Isaia 65:1-25

65  «Lashë të më kërkonin+ ata që nuk kishin pyetur për mua.+ Lashë të më gjenin ata që nuk më kishin kërkuar.+ I thashë ‘Ja ku jam, ja ku jam!’+ një kombi që nuk thërriste emrin tim.+  I shtrija duart tërë ditën drejt një populli kokëfortë,+ që ecte në një udhë jo të mirë+ dhe siç i thoshte mendja e vet,+  drejt një populli, me njerëz që më fyenin+ vazhdimisht para syve, duke flijuar nëpër kopshte+ e duke paraqitur tymin e blatimit+ përmbi tulla,  që uleshin mes varreve, e kalonin natën duke ruajtur nëpër kolibe,+ që hanin mish derri+ dhe mbanin nëpër enë lëngun e gjërave të ndyra,+  drejt atyre që thoshin: ‘Qëndro aty ku je. Mos m’u afro, që të mos marrësh nga shenjtëria ime.’+ Këta janë si tym në flegrat e mia,+ janë si zjarr që digjet gjatë gjithë ditës.+  Ja, kjo është shkruar para meje.+ Unë nuk do të hesht,+ përkundrazi do të shpaguaj,+ po, do t’ua jap shpagimin në gji,+  për fajet që kanë bërë ata vetë dhe njëkohësisht për fajet që kanë bërë paraardhësit e tyre,+—thotë Jehovai.—Meqenëse kanë paraqitur tymin e blatimit mbi male dhe më kanë poshtëruar mbi kodra,+ në fillim do të llogarit shpagimin e tyre dhe do t’ua derdh në gji.»+  Kështu thotë Jehovai: «Ashtu si dikush sheh një bistak rrushi, nga i cili mund të nxirret verë e re,+ dhe thotë: ‘Mos e prish,+ se në të ka një bekim’,+ njësoj do të bëj edhe unë për hir të shërbëtorëve të mi, që të mos shkatërrohen të gjithë.+  Nga Jakobi do të nxjerr një pasardhës+ dhe nga Juda atë që do të trashëgojë malet e mia.+ Të zgjedhurit e mi do ta shtien në dorë atë vend+ dhe shërbëtorët e mi do të banojnë atje.+ 10  Për popullin tim që do të më kërkojë,+ Sharoni+ do të kthehet në kullotë për dhentë+ dhe ultësira e Akorit+ në një vend ku do të pushojnë gjedhët. 11  Por sa për ju që më braktisët mua, Jehovain,+ që harruat malin tim të shenjtë,+ që shtroni tryezën për perëndinë e Fatit të Mirë+ dhe shtini verë të përzier për perëndinë e Riskut,+ 12  risku juaj do të jetë shpata+ dhe do të përkuleni që të gjithë për t’u vrarë,+ sepse kur ju thirra,+ nuk u përgjigjët, kur ju fola, nuk më dëgjuat.+ Ju bënit atë që ishte e keqe në sytë e mi+ dhe zgjodhët të bënit gjëra që unë nuk i pëlqej.»+ 13  Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ja, shërbëtorët e mi do të hanë,+ kurse ju do të keni uri.+ Shërbëtorët e mi do të pinë,+ kurse ju do të keni etje.+ Shërbëtorët e mi do të gëzojnë,+ kurse juve do t’ju vijë turp.+ 14  Shërbëtorët e mi do të lëshojnë britma gëzimi për gjendjen e mirë të zemrës,+ kurse ju do të bërtitni nga dhembja që do të ndieni në zemër dhe do të ulërini për shkak të frymës së dërrmuar.+ 15  Emri juaj do të përdoret nga të zgjedhurit e mi për të zënë be dhe ju do të vdisni një nga një nga dora ime, dora e Zotërisë Sovran Jehova,+ kurse shërbëtorët e mi do t’i thërras me një emër tjetër.+ 16  Kushdo që kërkon një bekim për vete në tokë, do ta kërkojë nga unë, Perëndia i besueshëm,+ dhe kushdo që betohet në tokë, do të betohet për mua, Perëndinë e besueshëm,+ pasi vuajtjet e mëparshme do të jenë harruar dhe do të jenë fshehur nga sytë e mi.+ 17  Sepse unë po krijoj qiej të rinj+ dhe një tokë të re.+ Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje+ dhe as do të zgjohen më në zemër.+ 18  Por ju ngazëlloni+ e jini gjithmonë të gëzuar për atë që krijoj,+ sepse ja, Jerusalemin do ta bëj burim gëzimi dhe popullin e tij burim ngazëllimi.+ 19  Do të gëzoj për Jerusalemin dhe do të ngazëlloj për popullin tim.+ Atje s’do të dëgjohet më asnjë e qarë ose vajtim.+ 20  Atje nuk do të ketë më asnjë foshnjë gjiri që të rrojë vetëm pak ditë+ dhe asnjë të moshuar që nuk i mbush ditët e tij.+ Sepse kush vdes, edhe pse njëqind vjeç, do të jetë si djalë i ri dhe mëkatari, edhe pse njëqind vjeç, do të mallkohet.+ 21  Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.+ 22  Nuk do të ndërtojnë që të banojë një tjetër dhe nuk do të mbjellin që të hajë një tjetër. Ditët e popullit tim do të jenë si ditët e një peme+ dhe të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.+ 23  Nuk do të robtohen më kot+ dhe nuk do të lindin fëmijë që të shkatërrohen papritur,+ sepse ata dhe bijtë e tyre janë pasardhës të bekuar nga Jehovai.+ 24  Para se të thërrasin, unë do të përgjigjem+ dhe ndërsa ata janë ende duke folur, unë do t’i dëgjoj.+ 25  Ujku+ dhe qengji do të kullotin së bashku+ dhe luani do të hajë kashtë si demi.+ Gjarpri do të ushqehet me pluhur.+ Ata nuk do të bëjnë asnjë të keqe+ dhe asnjë dëm në tërë malin tim të shenjtë»,+—thotë Jehovai.

Shënime në fund të faqes