Isaia 6:1-13

6  Vitin që vdiq mbreti Uziah,+ pashë Jehovain+ të ulur në një fron+ të lartë e të madhërishëm dhe cepat e veshjes së tij mbushnin tempullin.+  Mbi të qëndronin serafinë.+ Secili prej tyre kishte gjashtë krahë. Me dy mbulonin fytyrën,+ me dy mbulonin këmbët dhe me dy fluturonin.  Ata i thërritnin njëri-tjetrit: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai i ushtrive!+ Gjithçka që është në tokë pasqyron lavdinë e tij.»  Boshtet e portave+ nisën të dridheshin nga zëri i tyre, kur ata thërritnin, dhe shtëpia u mbush me tym.+  Unë thashë: «I mjeri unë! Tani mora fund, sepse jam njeri me buzë të papastra+ dhe banoj mes një populli me buzë të papastra,+ por sytë e mi panë Mbretin, vetë Jehovain e ushtrive!»+  Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje. Në dorë kishte një thëngjill+ që e kishte marrë me mashë nga altari.+  Ai më preku gojën+ dhe më tha: «Ja, kjo preku buzët e tua. Tani faji yt iku e mëkati t’u shlye.»+  Dëgjova zërin e Jehovait që tha: «Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?»+ Unë u përgjigja: «Ja ku jam! Më dërgo mua!»+  Pastaj shtoi: «Shko e thuaji këtij populli: ‘Dëgjoni herë pas here, por pa kuptuar. Shikoni herë pas here, por pa marrë njohuri.’+ 10  Bëje të pandjeshme zemrën+ e këtij populli, mbyllua sytë dhe veshët,+ që me sy të mos shohin, me veshë të mos dëgjojnë, me zemër të mos kuptojnë dhe të mos kthehen e të shërohen.»+ 11  Atëherë unë thashë: «Deri kur, o Jehova?»+ Ai u përgjigj: «Derisa qytetet të kthehen në gërmadha e në to të mos mbetet më asnjë banor, shtëpitë të mbeten pa njeri e toka të katandiset në shkreti,+ 12  dhe derisa Jehovai t’i largojë njerëzit e një pjesë e madhe e vendit të braktiset.+ 13  Megjithatë, në të do të mbetet një e dhjeta.+ Edhe ajo do të shkrumbohet si një pemë e madhe, po, si një pemë madhështore që kur pritet+ i mbetet cungu.+ Cungu i saj do të jetë një farë e shenjtë.»+

Shënime në fund të faqes