Isaia 50:1-11

50  Kështu thotë Jehovai: «Ku është dëshmia e divorcit+ e nënës suaj, të cilën unë e dëbova?+ Te cili nga huadhënësit e mi ju shita?+ Jo, ju u shitët për shkak të fajeve tuaja+ dhe nëna juaj u dëbua për shkak të shkeljeve tuaja.+  Pse s’kishte asnjeri kur erdha?+ Pse s’u përgjigj askush kur thirra?+ Vërtet është shkurtuar kaq shumë dora ime, sa nuk mund të shpengojë?+ A nuk kam unë fuqi t’ju çliroj? Ja, me qortimin+ tim unë thaj detin+ dhe i kthej lumenjtë në vend të thatë.+ Peshqit e tyre bien erë të qelbur, ngaqë nuk ka ujë dhe ngordhin nga etja.+  Unë i vesh qiejt me errësirë+ dhe i mbështjell me copë thesi.»+  Zotëria Sovran Jehova më ka dhënë gjuhën e të mësuarve,+ që të di si t’i përgjigjem të lodhurit me një fjalë.+ Ai më zgjon mëngjes për mëngjes. E zgjon veshin tim çdo mëngjes, që të dëgjoj si ata që janë mësuar.+  Zotëria Sovran Jehova ma ka hapur veshin që të kuptoj, dhe unë nuk kam ngritur krye+ e as kam shkuar në drejtim të kundërt.+  E shtrova kurrizin para atyre që më goditnin dhe ua dhashë faqet+ atyre që më shkulnin mjekrën. Nuk ua fsheha fytyrën poshtërimeve dhe të pështyrave.+  Por Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë,+ ndaj s’kam pse të ndihem i poshtëruar. Prandaj e bëra fytyrën si gur stralli dhe e di që nuk do të turpërohem.+  Ai që më shpall të drejtë, është afër.+ Kush mund të hahet me mua? Le të përballemi me njëri-tjetrin.+ Kush është kundërshtari im në gjyq?+ Le të më afrohet.+  Ja, Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë. Kush mund të më shpallë fajtor?+ Të gjithë ata do të konsumohen+ si një rrobë dhe do t’i brejë mola.+ 10  Kush nga ju i frikësohet+ Jehovait duke e dëgjuar zërin e shërbëtorit të tij?+ Kush nga ju ecën në errësirë+ të vazhdueshme pa pasur dritë? Le të ketë besim në emrin e Jehovait+ dhe le të mbështetet te Perëndia i vet.+ 11  «Të gjithë ju që ndizni një zjarr, që bëni të dalin shkëndija, ecni në dritën e zjarrit tuaj dhe mes shkëndijave që nxorët. Ja çfarë do t’ju vijë nga dora ime: do të lëngoni në shtrat nga dhembjet.+

Shënime në fund të faqes