Jeremia 19:1-15

19  Kështu tha Jehovai: «Shko dhe merr një poç balte të një poçari,+ si dhe thirr disa pleq nga populli e disa pleq nga priftërinjtë.  Pastaj shko në luginën e birit të Hinomit,+ që është në hyrje të Portës së Copave të Poçeve. Atje shpall fjalët që do të të them.+  Thuaj: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbretër të Judës dhe banorë të Jerusalemit!+ Kështu thotë Jehovai i ushtrive,+ Perëndia i Izraelit:‘Ja, unë do të sjell një gjëmë në këtë vend që kur dikush ta dëgjojë, të tronditet.*+  Sepse ata më lanë mua+ dhe e bënë këtë vend që të mos njihet më.+ Në të u paraqitën tym blatimi perëndive të tjera që nuk i kishin njohur,+ ata, paraardhësit e tyre dhe mbretërit e Judës, dhe e mbushën këtë vend me gjak të pafajshmish.+  Ndërtuan vendet e larta të Baalit, për të djegur bijtë e tyre në zjarr si blatime të plota të djegura për Baalin,+ gjë që nuk e urdhërova e nuk e thashë,+ dhe nuk më ka shkuar kurrë ndër mend.+  Prandaj, ja, po vijnë ditët,—thotë Jehovai,—kur ky vend nuk do të quhet më Tofeti+ dhe lugina e bijve të Hinomit,+ por lugina e vrasjes.  Unë do ta bëj të kotë qëllimin e Judës e të Jerusalemit në këtë vend+ dhe do të bëj që të bien nga shpata para armiqve e nga dora e atyre që kërkojnë shpirtin e tyre.+ Kufomat e tyre do t’ua jap si ushqim zogjve të qiellit dhe kafshëve të tokës.+  Do ta bëj këtë qytet që të ngjallë habi dhe që të fërshëllejnë për të.+ Kushdo që do të kalojë nëpër të, do t’ia ngulë sytë i befasuar e do të fërshëllejë për të gjitha plagët e tij.+  Do t’i bëj të hanë mishin e bijve dhe të bijave të veta, e do të hanë mishin e njëri-tjetrit, nga shtrëngimi e ankthi që do të kenë kur t’i rrethojnë armiqtë, dhe ata që kërkojnë shpirtin e tyre.’”+ 10  Thyeje poçin para syve të burrave që janë me ty. 11  Thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ashtu siç thyhet një enë poçari e nuk mund të ndreqet më,+ po kështu do ta thyej këtë popull dhe këtë qytet; dhe ata do të varrosin në Tofet,+ derisa ai të stërmbushet.+ 12  Ja si do të veproj me këtë vend dhe me banorët e tij,—thotë Jehovai.—Do ta bëj këtë qytet si Tofetin.+ 13  Shtëpitë e Jerusalemit e të mbretërve të Judës do të bëhen si vendi i Tofetit,+ të papastra, pra, tërë shtëpitë në tarracat e të cilave i paraqitnin tym blatimi ushtrisë së qiejve+ dhe derdhej blatim në pije për perënditë e tjera.’”»+ 14  Pastaj Jeremia erdhi nga Tofeti,+ ku e kishte dërguar Jehovai për të profetizuar, qëndroi në oborrin e shtëpisë së Jehovait e i tha gjithë popullit:+ 15  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, këtij qyteti dhe të gjitha qyteteve përreth unë do t’u sjell tërë gjëmën që kam shpallur, sepse ata e ngurtësuan qafën që të mos u binden fjalëve të mia.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «t’i dridhen veshët».