Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Jeremia 14:1-22

14  Kjo është fjala e Jehovait që iu drejtua Jeremisë, lidhur me ndodhitë e thatësirave:+  Juda është në zi+ dhe portat e saj janë ligështuar.+ Ato dergjen të brengosura në tokë.+ Nga Jerusalemi ngrihet një klithmë.+  Fisnikët e tyre dërgojnë për ujë+ popullin. Këta shkojnë te sternat, por s’gjejnë ujë.+ Kthehen me enët bosh. Janë të turpëruar+ e të zhgënjyer dhe mbulojnë kokën.+  Ngaqë toka është plasaritur, sepse nuk ka pasur rrebesh në vend,+ bujqit janë të turpëruar, mbulojnë kokën.+  Drenusha pjell në arë dhe e braktis pjellën e vet, sepse nuk ka bar të njomë.  Zebrat+ ndalen në kodrat e zhveshura, gulçojnë si çakejtë. Sytë u janë venitur, sepse nuk ka bar.+  Edhe nëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh, o Jehova, vepro për hir të emrit tënd,+ sepse pabesitë tona janë bërë të shumta;+ kemi mëkatuar ndaj teje.+  O shpresa e Izraelit,+ Shpëtimtari i tij+ në kohë vuajtjeje,+ pse bëhesh si një i huaj dhe si një udhëtar që ndalet për të kaluar natën?+  Pse bëhesh si një njeri i habitur, si një njeri i fuqishëm që nuk shpëton dot njeri?+ E megjithatë, ti je mes nesh,+ o Jehova, dhe ne thirremi me emrin tënd.+ Mos na lër në baltë. 10  Kështu thotë Jehovai për këtë popull: «Ashtu kanë dashur të enden andej-këtej,+ nuk i kanë përmbajtur këmbët.+ Prandaj Jehovai nuk është kënaqur fare me ta.+ Tani ai do ta kujtojë fajin e tyre dhe do t’u kushtojë vëmendje mëkateve të tyre.»+ 11  Pastaj Jehovai më tha: «Mos m’u lut për asgjë të mirë për këtë popull.+ 12  Kur agjërojnë, nuk e dëgjoj britmën e tyre përgjëruese+ dhe kur më paraqitin blatimin e plotë dhe blatimin në drithë, unë nuk gjej kënaqësi.+ Do t’u jap fund me anë të shpatës, të zisë së bukës dhe të murtajës.»+ 13  Pas kësaj unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ja, profetët u thonë atyre: ‘Nuk do ta shihni fare shpatën e nuk do të ketë asnjë zi buke, por unë do t’ju jap paqe të vërtetë në këtë vend.’»+ 14  Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët po profetizojnë në emrin tim gënjeshtra.+ Nuk i kam dërguar unë dhe as i kam urdhëruar e as u kam thënë gjë.+ Ata po ju profetizojnë një vegim dhe fall të rremë, një gjë të kotë+ dhe dhelpërinë e zemrës së vet.+ 15  Prandaj kështu them unë, Jehovai, për profetët që profetizojnë në emrin tim, por që nuk i kam dërguar unë, dhe që thonë se nuk do të vijë as shpata e as zia e bukës në këtë vend: ‘Ata profetë do të marrin fund nga shpata dhe nga zia e bukës.+ 16  Njerëzit të cilëve u profetizojnë, do të flaken në rrugët e Jerusalemit nga zia e bukës dhe e shpatës, e askush nuk do t’i varrosë; as ata, as gratë e tyre dhe as bijtë e bijat e tyre.+ Unë do t’ua hedh mbi kokë gjëmën.’+ 17  Thuaju atyre këto fjalë: ‘Le të rrjedhin lot sytë e mi ditë e natë e mos pushofshin,+ sepse virgjëresha e popullit tim është thyer copë-copë+ me një buçimë të madhe, është plagosur shumë rëndë.+ 18  Po të dal në arë, ja, të vrarët nga shpata.+ Po të hyj në qytet, ja, sëmundjet nga zia e bukës.+ Edhe profeti, edhe prifti janë endur në një vend që nuk e njihnin.’»+ 19  Vallë e ke hedhur poshtë krejtësisht Judën+ dhe vallë e ka urryer shpirti yt Sionin?+ Pse na ke goditur aq sa nuk ka shërim për ne?+ Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asnjë e mirë. Shpresohej për një kohë shërimi, por ja, erdhi tmerri.+ 20  E pranojmë, o Jehova, ligësinë tonë, fajin e paraardhësve tanë,+ sepse kemi mëkatuar ndaj teje.+ 21  Për hir të emrit tënd+ mos na përbuz! Mos e përçmo fronin tënd të lavdishëm.+ Kujtoje dhe mos e prish besëlidhjen me ne.+ 22  Mes idhujve të kotë+ të kombeve, a ka ndonjë që të bëjë të bjerë shi, dhe vetë qiejt, a mund të japin shira të bollshme?+ A nuk je ti i Vetmi, o Jehova, Perëndia ynë?+ E ne shpresojmë te ti, sepse ti i ke bërë gjithë këto gjëra.+

Shënime në fund të faqes