Jeremia 15:1-21

15  Jehovai më tha: «Edhe sikur Moisiu+ e Samueli+ të ishin para meje, shpirti im nuk do të ishte me këtë popull.+ Do ta dëboja larg nga fytyra ime dhe do të ikte.+  Në qoftë se ata të thonë: ‘Ku do të ikim ne?’, thuaju: “Kështu thotë Jehovai: ‘Kushdo që është për plagën vdekjeprurëse, nga plaga vdekjeprurëse do të vdesë! Kushdo që është për shpatën, nga shpata do të vdesë! Kushdo që është për zinë e bukës, nga zia e bukës do të vdesë!+ Kushdo që është për robërinë, në robëri do të shkojë!+  Unë kam caktuar kundër tyre katër gjëma:+ shpatën për të vrarë, qentë për të tërhequr zvarrë, zogjtë e qiellit+ dhe kafshët e tokës për të ngrënë e për të rrënuar,—thotë Jehovai.—  Do t’i katandis aq keq saqë tërë mbretëritë e tokës+ të dridhen të tmerruara kur t’i shohin, për faj të Manaseut, birit të Hezekisë, për atë që bëri në Jerusalem.+  Sepse kujt do t’i dhimbsesh, o Jerusalem, dhe kush do të ta qajë hallin?+ Kush do të ndalet për të të pyetur si je?  Ti vetë më ke braktisur,+—thotë Jehovai.—Më ke kthyer shpinën.+ Unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj.+ U lodha duke ndier keqardhje për ty.+  Do t’i hedh në erë me sfurk+ te portat e vendit. Do t’i lë pa fëmijë.+ Do ta shkatërroj popullin tim, sepse nuk janë kthyer nga udhët e tyre.+  Para meje vejushat janë bërë më të shumta se kokrrizat e rërës së detit. Do të sjell kundër tyre plaçkitësin në mesditë,+ kundër nënës e kundër të riut. Do të bëj t’i pushtojnë papritur ankthi e trazimi.+  Gruaja që lindi shtatë bij, është ligur; shpirti i gulçon.+ Dielli i saj ka perënduar kur ishte akoma ditë.+ I ka ardhur turp dhe është skuqur. Atëherë, ata që do të mbeten, do t’i presë shpata e armiqve,+—thotë Jehovai.’”» 10  «I mjeri unë,+ o nënë! Ti ke lindur një njeri si unë, një njeri me të cilin bën sherr e grindet e gjithë bota.+ Nuk kam dhënë hua e as më ka dhënë njeri hua. E megjithatë, të tërë më mallkojnë.»+ 11  Jehovai tha: «Do të të shërbej për mirë.+ Do të ndërhyj për ty tek armiku në kohë gjëme+ dhe në kohë vuajtjesh.+ 12  A mund ta copëtojë dikush hekurin, hekurin që do të vijë nga veriu, dhe bakrin? 13  Të mirat dhe thesaret tuaja do t’i jap si plaçkë,+ pa asnjë çmim, për shkak të tërë mëkateve që keni kryer në gjithë territoret tuaja.+ 14  Do t’i bëj që t’jua marrin armiqtë për t’i çuar në një vend që nuk e keni njohur.+ Sepse zemërimi im është ndezur zjarr.+ Ai është ndezur kundër jush.» 15  Ti e di mirë vuajtjen time.+ O Jehova, më kujto+ dhe drejtoje vëmendjen nga unë e hakmerru ndaj përndjekësve të mi.+ Mos më bëj të marr fund,+ meqë ti nuk zemërohesh shpejt me ta. Vër re se si e duroj poshtërimin për hirin tënd.+ 16  Kur më erdhën fjalët e tua, i përpiva.+ Fjala jote është ngazëllimi+ dhe gëzimi i zemrës sime,+ sepse thirrem me emrin tënd,+ o Jehova, Perëndi i ushtrive.+ 17  Nuk jam ulur në shoqëri me ata që bëjnë shaka+ e ngazëllojnë.+ Për shkak të dorës sate, jam ulur i vetëm,+ sepse ti më ke mbushur me indinjatë.+ 18  Pse dhembja më është bërë kronike+ dhe plaga e pashërueshme?+ Nuk do që të shërohet. Ti bëhesh për mua si një burim që të zhgënjen,+ si ujëra të pasigurta.+ 19  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Po qe se kthehesh tek unë, do të kesh prapë miratimin tim+ dhe do të më shërbesh.+ E nëse e ndan atë që është e çmuar nga gjërat e kota, ti do të bëhesh goja ime. Ata do të kthehen te ti, por ti nuk do të kthehesh tek ata. 20  Unë të kam bërë për këtë popull si një mur bakri të fortifikuar.+ Ata do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mposhtin.+ Sepse unë jam me ty për të të shpëtuar e për të të çliruar,+—thotë Jehovai.— 21  Do të të çliroj nga dora e të ligjve+ dhe do të të shpengoj nga dora e tiranëve.»

Shënime në fund të faqes