Isaia 61:1-11

61  Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+ pasi Jehovai më ka mirosur+ që t’u them lajmin e mirë zemërbutëve.+ Ai më ka dërguar që t’u lidh plagën zemërvrarëve,+ t’u shpall lirinë atyre që janë në robëri+ dhe t’ua hap plotësisht sytë të burgosurve,+  të shpall vitin e miratimit nga ana e Jehovait+ dhe ditën e hakmarrjes nga ana e Perëndisë tonë,+ të ngushëlloj të gjithë ata që mbajnë zi,+  t’u jap dhe t’u vë atyre që mbajnë zi për Sionin një mbulesë të bukur koke në vend të hirit,+ t’u jap vajin e ngazëllimit,+ në vend të vajtimit dhe mantelin e lëvdimit, në vend të frymës së ligështuar.+ Ata do të quhen pemë të mëdha të drejtësisë,+ plantacioni i Jehovait,+ që ai të zbukurohet.+  Ata do të rindërtojnë vendet e shkretuara+ prej kohësh, do të ngrenë gërmadhat e kohëve të mëparshme+ dhe do t’i bëjnë nga e para qytetet e shkretuara,+ vendet e rrënuara nga shumë breza.  «Të huajt do të vijnë e do të kullotin kopetë tuaja+ dhe bijtë e të huajve+ do të jenë bujqit dhe vreshtarët tuaj.+  Kurse ju do të quheni priftërinj të Jehovait+ dhe shërbëtorë+ të Perëndisë tonë.+ Ju do të hani të mirat e kombeve+ dhe do të krenoheni për gjërat e lavdishme që u morët.+  Në vend të turpit, populli im do të marrë një pjesë të dyfishtë+ dhe në vend të poshtërimit, do të lëshojë britma gëzimi për pjesën e vet.+ Ata do të shtien në dorë një pjesë të dyfishtë+ në vendin e tyre dhe do të kenë gëzim brez pas brezi.+  Sepse unë, Jehovai, e dua drejtësinë+ dhe e urrej grabitjen e padrejtësinë.+ Unë jam i drejtë, prandaj do t’u jap shpërblimin që meritojnë+ dhe do të bëj një besëlidhje të përjetshme me ta.+  Pasardhësit e tyre do të njihen mes kombeve+ dhe bijtë e tyre do të njihen mes popujve. Të gjithë ata që do t’i shohin,+ do t’i njohin se ata janë pasardhësit që kam bekuar unë, Jehovai.»+ 10  Unë do të ngazëlloj falë Jehovait.+ Shpirti im do të gëzojë falë Perëndisë tim.+ Sepse ai më ka veshur me rrobat e shpëtimit,+ më ka mbështjellë me pelerinën e drejtësisë,+ si dhëndrin që i vënë në kokë një mbulesë të bukur+ siç e vë prifti, dhe si nusen që zbukurohet me stoli.+ 11  Sepse ashtu si toka nxjerr filizat e saj dhe si kopshti bën të mbijë çka është mbjellë në të,+ edhe Zotëria Sovran Jehova do të bëjë që të mbijë drejtësia+ dhe lëvdimi para të gjitha kombeve.+

Shënime në fund të faqes