Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 2:1-37

2  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:+  «Shko dhe thuaji Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai:+ ‘E kujtoj mirë dashamirësinë tënde gjatë rinisë sate,+ dashurinë tënde kur ishe e fejuar,*+ se si ecje pas meje në vendin e shkretë, po, në një vend të pambjellë.’+  Izraeli ishte i shenjtë për Jehovain,+ fryti i tij i parë.+ ‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me faj+ dhe pësonte gjëmë’,—thotë Jehovai.”»+  Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit+ dhe të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!+  Kështu thotë Jehovai: «Ç’gjë të padrejtë panë tek unë etërit tuaj,+ që u larguan prej meje+ dhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+  E ata nuk thanë: ‘Ku është Jehovai, Ai që na nxori nga vendi i Egjiptit,+ që na priu përmes shkretëtirës, përmes një vendi me rrafshina të shkreta+ e me gropa, një vendi pa ujë+ e në terr,+ përmes një vendi ku nuk shkelte këmbë njeriu dhe askush nuk banonte?’  Kështu dalëngadalë ju çova në një vend me pemishte, që të hanit frytet dhe gjërat e tij të mira.+ Por pasi hytë, ju e ndotët vendin tim, dhe trashëgiminë time e bëtë diçka të neveritshme.+  Priftërinjtë nuk thanë: ‘Ku është Jehovai?’+ Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,+ kurse barinjtë kryen shkelje ndaj meje.+ Madje edhe profetët profetizuan në emër të Baalit+ dhe rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.+  Prandaj unë përsëri do të ngre padi kundër jush,+—thotë Jehovai,—dhe do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj.+ 10  Gjithsesi, kaloni në viset bregdetare të kititëve+ dhe shihni. Po, dërgoni njerëz edhe në Kedar,+ mendohuni mirë dhe shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo.+ 11  Vallë, a ka një komb që t’i ketë zëvendësuar perënditë e veta+ me gjëra që nuk janë perëndi për ta?+ E, megjithatë populli im e ka zëvendësuar lavdinë time me diçka që nuk mund të sjellë asnjë dobi.+ 12  Shtanguni prej kësaj, o qiej dhe rrëqethuni nga tmerri,—thotë Jehovai,+ 13  sepse populli im ka bërë dy gjëra të këqija: më ka braktisur mua,+ burimin e ujit jetëdhënës,+ dhe ka gërmuar sterna, sterna të prishura që nuk mund të mbajnë ujë. 14  Vallë Izraeli është një shërbëtor+ apo një skllav i lindur në shtëpi? Pse, pra, është bërë për t’u plaçkitur? 15  Kundër tij ulërijnë luanët e rinj me krifë;+ ia kanë dhënë ulërimës.+ Ata e bënë vendin e tij për të ngjallur habi. Qyteteve të tij u kanë vënë zjarrin, prandaj atje nuk banon askush.+ 16  Edhe bijtë e Nofit+ e të Tafnesit+ të hanë majën e kokës,+ o Izrael! 17  A nuk ia bëre vetes këtë gjë, sepse braktise Jehovain, Perëndinë tënd,+ gjatë kohës që të printe nëpër udhë?+ 18  Ç’interes ke që merr udhën e Egjiptit+ për të pirë ujërat e Shihorit?+ Ç’interes ke që merr udhën e Asirisë+ për të pirë ujërat e Lumit?* 19  Ligësia jote duhet të të ndreqë+ dhe pabesitë e tua duhet të të qortojnë.+ Dije pra, dhe shihe se është një gjë e keqe dhe e hidhur+ që ke lënë Jehovain, Perëndinë tënd, dhe prandaj nuk më frikësohesh më,+—thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive. 20  Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+ t’i këputa vargonjtë, por ti the: ‘Nuk do të të shërbej.’ Mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+ u shtrive sa gjatë gjerë,+ duke u kurvëruar.+ 21  Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë. Si vallë, u shndërrove në bisqe të prishura të një rrushi të huaj?+ 22  Edhe sikur të laheshe me alkal dhe me shumë finjë,+ faji yt do të mbetej si një njollë para meje,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 23  Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur+ dhe nuk kam ecur pas Baalëve.’+ Pa shih udhën tënde në luginë.+ Shiko se ç’ke bërë. Ti je si një deve e re dhe e shpejtë, që vrapon kot më kot sa andej-këtej. 24  Je si një zebër+ e mësuar me shkretëtirën. Kur është në afsh e nuhat erën,+ në kohën e çiftimit, kush mund ta kthejë mbrapsht? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të lodhen, sepse në muajin e saj do ta gjejnë. 25  Ruaje këmbën, që të mos bëhesh këmbëzbathur, dhe ruaje fytin nga etja.+ Por ti the: ‘Është e kotë!+ Unë kam rënë në dashuri me të huaj+ dhe do të rend pas tyre.’+ 26  Ashtu siç turpërohet hajduti kur e zbulojnë, po kështu janë turpëruar ata të shtëpisë së Izraelit,+ mbretërit, princat, priftërinjtë e profetët e tyre.+ 27  Ata i thonë një peme: ‘Ti je ati im.’+ Dhe i thonë një guri: ‘Ti më linde.’ Kurse mua më kthyen shpinën dhe nuk m’i hodhën sytë.+ Kur të jenë në ditë të keqe, do të thonë: ‘Ngrihu, na shpëto!’+ 28  Po ku janë perënditë që bëre?+ Le të ngrihen ato në rast se mund të të shpëtojnë, kur të jesh në ditë të keqe.+ Perënditë e tua janë të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+ 29  Pse ngrini akuza ndaj meje?+ Pse të gjithë ju keni kryer shkelje ndaj meje?+—thotë Jehovai.— 30  Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+ Ata nuk pranuan të disiplinoheshin.+ Shpata juaj ka gllabëruar profetët tuaj, si një luan që sjell rrënim.+ 31  O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait!+Vallë, jam bërë për Izraelin thjesht një shkretëtirë+ ose një vend me terr? Pse populli im thotë: ‘Jemi sorollatur ku kemi dashur. Nuk do të kthehemi më te ti.’+ 32  A mund të harrojë një virgjëreshë stolitë e saj apo një nuse jelekun e nusërisë? E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+ 33  Pse, o grua, e ke bërë gati udhën për të kërkuar dashurinë? Je mësuar me gjëra të këqija.+ 34  Në cepat e rrobave të tua janë gjetur njolla gjaku të pafajshëm, të shpirtrave+ të të varfërve.+ Nuk i kam gjetur ato në një vend ku është bërë vjedhje, por në cepat e rrobave të tua.+ 35  Por ti thua: ‘Kam mbetur e pafaj. Ai nuk është më i zemëruar me mua.’+Ja, unë ngre padi kundër teje, sepse thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’+ 36  Pse të duket gjë e papërfillshme që ndërrove udhë?+ Edhe për Egjiptin do të të vijë turp,+ siç të erdhi turp për Asirinë.+ 37  Do të dalësh me duart në kokë,+ sepse Jehovai i ka hedhur poshtë ata që ishin siguria jote dhe nuk do t’ia dalësh mbanë me ta.»

Shënime në fund të faqes

Jehovai i drejtohet Jerusalemit sikur të ishte grua.
Domethënë, lumit Eufrat.