Isaia 8:1-22

8  Jehovai më tha: «Merr një pllakë+ të madhe dhe shkruaj mbi të me një kunj si ai që përdorin njerëzit, ‘Maher-Shalal-Hash-Baz’.*  Merr edhe dëshmitarë të besueshëm,+ priftin Uriah+ dhe Zakarinë, birin e Jeberekisë, që ta vërtetojnë.»+  Pastaj iu afrova profeteshës, dhe ajo mbeti shtatzënë e pas ca kohësh lindi një djalë.+ Atëherë Jehovai më tha: «Vërja emrin Maher-Shalal-Hash-Baz,  sepse para se djali të mësojë të thërrasë+ ‘ati im’ dhe ‘nëna ime’, pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë.»+  Jehovai vazhdoi të më thoshte:  «Meqë ky popull i ka përbuzur+ ujërat e Shiloahut+ që rrjedhin ëmbël, e përkundrazi ngazëllon+ për Rezinin dhe për birin e Remaliahut,+  ja, Jehovai po ngre kundër+ tyre ujërat e fuqishme e të shumta të Lumit,+ mbretin e Asirisë+ dhe gjithë lavdinë e tij.+ Ai do të dalë nga tërë shtretërit, do të vërshojë mbi gjithë brigjet e tij  dhe do të kalojë nëpër Judë. Ai do të përmbytë dhe do të kalojë tutje+ e do të arrijë deri te qafa.+ Krahët+ e tij të shtrirë do të mbulojnë vendin tënd në gjithë gjerësinë e tij, o Emanuel!»+  Bëni keq, o popuj, dhe do të bëheni copë e çikë! Mbani vesh, të gjithë ju që jeni në viset e largëta të tokës!+ Ngjishni armët+ për luftë, dhe do të bëheni copë e çikë!+ Po, ngjishni armët dhe do të bëheni copë e çikë! 10  Kurdisni një plan, dhe ai do të prishet!+ Thoni një fjalë, dhe ajo nuk do të dalë, sepse Perëndia është me ne!+ 11  Sepse kështu më tha Jehovai me forcën e dorës së tij, që të më bënte të mos ndiqja më rrugën e këtij populli: 12  «Mos thoni: ‘Komplot!’ për gjithçka që ky popull thotë: ‘Komplot!’,+ dhe mos iu frikësoni asaj që i frikësohen ata, as mos u dridhni prej saj.+ 13  Jehovain e ushtrive, Atë duhet të shenjtëroni,+ atij duhet t’i frikësoheni+ dhe prej tij duhet të dridheni.»+ 14  Ai do të bëhet si një vend i shenjtë,+ por edhe si gur ku të përplasen dhe si shkëmb ku të pengohen+ të dyja shtëpitë e Izraelit dhe si grackë e si lak për banorët e Jerusalemit.+ 15  Shumë prej tyre me siguri do të pengohen, do të bien dhe do të copëtohen. Ata do të zihen në lak e do të kapen.+ 16  Mbështille dëshminë,+ vulose ligjin që të mbetet mes dishepujve të mi.+ 17  Unë do të vazhdoj të pres Jehovain,+ që po ia fsheh fytyrën shtëpisë së Jakobit,+ dhe do të kem shpresë tek ai.+ 18  Ja, unë dhe fëmijët që më dha Jehovai+ jemi në Izrael si shenja+ dhe mrekulli nga Jehovai i ushtrive, që banon në Malin e Sionit.+ 19  Në rast se ju thonë: «Drejtojuni mediumeve*+ ose atyre që bëjnë parashikime, të cilët pëshpëritin+ dhe flasin me zë të ulët», a nuk duhet që çdo njeri t’i drejtohet Perëndisë së vet?+ A duhet t’u drejtohemi të vdekurve për të gjallët?+ 20  Drejtojuni ligjit dhe dëshmisë!+Ata do të vazhdojnë të flasin në përputhje me këtë deklaratë,+ për të cilën s’do të ketë dritë agimi.+ 21  Secili do të kalojë përmes vendit, i dërrmuar dhe i uritur,+ e meqë do të jetë i uritur e i indinjuar, do të mallkojë mbretin dhe Perëndinë e tij+ dhe do të ndalet e do të shikojë lart. 22  Ai do të shikojë në tokë dhe ja, vuajtje, errësirë,+ terr, kohë të vështira dhe zymtësi pa pikë ndriçimi.+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «Nxito, o plaçkë! Ai ka ardhur me të shpejtë për të plaçkitur.»
Persona që ndërmjetësojnë komunikimin me demonët e fallit. LXX: «ventrilok»; Lat.: magos, (astrologë). Shih Ve 16:16.