Isaia 56:1-12

56  Kështu thotë Jehovai: «Zbatoni drejtësinë+ dhe bëni atë që është e drejtë,+ sepse shpëtimi im do të vijë së shpejti+ dhe drejtësia ime do të zbulohet.+  Lum njeriu që vepron kështu+ dhe biri i njeriut që e rrok atë,+ duke mbajtur sabatin pa e përdhosur+ dhe duke u ruajtur që të mos bëjë asnjë të keqe+ me dorën e tij!  I huaji që është bashkuar me Jehovain, të mos thotë:+ ‘Pa dyshim, Jehovai do të më ndajë nga populli i tij.’+ As eunuku+ të mos thotë: ‘Jam një dru i thatë.’»  Sepse kështu thotë Jehovai: «Eunukëve që mbajnë sabatet e mia, që kanë zgjedhur atë që më pëlqen mua+ dhe që kanë rrokur besëlidhjen time,+  unë do t’u jap në shtëpinë time+ dhe brenda mureve të mia një përmendore+ dhe një emër,+ diçka më të mirë se bijtë dhe bijat.+ Unë do t’u jap një emër të përjetshëm,+ një emër që nuk do të fshihet.+  Të huajt që janë bashkuar me Jehovain për t’i shërbyer,+ për ta dashur emrin e Jehovait+ dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij, të gjithë ata që mbajnë sabatin pa e përdhosur dhe që kanë rrokur besëlidhjen time,+  unë do t’i çoj në malin tim të shenjtë+ dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.+ Blatimet e tyre të plota të djegura+ dhe flijimet+ e tyre do të pranohen në altarin+ tim, sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjithë popujt.»+  Zotëria Sovran Jehova, që i mbledh së bashku të shpërndarët e Izraelit,+ thotë: «Veç atyre që tashmë janë mbledhur, rreth tij do të mbledh edhe të tjerë.»+  Të gjitha ju kafshë të egra të fushës, të gjitha ju kafshë të egra të pyllit, ejani të hani.+ 10  Rojat janë të verbra.+ Asnjë prej tyre nuk ka vënë re gjë.+ Të gjithë janë si qen të pagojë që nuk lehin dot,+ por vetëm gulçojnë, shtrihen dhe u pëlqen të dremitin.+ 11  Janë si qen me shpirt të pangopur,+ që kurrë nuk dinë të kënaqen.+ Gjithashtu, janë barinj që nuk kuptojnë.+ Gjithsecili ndjek rrugën e vet për të nxjerrë përfitim të padrejtë në territorin e tij+ dhe thotë: 12  «Ejani se do të sjell ca verë. Le të pimë sa të mos mbajmë më.+ Edhe nesër do të jetë si sot, madje shumë më mirë.»+

Shënime në fund të faqes