Isaia 64:1-12

64  Ah sikur t’i shqyeje qiejt e të zbrisje,+ që malet të dridheshin+ prej teje,  si zjarri që djeg shkarpat dhe e bën ujin të vlojë, që t’ua bësh të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu+ dhe kombet të dridhen+ prej teje!  Ti zbrite kur bëre gjëra të frikshme+ dhe malet u drodhën prej teje,+ gjëra që ne nuk do t’i shpresonim.  Që nga kohët e lashta asnjë nuk ka dëgjuar,+ nuk ka mbajtur vesh dhe nuk ka parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje+ që të veprojë në dobi të atyre që vazhdojnë të presin nga ti.+  Ti je me atë që zbaton drejtësinë+ me gëzim, me ata që të kujtojnë e ndjekin udhët e tua.+Ti u indinjove,+ se ne mëkatuam+ për një kohë të gjatë, e tani do të na shpëtosh?+  Të gjithë ne u bëmë si i papastri dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si copë që përdoret për të përmuajshmet.+ Të gjithë do të fishkemi si gjethe+ dhe fajet tona do të na çojnë larg si era.+  Asnjë nuk e thërret më emrin tënd+ e asnjë nuk ngrihet që të kapet te ti. Ti e ke fshehur fytyrën nga ne+ dhe na lë të tretemi+ nga pesha e fajit tonë.  Megjithatë, ti, o Jehova, je Ati ynë.+ Ne jemi argjila,+ dhe ti je Poçari ynë.+ Që të gjithë jemi vepër e duarve të tua.+  O Jehova, mos u zemëro shumë+ me ne dhe mos e kujto gjithmonë fajin tonë.+ Na shih, pra, të gjithë ne jemi populli yt.+ 10  Qytetet e tua të shenjta+ janë kthyer në shkretëtirë. Sioni+ është kthyer në shkretëtirë dhe Jerusalemi në gërmadhë të shkretë.+ 11  Shtëpia e shenjtë dhe e bukur,+ në të cilën të lëvduan paraardhësit tanë,+ është bërë pre e zjarrit.+ Të gjitha gjërat tona të dëshirueshme+ janë rrënuar. 12  A do ta përmbash veten para këtyre gjërave,+ o Jehova? Vallë do të rrish pa bërë asgjë e të na lësh të mundohemi së tepërmi?+

Shënime në fund të faqes