Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 20:1-18

20  Prifti Pashkur, biri i Imerit,+ që ishte edhe i ngarkuari kryesor për shtëpinë e Jehovait,+ e dëgjoi Jereminë teksa profetizonte këto fjalë.  Atëherë Pashkuri e goditi profetin Jeremia+ dhe e vuri në fallakanë*+ që ishte te Porta e Sipërme e Beniaminit, në shtëpinë e Jehovait.  Por të nesërmen Pashkuri e zgjidhi Jereminë.+ Atëherë Jeremia i tha:«Jehovai nuk të quan+ më Pashkur,* por Magormisabib.*+  Sepse kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të të bëj të ngjallësh tmerr, për vete dhe për ata që të duan. Ata do të bien nga shpata e armiqve+ dhe sytë e tu do ta shohin.+ Mbarë Judën do ta jap në dorën e mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i çojë në mërgim në Babiloni e do t’i godasë me shpatë.+  Unë do t’i jap në dorë të armiqve të tyre të gjitha gjërat e grumbulluara të këtij qyteti, tërë prodhimet e tij, tërë gjërat e tij të çmuara dhe gjithë thesaret e mbretërve të Judës.+ Ata do t’i plaçkitin dhe do t’i çojnë në Babiloni.+  Kurse ti, o Pashkur, dhe gjithë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri.+ Ti do të shkosh në Babiloni, dhe atje do të vdesësh e do të varrosesh bashkë me ata që të duan,+ sepse u ke profetizuar gënjeshtra.’»+  Ti më prishe mendjen, o Jehova, e unë nuk e kuptova. Përdore forcën kundër meje, dhe më mposhte.+ Jam bërë gazi i botës tërë ditën, të gjithë më përqeshin.+  Sepse sa herë që flas, bërtas fort. Thërras me zë të lartë për dhunë dhe plaçkitje.+ Fjala e Jehovait u bë për mua shkak për poshtërim e shpotitje tërë ditën.+  Unë thashë: «Nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij.»+ Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr përvëlues i mbyllur në kockat e mia. U lodha duke ndenjur në heshtje dhe nuk durova dot më.+ 10  Sepse dëgjova fjalë të këqija nga shumë njerëz.+ Kishte tmerr rreth e qark. «Paditeni, që edhe ne ta paditim.»+ Çdo njeri i vdekshëm që më thoshte «Paqe!», tani pret që unë të çaloj,+ dhe thotë: «Mbase do t’ia hedhim,+ do ta mposhtim e do të hakmerremi kundër tij.» 11  Por Jehovai ishte me mua+ si një i fuqishëm dhe i tmerrshëm.+ Ja pse ata që më përndjekin, do të pengohen dhe nuk do të ngadhënjejnë.+ Ata do të mbulohen me turp, sepse nuk do të kenë sukses. Poshtërimi i tyre i përjetshëm nuk do të harrohet kurrë.+ 12  Por ti, o Jehova i ushtrive e heton të drejtin,+ ti sheh veshkat dhe zemrën.+ Le të shoh hakmarrjen tënde ndaj tyre,+ sepse ty ta kam bërë të ditur çështjen time ligjore.+ 13  Këndojini Jehovait! Lëvdoni Jehovain! Sepse e çliroi shpirtin e të varfrit nga dora e keqbërësve.+ 14  Mallkuar qoftë dita kur linda! Mos u bekoftë dita që nëna ime më lindi!+ 15  Mallkuar qoftë ai njeri që i çoi atit tim lajmin e mirë dhe i tha: «Të ka lindur një fëmijë, një mashkull!» Ai e gëzoi atë.+ 16  U bëftë ai njeri si qytetet që Jehovai i shkatërroi pa ndier fare keqardhje!+ Dëgjoftë një klithmë në mëngjes dhe një kushtrim për luftë në mesditë!+ 17  Pse nuk më bëri të vdisja që në bark, që nëna ime të më bëhej varr, dhe barku i saj të mbetej i ngarkuar përgjithmonë?+ 18  Pse dola nga barku+ që të shoh mund e hidhërim,+ dhe që ditët e mia të marrin fund me turp?+

Shënime në fund të faqes

Një mjet i lashtë ku mbërtheheshin të burgosurit për t’u ndëshkuar.
Ky emër vjen nga një fjalë judeo-aramaike, që do të thotë «Ç’mbetet rreth e qark».
Që do të thotë «Tmerr rreth e qark».