Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 60:1-22

60  Ngrihu,+ o grua, e lësho dritë,+ sepse drita jote ka ardhur+ dhe lavdia e Jehovait shndrit mbi ty.+  Pasi toka do të mbulohet nga errësira+ dhe kombet nga terri i zi, kurse mbi ty do të shndritë drita e Jehovait dhe do të shihet lavdia e tij.+  Kombet do të vijnë te drita+ jote dhe mbretërit+ do të vijnë te drita që lëshon shkëlqimi yt.+  Hidhi sytë përreth dhe shih! Ata janë mbledhur të gjithë+ e kanë ardhur te ti.+ Nga larg vijnë bijtë e tu dhe bijat e tua, të cilave u kushtohet kujdes duke i mbajtur në krahë.+  Atëherë ti do të shohësh dhe do të të shndritë fytyra.+ Zemra jote do të brofë e do të gufojë, sepse pasuritë e detit do të drejtohen për te ti dhe të mirat e kombeve do të vijnë te ti.+  Vendi do të mbulohet nga një mori devesh, nga devetë e reja* të Midianit dhe të Efahut.+ Të gjitha ato të Shebës+ do të vijnë. Do të sjellin ar e temjan të bardhë dhe do të shpallin se sa i lëvduar është Jehovai.+  Të gjitha kopetë e Kedarit+ do të mblidhen pranë teje. Deshtë e Nebajotit+ do të të shërbejnë.+ Ata do të ngjiten të miratuar në altarin tim,+ dhe unë do të zbukuroj shtëpinë time të lavdisë.+  Cilët janë këta që vijnë duke fluturuar si një re+ dhe si pëllumba në shtëpizën e tyre?  Tek unë do të shpresojnë ishujt+ dhe anijet e Tarshishit+ si më parë, për t’i sjellë bijtë e tu nga larg+ bashkë me argjendin dhe arin e tyre,+ për emrin+ e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe për të Shenjtin e Izraelit,+ sepse ai do të të ketë bërë të bukur.+ 10  Të huajt do të ndërtojnë muret e tua+ dhe mbretërit e tyre do të vihen në shërbimin tënd,+ sepse të godita ngaqë u indinjova,+ por tani do të kem mëshirë për ty, pasi të kam miratuar.+ 11  Portat e tua do të qëndrojnë gjithnjë të hapura.+ Nuk do të mbyllen as ditën e as natën, që të sjellin te ti të mirat e kombeve+ me mbretërit e tyre në krye.+ 12  Sepse ato kombe dhe mbretëri që nuk do të vihen në shërbimin tënd, do të zhduken dhe kombet do të shkatërrohen plotësisht.+ 13  Te ti do të vijë lavdia e Libanit, dëllinja, frashëri dhe qiparisi në të njëjtën kohë,+ për të zbukuruar vendin e shenjtërores sime.+ Unë do t’i jap lavdi vendit të këmbëve të mia.+ 14  Bijtë e atyre që të munduan, do të vijnë te ti duke u përkulur para teje.+ Të gjithë ata që të trajtonin me përbuzje, do të bien përmbys në këmbët e tua+ dhe do të të quajnë Qyteti i Jehovait, Sioni+ i të shenjtit të Izraelit. 15  Në vend që të të braktisin e të të urrejnë, aq sa askush të mos kalojë më nga ti,+ unë do të të bëj një gjë për t’u krenuar përgjithmonë dhe një ngazëllim brez pas brezi.+ 16  Ti do të thithësh qumështin e kombeve+ e do të pish në gjinjtë e mbretërve,+ dhe ke për ta marrë vesh se unë, Jehovai,+ jam Shpëtimtari yt+ dhe i Fuqishmi+ i Jakobit është Riblerësi+ yt. 17  Në vend të bakrit do të sjell ar,+ në vend të hekurit do të sjell argjend, në vend të drurit, bakër dhe në vend të gurëve, hekur. Do të caktoj paqen si mbikëqyrësin tënd+ dhe drejtësinë si përgjegjësin tënd.+ 18  Në vendin tënd nuk do të dëgjohet më për dhunë dhe as për plaçkitje e rrënim brenda kufijve të tu.+ Ti do t’i quash muret e tua Shpëtim+ dhe portat e tua Lëvdim. 19  Dielli nuk do të jetë më drita jote gjatë ditës, dhe shkëlqimi i hënës nuk do të të japë më dritë. Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme+ dhe Perëndia yt do të bëhet lavdia jote.+ 20  Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe as hëna jote nuk do të zvogëlohet më, sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme+ dhe ditët e zisë sate do të marrin fund.+ 21  Populli yt do të jetë i drejtë.+ Ata do ta zotërojnë tokën përgjithmonë,+ po, ata që janë filizi i plantacionit tim,+ vepra e duarve të mia,+ që unë të zbukurohem.+ 22  I pakti do të bëhet një mijë dhe i vogli një komb i fuqishëm.+ Unë, Jehovai, do ta përshpejtoj këtë gjë në kohën e vet.»+

Shënime në fund të faqes

Fjala origjinale do të thotë deve të reja meshkuj.