Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 26:1-24

26  Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë nga Jehovai:  «Kështu thotë Jehovai: “Rri në oborrin e shtëpisë së Jehovait+ dhe thuaj lidhur me tërë qytetet e Judës, që vijnë të përkulen në shtëpinë e Jehovait, gjithë fjalët që do të të urdhëroj.+ Mos hiq asnjë fjalë.+  Ndoshta do të dëgjojnë, e secili do të kthehet nga udha e vet e ligë,+ dhe mua do të më vijë keq për gjëmën që kam ndër mend t’u bëj, për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre.+  Thuaju atyre: ‘Kështu thotë Jehovai: “Në rast se nuk më dëgjoni, që të ecni sipas ligjit tim+ që ju kam vënë përpara,+  t’u vini veshin fjalëve të shërbëtorëve të mi, profetëve, që ju dërgoj duke u çuar herët, por të cilëve nuk ua vini veshin,+  atëherë unë do ta bëj këtë shtëpi si ajo në Shiloh,+ dhe do të bëj që këtë qytet ta përdorin si mallkim të gjitha kombet e tokës.”’”»+  Priftërinjtë, profetët dhe gjithë populli e dëgjuan Jereminë të thoshte këto fjalë në shtëpinë e Jehovait.+  Kur Jeremia u tha gjithçka që e urdhëroi Jehovai t’i thoshte tërë popullit, atëherë priftërinjtë, profetët dhe tërë populli e kapën dhe i thanë: «Ke për të vdekur!+  Pse profetizove në emër të Jehovait: ‘Kjo shtëpi do të bëhet si ajo në Shiloh,+ dhe ky qytet do të shkretohet e do të mbetet pa asnjë banor.’» E i gjithë populli u mblodh rreth e rrotull Jeremisë në shtëpinë e Jehovait. 10  Më pas, princat e Judës i dëgjuan këto fjalë, dhe shkuan nga shtëpia e mbretit te shtëpia e Jehovait+ e u ulën te hyrja e portës së re të Jehovait.+ 11  Kështu priftërinjtë e profetët u thanë princave dhe popullit: «Ky njeri e ka hak dënimin me vdekje,+ sepse ka profetizuar lidhur me këtë qytet, siç e keni dëgjuar me veshët tuaj.»+ 12  Atëherë Jeremia u tha gjithë princave dhe tërë popullit: «Jehovai më dërgoi të profetizoja lidhur me këtë shtëpi dhe këtë qytet, tërë fjalët që keni dëgjuar.+ 13  Prandaj ndreqini udhët e veprimet tuaja+ dhe bindjuni zërit të Jehovait, Perëndisë tuaj, që Jehovait t’i vijë keq për gjëmën që ka shpallur për ju.+ 14  Sa për mua, ja, jam në duart tuaja.+ Bëni me mua si t’ju duket e mirë dhe e drejtë.+ 15  Por ama ta dini, se po të më vritni mua, ju, ky qytet dhe banorët e tij do të ngarkoheni me gjak të pafajshëm,+ sepse vërtet Jehovai më dërgoi t’ju thosha tërë këto fjalë.»+ 16  Atëherë princat+ dhe gjithë populli u thanë priftërinjve e profetëve: «Ky njeri nuk e ka fare hak dënimin me vdekje,+ sepse na ka folur në emër të Jehovait, Perëndisë tonë.»+ 17  Për më tepër, disa pleq të vendit u ngritën dhe i thanë gjithë popullit:+ 18  «Mikea+ nga Moresheti+ profetizoi në ditët e Hezekisë, mbretit të Judës,+ dhe i tha gjithë popullit të Judës: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Sioni do të lërohet si të ishte një arë,+ ndërsa Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+ dhe mali i Shtëpisë së Perëndisë do të jetë si vendet e larta me pyje.’”+ 19  Mos vallë e vranë atë Hezekia, mbreti i Judës, dhe gjithë banorët e Judës? A nuk iu frikësua Hezekia Jehovait dhe e zbuti zemërimin* e Jehovait,+ kështu që Jehovait i erdhi keq për gjëmën që kishte shpallur për ta?+ Prandaj, ne po u sjellim një gjëmë të madhe shpirtrave tanë.+ 20  Ishte edhe një burrë tjetër që profetizonte në emër të Jehovait, Urijahu, biri i Shemajahut, nga Kiriat-Jearimi.+ Ai profetizoi kundër këtij qyteti dhe kundër këtij vendi, në përputhje me tërë fjalët e Jeremisë. 21  E mbreti Jehojakim+ bashkë me burrat e tij të fuqishëm dhe gjithë princat dëgjuan fjalët e tij, dhe mbreti u orvat ta vriste.+ Me ta marrë vesh këtë, Urijahut i hyri frika+ dhe ia mbathi për në Egjipt. 22  Por Jehojakimi dërgoi njerëz në Egjipt, Elnatanin, birin e Akborit,+ bashkë me burra të tjerë. 23  Ata e morën Urijahun nga Egjipti dhe ia çuan mbretit Jehojakim, i cili e vrau me shpatë+ dhe ia hodhi trupin në varrezën e njerëzve të thjeshtë.» 24  Jereminë e mbrojti dora e Ahikamit,+ birit të Shafanit,+ që të mos e dorëzonin në duart e popullit për ta vrarë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «e zbuti fytyrën e Jehovait».