Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 55:1-13

55  «Ejani pranë ujit,+ të gjithë ju o të etur!+ Ejani, merrni e hani,+ ju që nuk keni para! Po, ejani, merrni verë+ dhe qumësht+ falas, pa para.+  Pse shpenzoni para për diçka që nuk është bukë? Pse derdhni mund për diçka që nuk ju ngop?+ Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë.+ Shpirti juaj le të kënaqet jashtë mase me ushqim plot yndyrë.+  Ma vini veshin+ dhe ejani tek unë.+ Dëgjoni, dhe do ta ruani shpirtin gjallë.+ Unë do të jem gati të bëj me ju një besëlidhje+ të përjetshme, sipas dashamirësisë së përjetshme që i është treguar Davidit.+  Unë ua dhashë atë si dëshmitar+ kombeve,+ ua dhashë atyre+ si udhëheqës+ dhe komandant.»+  Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh+ dhe njerëzit e një kombi që nuk të njeh, do të vrapojnë drejt teje,+ për hir të Jehovait, Perëndisë tënd,+ dhe të Shenjtit të Izraelit,+ sepse ai do të të ketë dhënë hijeshi.+  Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet.+ Thirreni ndërsa është afër.+  I ligu le ta lërë rrugën e tij+ dhe shpirtkeqi le t’i largojë mendimet e tij.+ Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë,+ dhe te Perëndia ynë, sepse do ta falë në masë të madhe.+  «Sepse mendimet tuaja nuk janë mendimet e mia+ dhe as udhët tuaja nuk janë udhët e mia,+—thotë Jehovai.—  Përkundrazi, ashtu si qiejt qëndrojnë më lart se toka,+ edhe udhët e mia janë më lart se udhët tuaja,+ dhe mendimet e mia më lart se mendimet tuaja.+ 10  Sepse ashtu si shiu e bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen pa e ngopur tokën, pa e bërë të prodhojë e të blerojë,+ në mënyrë që bujku të marrë farën dhe njerëzit të marrin bukën për t’u ushqyer,+ 11  po ashtu edhe fjala që del nga goja ime,+ nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt.+ Përkundrazi, do ta bëjë atë që më pëlqen+ dhe do ta kryejë patjetër atë për të cilën e dërgova.+ 12  Ju do të niseni me gëzim+ dhe do të ktheheni me paqe.+ Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi+ dhe pemët e fushës do të duartrokasin.+ 13  Në vend të ferrave, do të dalin dëllinja.+ Në vend të hithrave, do të dalin mërsina.+ Kjo do t’i japë emër Jehovait,+ do të jetë një shenjë e përjetshme+ që nuk do të zhduket.»

Shënime në fund të faqes