Jeremia 27:1-22

27  Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit,* birit të Josisë,+ mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtuan këto fjalë nga Jehovai:  «Kështu më tha Jehovai: “Bëj litarë dhe një zgjedhë,+ e vëre në qafë.+  Dërgoja mbretit të Edomit,+ mbretit të Moabit,+ mbretit të bijve të Amonit,+ mbretit të Tirit+ dhe mbretit të Sidonit,+ nëpërmjet lajmëtarëve që po vijnë në Jerusalem te Zedekia, mbreti i Judës.  E jepu këtë urdhër për zotërinjtë e tyre:‘Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit,+ këtë thuajuni zotërinjve tuaj:  “Unë bëra tokën,+ njerëzit+ dhe kafshët+ që janë në sipërfaqen e tokës, me fuqinë time të madhe+ dhe me krahun tim të shtrirë,+ e ia dhashë atij që m’u duk i drejtë në sytë e mi.+  E tani i dhashë gjithë këto vende në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë,+ shërbëtorit tim,+ madje edhe kafshët e fushës ia dhashë atij, që t’i shërbejnë.+  Tërë kombet do t’i shërbejnë atij,+ të birit dhe të nipit, derisa t’i vijë koha edhe vendit të tij.+ Atëherë shumë kombe e mbretër të mëdhenj do ta shfrytëzojnë atë si një shërbëtor.+  Ndaj atij kombi dhe asaj mbretërie që nuk do t’i shërbejnë atij, pra Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe ndaj kombit që nuk do ta vërë qafën nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, unë do të sjell shpatën,+ zinë e bukës+ dhe murtajën,+—thotë Jehovai,—derisa ta shfaros nëpërmjet dorës së tij.+  Por ju mos i dëgjoni profetët,+ ata që merren me fall, ëndërrimtarët,+ ata që merren me magji dhe shtriganët tuaj,+ që ju thonë: ‘Ju nuk do t’i shërbeni mbretit të Babilonisë.’+ 10  Sepse ata po ju profetizojnë një gënjeshtër, që t’ju largojnë nga vendi juaj dhe unë t’ju shpërndaj, e kështu ju të merrni fund.+ 11  Por atij kombi që do ta vërë qafën nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë dhe do t’i shërbejë, unë do t’ia lë mbetjen në tokën e vet,—thotë Jehovai,—dhe ata do ta punojnë e do të banojnë në të.”’”»+ 12  Edhe Zedekisë,+ mbretit të Judës, i fola sipas gjithë këtyre fjalëve+ dhe i thashë: «Vëreni qafën nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë e shërbejini atij dhe popullit të tij, e kështu do të jetoni.+ 13  Pse të vdesësh ti dhe populli yt, nga shpata,+ zia e bukës+ dhe murtaja,+ siç ka thënë Jehovai për atë komb që nuk i shërben mbretit të Babilonisë? 14  E mos i dëgjoni fjalët e profetëve, që ju thonë: ‘Ju nuk do t’i shërbeni aspak mbretit të Babilonisë’,+ sepse ata po ju profetizojnë një gënjeshtër.+ 15  Sepse nuk i kam dërguar unë,—thotë Jehovai,—por ata profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, që unë t’ju shpërndaj+ e ju të merrni fund,+ ju bashkë me profetët që ju profetizojnë.»+ 16  Priftërinjve dhe tërë këtij populli u thashë: «Kështu thotë Jehovai: “Mos i dëgjoni fjalët e profetëve tuaj, që ju profetizojnë: ‘Ja, pajisjet e shtëpisë së Jehovait do t’i kthejnë shumë shpejt nga Babilonia!’+ Sepse ata ju profetizojnë një gënjeshtër.+ 17  Mos i dëgjoni! Shërbejini mbretit të Babilonisë, dhe kështu do të jetoni.+ Pse të bëhet një vend i shkretë ky qytet?+ 18  Por nëse ata janë profetë dhe në qoftë se kanë fjalën e Jehovait, le t’i përgjërohen Jehovait të ushtrive,+ që të mos çohen në Babiloni pajisjet që kanë mbetur në shtëpinë e Jehovait, në shtëpinë e mbretit të Judës e në Jerusalem. 19  Sepse kështu thotë Jehovai për shtyllat,+ detin,+ karrocat+ dhe pajisjet e tjera, që kanë mbetur në këtë qytet,+ 20  të cilat Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, nuk i mori kur çoi në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni Jekoninë,+ birin e Jehojakimit, mbretin e Judës, bashkë me gjithë fisnikët e Judës e të Jerusalemit.+ 21  Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për pajisjet që kanë mbetur në shtëpinë e Jehovait, në shtëpinë e mbretit të Judës e në Jerusalem:+ 22  ‘Ato do t’i çojnë në Babiloni,+ dhe atje do të mbeten deri në ditën që unë do t’i kujtoj,+—thotë Jehovai.—E unë do t’i sjell dhe do t’i vendos prapë në këtë vend.’”»+

Shënime në fund të faqes

Ose «Zedekisë» sipas versioneve siriake dhe arabe, si edhe tri dorëshkrimeve hebraike.
Në kapitujt 27:6-29:3 përdoret forma Nabukodonosor, kurse në vargun 21:2 dhe gjithandej në këtë libër përdoret forma Nabukodrezar.