojë për të kuruar ulcerën tënde+ dhe asgjë që të të shërojë.+ 14  Ata që të donin me zjarr, të kanë harruar dhe nuk të kërkojnë.+ Të kam goditur siç godet një armik,+ me ndëshkimin e një njeriu të pamëshirshëm,+ për shkak të fajit tënd të pamasë;+ mëkatet e tua janë të panumërta.+ 15  Pse bërtet nga shembja?+ Dhembja jote është e pashërueshme për shkak të fajit tënd të pamasë, dhe mëkatet e tua janë të panumërta.+ Unë t’i kam bërë këto gjëra. 16  Ata që të gllabëronin, do të gllabërohen,+ dhe armiqtë e tu do të shkojnë të gjithë në robëri.+ Tërë ata që të zhvatnin, do të zhvaten, dhe gjithë ata që të plaçkitnin, do të bëj që t’i plaçkitin.+ 17  Do të të sjell shërim dhe do të të shëroj plagët,+—thotë Jehovai.—Sepse ata të quanin grua e dëbuar:+ ‘Ja Sioni, që nuk e kërkon askush.’»+ 18  Kështu thotë Jehovai: «Unë do të mbledh robërit e tendave të Jakobit+ dhe do të më vijë keq për tabernakujt e tij. Qyteti do të ndërtohet prapë në kodrën e vet,+ dhe kulla e banimit do të jetë në vendin e duhur.+ 19  Nga atje do të vërshojnë falënderimet dhe gazi i atyre që qeshin.+ Unë do t’i shtoj, e ata nuk do të jenë pak,+ dhe do t’i bëj të shumtë, e nuk do të jenë të papërfillshëm.+ 20  Bijtë e Jakobit do të bëhen si në kohët e mëparshme, dhe asambleja e njerëzve të tij do të rrijë gjithmonë para meje.+ Unë do ta drejtoj vëmendjen kundër tërë shtypësve të tij.+ 21  Nga ai do të vijë i madhërishmi,+ dhe nga ai do të dalë sundimtari i vet.+ Unë do ta bëj që të afrohet, dhe ai do të më afrohet.+Sepse kush është ai që e ka vënë zemrën në rrezik, që të më afrohet?+—thotë Jehovai.— 22  Ju do të jeni populli im,+ e unë do të jem Perëndia juaj.»+ 23  Ja, stuhia e Jehovait, tërbimi i tij ka shpërthyer, një furtunë e pandalshme.+ Ajo do të shtillet mbi kokën e të ligjve.+ 24  Zemërimi i zjarrtë i Jehovait nuk do të tërhiqet, derisa të përmbushë dhe të plotësojë planet e zemrës së tij.+ Në ditët e fundit do ta shihni.+

Shënime në fund të faqes