Jeremia 24:1-10

24  Nabukodrezari, mbreti i Babilonisë, kishte çuar në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni Jekoninë,+ birin e Jehojakimit,+ mbretin e Judës, bashkë me princat e Judës, artizanët+ dhe ndërtuesit e ledheve.+ Në këtë kohë Jehovai më tregoi diçka dhe ja, dy shporta me fiq ishin vendosur para tempullit të Jehovait.  Në njërën shportë fiqtë ishin shumë të mirë, si fiq të hershëm,+ kurse në shportën tjetër fiqtë ishin shumë të këqij, aq sa nuk haheshin.  Jehovai më pyeti: «Çfarë sheh, Jeremia?» Unë iu përgjigja: «Shoh fiq. Fiqtë e mirë janë shumë të mirë, kurse të këqijtë janë shumë të këqij, aq sa nuk hahen.»+  Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua:  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Ashtu si shoh këta fiq të mirë, po kështu do t’i shoh me sy të mirë të mërguarit e Judës,+ të cilët do t’i çoj nga ky vend në vendin e kaldeasve.+  Unë do t’i drejtoj sytë nga ata për mirë+ dhe do të bëj që të kthehen në këtë vend.+ Do t’i ndërtoj, e nuk do t’i shemb; do t’i mbjell, e nuk do t’i shkul.+  Do t’u jap një zemër për të më njohur mua,+ se unë jam Jehovai. Ata do të jenë populli im,+ dhe unë do të jem Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.+  Por ashtu si fiqtë e këqij që nuk hahen,+—thotë Jehovai,—po kështu do ta lë Zedekinë,+ mbretin e Judës, bashkë me princat, ata të Jerusalemit të mbetur në këtë vend,+ dhe ata që banojnë në Egjipt.+  Do t’u bëj gjëmën, do t’i katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës+ të dridhen të tmerruara kur t’i shohin. Do t’i lë që të jenë poshtërim dhe shprehje proverbiale, që t’i tallin+ e t’i mallkojnë,+ në të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj.+ 10  Do të dërgoj kundër tyre shpatën,+ zinë e bukës+ dhe murtajën,+ derisa të zhduken nga vendi që u dhashë atyre dhe paraardhësve të tyre.’»+

Shënime në fund të faqes