Isaia 58:1-14

58  Bërtit sa të ha zëri e mos u përmbaj.+ Ngrije zërin si tingulli i një briri e tregoji popullit tim rebelimin e tij+ dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.  Ata më kërkojnë çdo ditë dhe thonë se kënaqen duke njohur udhët e mia,+ sikur të jenë një komb që bën atë që është e drejtë dhe që nuk e ka braktisur drejtësinë e Perëndisë+ së tij, pasi kërkojnë nga unë gjykime të drejta dhe kërkojnë t’i afrohen Perëndisë, tek i cili gjejnë kënaqësi.+  Ata thonë: ‘Pse të agjërojmë, kur ti nuk na sheh?+ Pse ta mundojmë shpirtin tonë,+ kur ti s’e vë re?’+Por ditën e agjërimit tuaj ju kënaqeshit kur i shtrëngonit të punonin ata që robtoheshin për ju.+  Në të vërtetë ju agjëronit për grindje e për sherr+ dhe për të goditur me grushtin e keqdashjes.+ A nuk agjëruat dhe pastaj menduat se kjo ishte një kohë kur zëri juaj do të dëgjohej lart?  Ky duhet të jetë agjërimi që unë pëlqej, një ditë në të cilën njeriu e mundon shpirtin e tij,+ përkul kokën porsi xunkth e vë për shtrojë copë thesi dhe hi?+ Këtë quani ju agjërim dhe ditë të pranueshme për Jehovain?+  E pra, agjërimi që më pëlqen është ky: të këputësh vargonjtë e ligësisë,+ të zgjidhësh litarët e zgjedhës,+ të lësh të lirë të shtypurin+ dhe të thyesh çdo zgjedhë.+  Agjërimi që më pëlqen është ta ndash bukën me të uriturin,+ ta futësh në shtëpinë tënde atë që është i munduar e i pastrehë,+ ta veshësh atë që sheh se është lakuriq+ dhe të mos fshihesh nga ata që janë mishi yt.+  Atëherë drita jote do të shndriste porsi agimi+ dhe për ty do të vinte me të shpejtë shërimi.+ Para teje do të shkonte drejtësia+ dhe lavdia e Jehovait do të ishte praparoja jote.+  Atëherë do të thërritje, dhe Jehovai do të përgjigjej. Do të kërkoje ndihmë,+ dhe ai do të thoshte: ‘Ja ku jam!’Nëse e heq nga gjiri yt zgjedhën,+ gishtin që tregon të tjerët+ dhe fjalët e këqija,+ 10  nëse i jep të uriturit atë që shpirti yt dëshiron+ dhe ngop shpirtin e të munduarit, drita jote do të shndritë në errësirë dhe terri yt do të jetë si mesdita.+ 11  Jehovai do të të prijë+ vazhdimisht+ dhe do ta ngopë shpirtin tënd, edhe kur të jesh në tokë të zhuritur.+ Ai do të gjallërojë kockat e tua,+ dhe ti do të jesh si një kopsht i ujitur mirë+ dhe si një burim uji që nuk shteron. 12  Të nxitur nga ti, njerëzit do të ndërtojnë vendet e shkretuara prej shumë kohësh.+ Ti do të ngresh edhe themelet që kanë qenë të rrënuara për shumë breza.+ Do të quhesh riparuesi i të çarave+ dhe restauruesi i rrugëve që të çojnë në shtëpi. 13  Nëse i ruan hapat e tu në sabat për të mos bërë çfarë të pëlqen në ditën time të shenjtë,+ nëse e quan sabatin një ditë që të sjell shumë kënaqësi, një ditë të shenjtë për Jehovain, një ditë që i duhet dhënë lavdi,+ dhe i jep lavdi në vend që të merresh me punët e tua dhe në vend që të bësh ç’të pëlqen ty e të flasësh fjalë të kota, 14  atëherë ti do të gjesh kënaqësi të thellë te Jehovai+ dhe unë do të bëj që të kalërosh në vendet e larta të tokës.+ Do të të bëj të hash nga trashëgimia e Jakobit, paraardhësit+ tënd, sepse këtë e thotë vetë Jehovai me gojën e tij.»+

Shënime në fund të faqes