Jeremia 21:1-14

21  Fjala+ që i drejtoi Jehovai Jeremisë, kur mbreti Zedekia+ dërgoi tek ai Pashkurin,+ birin e Malkijahut, dhe priftin Sofonia,+ birin e Masejahut, për t’i thënë:  «Të lutemi, pyete Jehovain+ për ne, sepse Nabukodrezari,* mbreti i Babilonisë, po lufton kundër nesh.+ Ndoshta Jehovai do të bëjë për ne një nga veprat e tij të mrekullueshme, dhe mbreti do të tërhiqet nga ne.»+  Atëherë Jeremia u tha: «Ja se ç’do t’i thoni Zedekisë:  “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do të kthej kundër jush armët e luftës që keni në dorë e me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë+ e kundër kaldeasve+ që ju kanë rrethuar jashtë murit, dhe do t’i mbledh në mes të këtij qyteti.+  E unë vetë do të luftoj kundër jush+ me dorë të shtrirë dhe me krah të fortë, me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe.+  Do të godas ata që jetojnë në këtë qytet, njerëz e kafshë. Do të marrin fund nga një murtajë e madhe.+  Pas kësaj,—thotë Jehovai,—Zedekinë, mbretin e Judës, shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që do të mbeten në këtë qytet pas murtajës, pas shpatës dhe pas zisë së bukës, do t’i jap në duart e Nabukodrezarit, mbretit të Babilonisë, po, në duart e armiqve dhe në duart e atyre që kërkojnë shpirtin e tyre. Ai do t’i shkojë në teh të shpatës.+ Nuk do t’i vijë keq, as do të tregojë dhembshuri a sadopak mëshirë.’”+  Kurse këtij populli do t’i thuash: “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë po ju vë përpara udhën e jetës dhe udhën e vdekjes.+  Ai që do të rrijë në këtë qytet, do të vdesë nga shpata, nga zia e bukës dhe nga murtaja,+ kurse ai që do të dalë dhe do të dorëzohet te kaldeasit që ju kanë rrethuar, do të jetojë dhe do të ketë si plaçkë shpirtin e vet.+ 10  Sepse unë e kam kthyer fytyrën kundër këtij qyteti për të sjellë gjëmën, e jo për mirë,+—thotë Jehovai.—Ky do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë,+ që do ta djegë me zjarr.’”+ 11  Por për ata të shtëpisë së mbretit të Judës, dëgjoni këtë fjalë të Jehovait.+ 12  O shtëpi e Davidit,+ kështu thotë Jehovai: “Jepni çdo mëngjes+ vendime me drejtësi+ dhe çlirojeni atë që i është bërë një padrejtësi nga dora e mashtruesit,+ me qëllim që tërbimi im të mos shpërthejë si zjarr+ e të djegë, dhe askush të mos e shuajë dot, për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.+ 13  Unë jam kundër teje, o banor i ultësirës,+ o shkëmb i vendit të rrafshët,—thotë Jehovai.—Kurse juve që thoni: ‘E kush do të vijë kundër nesh? E kush do të vijë në banesat tona?’,+ 14  unë do t’ju kërkoj llogari+ sipas frytit të veprimeve tuaja,+—thotë Jehovai.—E unë do të ndez një zjarr në pyllin+ e qytetit, dhe ai do të përpijë tërë gjërat përreth tij.”»+

Shënime në fund të faqes

Në kapitujt 27:6-29:3 përdoret forma Nabukodonosor, kurse në vargun 21:2 dhe gjithandej në këtë libër përdoret forma Nabukodrezar.