Jeremia 25:1-38

25  Fjala që iu drejtua Jeremisë, lidhur me mbarë popullin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, domethënë në vitin e parë të mbretërimit të Nabukodrezarit, mbretit të Babilonisë.  Kjo është fjala që tha profeti Jeremia për mbarë popullin e Judës dhe banorët e Jerusalemit:  «Që nga viti i trembëdhjetë i mbretërimit të Josisë,+ birit të Amonit, mbretit të Judës, e deri sot, në këta njëzet e tre vjet, më është drejtuar fjala e Jehovait dhe unë ju kam folur duke u çuar herët, por ju nuk më keni dëgjuar.+  E Jehovai, duke u çuar herët, ju dërgoi gjithë shërbëtorët e tij, profetët, por ju nuk dëgjuat,+ dhe as e kthyet veshin nga ai.+  Ata ju thoshin: ‘Kthehuni, ju lutem, secili nga udha e vet e ligë dhe nga ligësia e veprimeve tuaja,+ dhe vazhdoni të banoni në vendin që Jehovai jua dha para shumë kohësh juve dhe paraardhësve tuaj, që ta keni për shumë kohë akoma.+  Mos shkoni pas perëndive të tjera për t’u shërbyer dhe për t’u përkulur para tyre, që të mos më fyeni me veprën e duarve tuaja dhe që të mos ju sjell një gjëmë.’+  Por ju nuk më dëgjuat,—thotë Jehovai,—dhe më fyet me veprën e duarve tuaja, në dëmin tuaj.+  Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Meqë nuk iu bindët fjalëve të mia,  ja, unë po dërgoj të marr tërë fiset e veriut,+—thotë Jehovai,—edhe Nabukodrezarin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ dhe do t’i sjell kundër këtij vendi,+ kundër banorëve të tij dhe kundër tërë këtyre kombeve rreth e qark.+ Do t’i shkatërroj dhe do t’i bëj për të ngjallur habi e që për ta të fërshëllejnë,+ dhe do t’i bëj vende të shkretuara brez pas brezi.+ 10  Do të shuaj nga ata zërin e ngazëllimit e të gëzimit,+ zërin e dhëndrit e të nuses,+ zhurmën e mokrës+ dhe dritën e llambës.+ 11  I gjithë ky vend do të bëhet një shkreti, për të ngjallur habi, dhe këto kombe do t’i shërbejnë shtatëdhjetë vjet mbretit të Babilonisë.+ 12  Kur të jenë mbushur shtatëdhjetë vjet,+ do t’i kërkoj llogari mbretit të Babilonisë dhe atij kombi+ për fajin e tyre,—thotë Jehovai,—po, vendit të kaldeasve,+ dhe do ta bëj shkreti brez pas brezi.+ 13  Do të sjell mbi atë vend të gjitha gjërat që kam thënë kundër tij, po, gjithë ç’është shkruar në këtë libër, pra që Jeremia ka profetizuar kundër tërë kombeve.+ 14  Sepse këta, pra shumë kombe e mbretër të mëdhenj,+ i kanë shfrytëzuar të tjerët si shërbëtorë,+ dhe unë do t’ua shpaguaj sipas veprimeve dhe veprave të duarve të tyre.’»+ 15  Kështu më tha Jehovai, Perëndia i Izraelit: «Merr nga dora ime këtë kupë me verën e tërbimit tim dhe bëj që ta pinë të gjitha kombet ku do të të dërgoj.+ 16  Ata duhet ta pinë e të lëkunden sa para-prapa dhe të sillen si të çmendur, për shkak të shpatës që do të dërgoj mes tyre.»