Jeremia 12:1-17

12  Kur unë të paraqit një ankesë, po, kur të flas për çështje gjykimi, ti je i drejtë,+ o Jehova. Por pse atëherë udha e të ligjve ka pasur sukses+ dhe pse gjithë ata që kryejnë pabesi s’duan t’ia dinë për asgjë?  Ti i ke mbjellë; ata kanë lëshuar rrënjë, përparojnë e madje japin fryt. Ata të kanë në gojë, por larg veshkave.+  Ti, o Jehova, më njeh mirë.+ Më sheh e më ke hetuar zemrën, dhe ke parë se ajo është me ty.+ Zgjidhi ata si delet për t’u therur+ dhe lëri veç për ditën e vrasjes.  Deri kur do të thahet vendi+ dhe bimësia e gjithë arës?+ Kafshët dhe zogjtë janë zhdukur nga ligësia e atyre që banojnë në vend.+ Ata thonë: «Ai nuk e sheh dot të ardhmen tonë.»  Kur ke vrapuar me këmbësorët e të kanë lodhur, si pra, mund të bësh garë me kuajt?+ Vallë ndihesh i sigurt në vendin e paqes?+ Si do të veprosh pastaj midis shkurrnajave krenare përgjatë Jordanit?+  Vëllezërit e tu dhe ata të shtëpisë së atit tënd, po, edhe ata, kanë vepruar pabesisht ndaj teje.+ Edhe ata kanë thirrur me zë të lartë prapa teje. Mos ki besim tek ata vetëm se të thonë fjalë të mira.+  «Unë e kam lënë shtëpinë time,+ e kam braktisur trashëgiminë time.+ E kam dhënë të shtrenjtën e shpirtit tim në dorën e armiqve të saj.+  Trashëgimia ime për mua është bërë si një luan në pyll. Madje ka lëshuar zërin kundër meje. Ja pse e kam urryer.+  Trashëgimia ime+ është për mua një zog grabitqar shumëngjyrësh; zogjtë grabitqarë i sillen rrotull.+ Ejani, mblidhuni të gjitha ju, o bisha të fushës; sillini që të hanë.+ 10  Shumë barinj+ e kanë prishur vreshtin tim;+ ata e kanë shtypur me këmbë trashëgiminë time.+ Trashëgiminë time të vyer+ e kanë kthyer në një shkretëtirë të një vendi të rrënuar. 11  Ajo është bërë një vend i shkretë,+ është tharë. Është e shkretuar për mua.+ Mbarë vendi është bërë i shkretë, sepse askush prej tyre nuk ka dashur t’ia dijë për asgjë.+ 12  Nëpër shtigjet e rrahura në shkretëtirë kanë ardhur plaçkitësit. Shpata e Jehovait gllabëron nga njëri skaj i vendit në tjetrin.+ Nuk ka paqe për asnjë. 13  Kanë mbjellë grurë, por kanë korrur gjemba.+ Janë sfilitur, por nuk do të kenë asnjë dobi.+ Do t’u vijë turp për ato që do të korrin, për shkak të zemërimit të zjarrtë të Jehovait. 14  Kështu thotë Jehovai kundër gjithë fqinjëve të ligj+ që prekin trashëgiminë që i dhashë popullit tim, Izraelit:+ “Ja, unë do t’i shkul nga toka e tyre,+ dhe shtëpinë e Judës do ta shkul nga mesi i tyre.+ 15  Pasi t’i kem shkulur, do të kem përsëri mëshirë për ta+ dhe do ta kthej secilin te trashëgimia e vet dhe te vendi i vet.+ 16  Nëse ata do të mësojnë udhët e popullit tim e do të betohen për emrin tim+ ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’, siç e mësuan popullin tim të betohej për Baalin,+ edhe ata do të begatohen në mes të popullit tim.+ 17  Por në rast se nuk binden, atëherë unë do ta shkul me rrënjë edhe atë komb, do ta shkul e do ta shkatërroj”,+—thotë Jehovai.»

Shënime në fund të faqes