Jeremia 28:1-17

28  Atë vit, pra, në fillim të mbretërimit të Zedekisë,+ mbretit të Judës, në muajin e pestë të vitit të katërt, Hananiahu,+ biri i Azurit, profeti nga Gibeoni,+ i tha Jeremisë në shtëpinë e Jehovait, në sy të priftërinjve dhe të gjithë popullit:  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.+  Brenda dy vjetësh do t’i kthej në këtë vend gjithë pajisjet e shtëpisë së Jehovait, që Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë,+ i mori nga këtu e i çoi në Babiloni.  Kurse Jekoninë,+ birin e Jehojakimit,+ mbretin e Judës, dhe tërë të mërguarit e Judës që kanë shkuar në Babiloni,+ do t’i kthej në këtë vend,—thotë Jehovai,—sepse do ta thyej zgjedhën+ e mbretit të Babilonisë.’»  Atëherë profeti Jeremia i tha profetit Hananiah në sy të priftërinjve dhe në sy të të gjithë njerëzve që ishin në shtëpinë e Jehovait,+  po, profeti Jeremia tha: «Amin!+ Ashtu bëftë Jehovai! I plotësoftë Jehovai fjalët që ke profetizuar dhe i ktheftë nga Babilonia në këtë vend, pajisjet e shtëpisë së Jehovait dhe tërë të mërguarit!+  Megjithatë, dëgjo, të lutem, këto fjalë që po të them ty dhe mbarë popullit.+  Edhe profetët që ishin para meje e para teje, kohë më parë,+ profetizuan për shumë vende dhe për mbretëri të mëdha, për luftëra, gjëma e murtaja.+  Sa për profetin që profetizon për paqe,+ kur fjala e tij të dalë e vërtetë, ai profet që vërtet e ka dërguar Jehovai, do të bëhet i njohur.»+ 10  Atëherë profeti Hananiah hoqi zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia dhe e theu.+ 11  Pastaj tha në sy të gjithë popullit:+ «Kështu thotë Jehovai:+ ‘Po njësoj do ta thyej brenda dy vjetëve zgjedhën e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, nga qafa e tërë kombeve.’»+ E profeti Jeremia iku.+ 12  Pastaj fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë,+ pasi profeti Hananiah theu zgjedhën që kishte në qafë profeti Jeremia: 13  «Shko e thuaji Hananiahut: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ti theve një zgjedhë+ druri, por në vend të saj ke për të bërë një zgjedhë hekuri.’+ 14  Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do t’u vë në qafë gjithë këtyre kombeve një zgjedhë hekuri, që t’i shërbejnë Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë,+ dhe do t’i shërbejnë se s’bën.+ Edhe bishat e fushës do t’ia jap atij.’”»+ 15  Atëherë profeti Jeremia i tha profetit Hananiah:+ «Dëgjo këtu, o Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Jehovai, përkundrazi, ti e ke bërë këtë popull që të besojë një gënjeshtër.+ 16  Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë do të të zhduk nga faqja e dheut. Këtë vit do të vdesësh,+ sepse fole plot rebelim kundër Jehovait.’»+ 17  E profeti Hananiah vdiq në muajin e shtatë të atij viti.+

Shënime në fund të faqes