Isaia 66:1-24

66  Kështu thotë Jehovai: «Qiejt janë froni im+ dhe toka është stoli im i këmbëve.+ Ku është, pra, shtëpia që mund të ndërtoni për mua+ dhe ku është vendi ku unë mund të prehem?+  Tërë këto i kanë bërë dhe i kanë sjellë në ekzistencë duart e mia,+—thotë Jehovai.—Prandaj unë do t’i kem sytë tek i munduari, tek ai që e ka ndërgjegjen* të vrarë+ dhe tek ai që dridhet nga fjala ime.+  Kush flijon një dem, është si të vriste një njeri.+ Kush flijon një dele, është si t’i thyente qafën një qeni.+ Kush më bën një dhuratë, është si të më paraqiste gjakun e një derri.+ Kush paraqet temjan të bardhë+ si përkujtim, është si të bekonte me fjalë magjike.+ Këta kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe shpirti i tyre i pëlqen gjërat e neveritshme që bëjnë.+  Por edhe unë do të zgjedh ndëshkimin e tyre+ dhe do të bëj që mbi ta të bien gjëra që ata i kanë tmerr,+ sepse thirra, por askush s’u përgjigj, fola, por askush s’dëgjoi,+ përkundrazi ata vazhduan të bënin atë që ishte e keqe në sytë e mi dhe zgjodhën të bënin gjëra që unë nuk i pëlqej.»+  Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, ju që dridheni nga fjala e tij:+ «Vëllezërit tuaj ju urrejnë+ dhe ju mënjanojnë për shkak të emrit tim,+ edhe pse thonë: ‘Qoftë i lëvduar Jehovai!’+ Por ai do të marrë anën tuaj dhe ju do të gëzoni,+ kurse atyre do t’u vijë turp.»+  Dëgjohet një trazirë nga qyteti, dëgjohet një zhurmë nga tempulli.+ Është zhurma që krijohet ngaqë Jehovai po u jep shpagimin e merituar armiqve të tij.+  Sioni lindi para se t’i fillonin dhembjet e lindjes.+ Po, para se t’i vinin dhembjet e lindjes, lindi një djalë.+  Kush ka dëgjuar një gjë të tillë?+ Kush ka parë gjëra si këto?+ A del një vend+ në dritë me dhembje lindjeje brenda një dite?+ A lind një komb+ i tëri përnjëherësh?+ Sepse Sionit i kanë filluar dhembjet e lindjes dhe i ka lindur bijtë e vet.  «Mos vallë unë e hap barkun dhe bëj që të mos lindë?+—thotë Jehovai.—Ose, bëj që të nisë lindja dhe e mbyll barkun?»—thotë Perëndia yt. 10  Gëzoni për Jerusalemin dhe ngazëlloni për të,+ të gjithë ju që e doni.+ Gëzoni shumë, të gjithë ju që mbani zi për të,+ 11  sepse do të pini e do të kënaqeni duke pirë gjirin e ngushëllimit të plotë të tij; sepse do të pini e do të kënaqeni shumë duke pirë nga thitha e gjirit të lavdisë së tij.+ 12  Sepse kështu thotë Jehovai: «Unë do të çoj tek ai paqen që do të rrjedhë si lumë+ dhe lavdinë e kombeve si përrua që vërshon,+ e ju do të pini.+ Ju do t’ju mbajnë në krahë dhe do t’ju ledhatojnë duke ju mbajtur në gjunjë.+ 13  Unë do t’ju ngushëlloj siç e ngushëllon një njeri nëna e tij.+ Ju do të ngushëlloheni në lidhje me Jerusalemin.+ 14  Do të shihni dhe zemra juaj do të ngazëllojë+ e kockat tuaja+ do të përtërihen si bari i njomë.+ Dora ime, dora e Jehovait, do t’u bëhet e njohur shërbëtorëve të mi,+ kurse armiqtë e mi do t’i dënoj.+ 15  Unë, Jehovai, po vij si zjarr+ dhe karrocat e mia si erë shtrëngate,+ që t’i shpaguaj me zemërim të tërbuar dhe me flakët e zjarrta+ të qortimit tim. 16  Sepse Jehovai do t’i kundërvihet njerëzimit me zjarr përvëlues, po, me shpatën e tij,+ dhe ata që do të vriten nga Jehovai, do të jenë shumë.+ 17  Atyre që shenjtërohen e pastrohen që të adhurojnë nëpër kopshte,+ pas ndonjë idhulli që qëndron në mes, që hanë mish derri+ dhe gjëra që të ngjallin krupë, madje edhe minj,+ do t’u vijë fundi,—thotë Jehovai.— 18  Sa për veprat+ dhe mendimet e tyre,+ unë po vij të mbledh të gjitha kombet dhe gjuhët,+ që të vijnë e të shohin lavdinë time.+ 19  Unë do të vë një shenjë+ mes tyre dhe disa nga ata që ia kishin mbathur, do t’i dërgoj nëpër kombe të ndryshme,+ në Tarshish,+ Pul dhe Lud,+ ku përdoret harku, në Tubal dhe Javan,+ në ishujt e largët,+ që nuk kanë dëgjuar të flitet për mua dhe as e kanë parë lavdinë time.+ Dhe ata kanë për ta shpallur patjetër lavdinë time mes kombeve.+ 20  Do t’i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj nga tërë kombet+ si një dhuratë për Jehovain,+ mbi kuaj e karroca, në karroca të mbuluara, në mushka e deve*+ të shpejta, që të ngjiten në malin tim të shenjtë,+ në Jerusalem,—thotë Jehovai,—ashtu si ngjiten bijtë e Izraelit kur sjellin dhuratën në shtëpinë e Jehovait në një enë të pastër.+ 21  Disa prej tyre do t’i marr si priftërinj dhe si levitë,—thotë Jehovai. 22  Sepse ashtu si do të qëndrojnë para meje+ qiejt e rinj+ dhe toka e re+ që po bëj,—thotë Jehovai,—po kështu do të qëndrojnë edhe pasardhësit+ dhe emri juaj.+ 23  Nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një sabat në tjetrin, çdo njeri do të vijë që të përkulet para meje,+—thotë Jehovai.— 24  Ata do të dalin e do të shohin kufomat e atyre që kryenin shkelje kundër meje.+ Krimbat që kanë zënë, nuk do të ngordhin, dhe zjarri që i djeg nuk do të shuhet,+ përkundrazi ata do t’i pështirosen çdo njeriu.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «frymën».
Fjala origjinale do të thotë deve femra.