Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 29:1-32

29  Këto janë fjalët e letrës që u dërgoi profeti Jeremia nga Jerusalemi pjesës së mbetur të pleqve të të mërguarve, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit, që Nabukodonosori i kishte çuar në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni,+  pasi mbreti Jekonia+ bashkë me zonjën,+ zyrtarët e oborrit, princat e Judës e të Jerusalemit,+ artizanët dhe ndërtuesit e ledheve+ kishin ikur nga Jerusalemi.  Letrën e dërgoi me Elasahun, birin e Shafanit,+ dhe me Gemariahun, birin e Hilkiahut, të cilët Zedekia,+ mbreti i Judës i dërgoi në Babiloni te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. Në të thuhej:  «Kështu u thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, të gjithë të mërguarve që i bëri të shkonin në mërgim+ nga Jerusalemi në Babiloni:  “Ndërtoni shtëpi e banoni në to dhe mbillni kopshte e hani frytin e tyre.+  Merrni gra dhe bëni bij e bija,+ merrni nuse për bijtë tuaj e jepini bijat tuaja për nuse, që të lindin bij e bija, dhe shtohuni atje, e mos u pakësoni.  Gjithashtu kërkoni paqen e qytetit ku ju kam çuar në mërgim dhe lutjuni Jehovait për të, pasi po të ketë paqe në të, do të keni paqe edhe ju.+  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Mos i lini t’ju mashtrojnë profetët që ndodhen midis jush, dhe ata që merren me fall,+ dhe mos u kushtoni vëmendje ëndrrave të tyre.+  Sepse ata ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim. Unë nuk i kam dërguar’,+—thotë Jehovai. 10  Kështu thotë Jehovai: ‘Kur të mbushen shtatëdhjetë vjetët në Babiloni, unë do të drejtoj vëmendjen nga ju+ dhe do të përmbush fjalën time të mirë për t’ju kthyer në këtë vend.+ 11  Sepse unë e di mirë se ç’mendoj për ju,+—thotë Jehovai,—mendoj për paqe, dhe jo për gjëmë,+ për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.+ 12  Ju do të më thërritni, do të vini e do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.+ 13  Do të më kërkoni dhe do të më gjeni,+ sepse do të më kërkoni me gjithë zemër.+ 14  Unë do t’ju lejoj të më gjeni,+—thotë Jehovai.—E do të mbledh grupin tuaj me robër dhe do t’ju mbledh nga të gjitha kombet dhe vendet ku ju kam shpërndarë,+—thotë Jehovai.—Do t’ju kthej në vendin nga i cili ju bëra të iknit në mërgim.’+ 15  Por ju thatë: ‘Jehovai na ka dhënë profetë në Babiloni.’ 16  Kështu thotë Jehovai për mbretin që rri ulur në fronin e Davidit+ dhe për popullin që banon në atë qytet, pra për vëllezërit tuaj që nuk kanë ardhur me ju në mërgim:+ 17  ‘Kështu thotë Jehovai: “Unë do të dërgoj kundër tyre shpatën,+ zinë e bukës+ dhe murtajën,+ dhe do t’i bëj ata si fiqtë e çarë që nuk hahen, ngaqë janë të këqij.+ 18  Do t’i ndjek me shpatë, me zi buke e me murtajë, dhe do t’i katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës të dridhen të tmerruara kur t’i shohin.+ Do t’i bëj që t’i përdorin si një mallkim, të ngjallin habi, të fërshëllejnë për ta dhe që të jenë poshtërim mes gjithë kombeve ku do t’i shpërndaj,+ 19  ngaqë nuk i dëgjuan fjalët e mia, që u dërgova nëpërmjet shërbëtorëve të mi, profetëve, duke u çuar herët,+—thotë Jehovai.I dërgova, por ju nuk dëgjuat,+—thotë Jehovai.”’ 20  Kurse të gjithë ju, o të mërguar,+ që ju dëbova nga Jerusalemi në Babiloni,+ dëgjoni fjalën e Jehovait. 21  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Akabin, birin e Kolajahut, dhe për Zedekinë, birin e Masejahut, të cilët ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim:+ ‘Unë do t’i jap ata në duart e Nabukodrezarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i vrasë në sytë tuaj.+ 22  E i tërë grupi i të mërguarve të Judës, që janë në Babiloni, do t’i përdorin si shembuj kur të mallkojnë dikë: “Të bëftë Jehovai si Zedekinë dhe si Akabin,+ që mbreti i Babilonisë i poqi në zjarr!”,+ 23  sepse ata kanë vepruar pa mend në Izrael,+ kryejnë kurorëshkelje me gratë e shokëve të tyre+ dhe gënjejnë në emrin tim e thonë fjalë që nuk ua kam urdhëruar.+Unë e di këtë dhe jam dëshmitar i kësaj,+—thotë Jehovai.’ 24  Po ashtu Shemajahut+ të Nehelamit do t’i thuash: 25  “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Meqë u dërgove letra në emrin tënd+ gjithë njerëzve që janë në Jerusalem, Sofonisë,+ birit të Masejahut, priftit, dhe tërë priftërinjve, duke thënë: 26  “Jehovai të ka bërë prift në vend të Jehojadës, që të bëhesh mbikëqyrësi i madh i shtëpisë së Jehovait,+ për çdo të luajtur mendsh+ dhe që sillet si profet. Ti duhet ta vësh atë në fallaka* dhe në shtyllën e turpit.+ 27  E pra, pse nuk e ke qortuar Jereminë nga Anatothi,+ që sillet si profet ndaj jush?+ 28  Si pasojë, ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: ‘Do të zgjatë shumë. Ndërtoni shtëpi e banoni në to dhe mbillni kopshte e hani frytin e tyre,—’”’”»+ 29  Dhe prifti Sofonia+ ia lexoi këtë letër profetit Jeremia. 30  Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë: 31  «Çoju këto fjalë të gjithë të mërguarve:+ “Kështu thotë Jehovai për Shemajahun e Nehelamit: ‘Meqë Shemajahu ju profetizoi, ndonëse nuk e dërgova unë dhe u orvat t’ju bënte të besonit gënjeshtra,+ 32  atëherë kështu thotë Jehovai: “Unë do të drejtoj vëmendjen kundër Shemajahut+ të Nehelamit dhe kundër pasardhësve të tij.+Ai nuk do të ketë një njeri që të banojë në mes të popullit+ dhe nuk do ta shohë të mirën që do të bëj për popullin tim,+—thotë Jehovai,—sepse ka folur plot rebelim kundër Jehovait.”’”»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Jr 20:2.