+ 17  Kështu e mora kupën nga dora e Jehovait dhe bëra që ta pinin të gjitha kombet ku më kishte dërguar Jehovai,+ 18  domethënë: Jerusalemi dhe qytetet e Judës, bashkë me mbretërit dhe princat e tij, për t’i bërë një shkreti, për të ngjallur habi,+ diçka për të cilët të fërshëllejnë dhe t’i mallkojnë, sikur të ndodhte sot;+ 19  faraoni, mbreti i Egjiptit, bashkë me shërbëtorët, princat dhe tërë popullin e tij;+ 20  gjithë turma e përzier; gjithë mbretërit e vendit të Uzit;+ gjithë mbretërit e vendit të filistinëve;+ Ashkeloni;+ Gaza;+ Ekroni+ dhe mbetja e Ashdodit;+ 21  Edomi;+ Moabi+ dhe bijtë e Amonit;+ 22  gjithë mbretërit e Tirit;+ gjithë mbretërit e Sidonit;+ gjithë mbretërit e ishujve* që janë në rajonin e detit; 23  Dedani;+ Tema;+ Buzi dhe tërë ata që i kanë flokët të prerë te tëmthat;+ 24  gjithë mbretërit e arabëve+ dhe gjithë mbretërit e turmës së përzier që banojnë në shkretëtirë; 25  gjithë mbretërit e Zimrit; gjithë mbretërit e Elamit+ dhe gjithë mbretërit e medëve;+ 26  gjithë mbretërit e veriut afër dhe larg, njëri pas tjetrit, dhe gjithë mbretëritë e tjera që janë mbi faqen e dheut. Edhe vetë mbreti i Sheshakut+ do të pijë pas tyre. 27  «Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Pini e dehuni, villni dhe rrëzohuni saqë të mos ngriheni,+ për shkak të shpatës që do të dërgoj mes jush.’”+ 28  Në qoftë se nuk pranojnë ta marrin kupën nga dora jote që ta pinë, thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Do ta pini se s’bën.+ 29  Sepse, kur unë po e sjell gjëmën duke filluar nga qyteti ku thirret emri im,+ mos vallë do të mbeteni ju pa u ndëshkuar?!+Nuk do të mbeteni pa u ndëshkuar, sepse do të thërras një shpatë kundër gjithë banorëve të tokës,—thotë Jehovai i ushtrive.’” 30  Ti do t’u profetizosh atyre të gjitha këto fjalë, dhe do t’u thuash: ‘Nga lart Jehovai do të ulërijë+ si një luan dhe nga banesa e tij e shenjtë do ta lëshojë zërin.+ Do të ulërijë kundër vendqëndrimit të tij. Kundër tërë banorëve të tokës do të nxjerrë një britmë që do të ushtojë si kënga e atyre që shtypin rrush në shtypëse.+ 31  Do të përhapet një zhurmë deri në skajin më të largët të tokës, sepse Jehovai ka një çështje me kombet.+ Ai do të gjykojë vetë çdo mish.+ Të ligjtë do t’ia dorëzojë shpatës,+—thotë Jehovai.’ 32  “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja, një gjëmë do të dalë komb më komb,+ dhe një furtunë e madhe do të ngrihet nga skajet më të largëta të tokës.+ 33  Atë ditë të vrarët nga Jehovai do të jenë nga njëri skaj i tokës në tjetrin.+ Ata nuk do t’i vajtojnë, as do t’i mbledhin a t’i varrosin.+ Do të bëhen si pleh në faqen e dheut.’+ 34  Ulërini, o barinj, dhe bërtitni!+ Zhgërryhuni,+ o të parët e kopesë,+ sepse erdhën ditët që të thereni dhe që të shpërndaheni,+ e ju do të bini si një enë e vyer.+ 35  Nuk do të ketë një vend ku të ikin barinjtë dhe as një mjet shpëtimi për të parët e kopesë.+ 36  Dëgjoni! Ja klithma e barinjve dhe ulërima e të parëve të kopesë, sepse Jehovai po u shkatërron kullotën. 37  Vendbanimet e qeta janë bërë të pajeta nga zemërimi i zjarrtë i Jehovait.+ 38  Ai ka dalë si një luan i ri me krifë nga strofka,+ sepse vendi i tyre është bërë për të ngjallur habi, nga shpata mizore dhe nga zemërimi i tij i zjarrtë.”»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ishullit» ose «bregdetit».