Isaia 5:1-30

5  Më lini, ju lutem, t’i këndoj të shtrenjtit tim, atij që kam për zemër, një këngë për vreshtin+ e tij! I shtrenjti im kishte një vresht në një shpat kodre pjellor.  Ai e punoi, i hoqi gurët, mbolli rrush të kuq të zgjedhur dhe në mes ndërtoi një kullë.+ Në të ai gërmoi e bëri edhe një shtypëse rrushi.+ Ai shpresonte që të jepte rrush të mirë,+ por ai dha rrush të egër.+  «E tani, o banorë të Jerusalemit dhe të Judës, gjykoni, ju lutem, mes meje dhe vreshtit tim.+  Çfarë tjetër mund t’i bëj vreshtit tim që nuk ia kam bërë deri tani?+ Unë shpresoja që të jepte rrush të mirë. Pse dha rrush të egër?  E pra, më lini t’ju bëj të ditur se ç’do t’i bëj vreshtit tim: gardhi do t’i hiqet,+ dhe ai do të bëhet shkrumb.+ Muri prej guri do t’i shembet, dhe ai do të kthehet në një vend që do ta shkelin me këmbë.+  Unë do ta kthej në një vend të shkatërruar.+ Ai as do të krasitet e as do të prashitet.+ Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija+ e unë do t’u jap urdhër reve të mos lëshojnë shi mbi të.+  Sepse vreshti+ i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit, dhe banorët e Judës janë plantacioni që ai e kishte për zemër.+ Ai shpresonte për gjykime të drejta,+ por ja, shkelje ligji; për drejtësi, por ja, klithma.»+  Mjerë ata që i shtojnë shtëpitë+ dhe fushat njëra pas tjetrës, derisa të mos ketë më vend,+ dhe ju të banoni vetëm fare në mes të vendit!  Unë e kam dëgjuar Jehovain e ushtrive të betohet se shumë shtëpi, edhe pse të mëdha e të mira, do të mbeten pa asnjë banor+ dhe do të ngjallin habi. 10  Katër hektarë+ vresht do të japin vetëm një bato+ rrush, dhe një homer farë do të japë vetëm një efë prodhim.+ 11  Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të kërkuar pije dehëse,+ që rrinë deri vonë në muzgun e mbrëmjes aq sa i ndez vera!+ 12  Në gostitë+ e tyre ka harpë, vegël me tela, dajre, fyell dhe verë, por për veprën e Jehovait nuk duan t’ia dinë dhe nuk u intereson ajo që bënë duart e tij.+ 13  Prandaj populli im do të shkojë në mërgim, sepse nuk më njeh mua.+ Njerëzit e tij të lavdishëm do të vdesin urie,+ kurse turma e tij do të thahet nga etja.+ 14  Prandaj Sheoli* u zgjerua dhe e hapi gojën jashtë mase.+ Në të do të zbresë gjithçka që shkëlqen në atë qytet, turma e tij, trazira që ndodh në të dhe ai që ngazëllon.+ 15  Njeriu do të përkulet, burri do të ulet poshtë dhe sytë e atyre që qëndrojnë lart do të ulen.+ 16  Jehovai i ushtrive do të lartësohet nëpërmjet gjykimit+ që do të japë; Perëndia i vërtetë, i Shenjti,+ do të shenjtërohet me anë të drejtësisë.+ 17  Qengjat do të kullotin si në livadhin e tyre, dhe të ardhurit do të hanë në vendet e braktisura ku dikur kishte kafshë të majme.+ 18  Mjerë ata që e tërheqin fajin me litarët e mashtrimit dhe mëkatin si me litarët e karrocës!+ 19  Mjerë ata që thonë: «Le të nxitojë vepra e tij, le të vijë shpejt që ta shohim. Le të afrohet e të kryhet qëllimi i të Shenjtit të Izraelit, që ta marrim vesh!»+ 20  Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë,+ ata që e mbajnë errësirën për dritë dhe dritën për errësirë, ata që e mbajnë të hidhurën për të ëmbël dhe të ëmblën për të hidhur!+ 21  Mjerë ata që u duket vetja të mençur dhe e mbajnë veten për të matur!+ 22  Mjerë ata që janë me nam për të pirë verë dhe ata që janë trima për të përzier pije dehëse,+ 23  ata që e shpallin të ligun të drejtë në këmbim të ryshfetit+ dhe që ia mohojnë drejtësinë të drejtit!+ 24  Prandaj, ashtu si një gjuhë zjarri përpin kashtën+ dhe bari i thatë humbet në flakë, kërcuri i tyre do të kalbet+ dhe lulja e tyre do të fluturojë tej si pluhuri, sepse hodhën poshtë ligjin e Jehovait të ushtrive+ dhe përbuzën+ fjalët e të Shenjtit të Izraelit. 25  Ja pse Jehovait iu ndez zemërimi kundër popullit të tij. Ai do të shtrijë dorën kundër tyre dhe do t’i godasë.+ Malet do të tronditen+ dhe trupat e tyre të vdekur do të bëhen si plehrat në mes të rrugëve.+Për gjithë këtë, atij nuk i është larguar zemërimi dhe dorën e ka ende të shtrirë. 26  Ai i ngriti një sinjal një kombi të madh që vjen nga larg,+ po, i fërshëlleu atij që gjendet në skajin e tokës.+ Dhe ja, ai do të vijë me të shpejtë e me ngut.+ 27  Mes këtij kombi nuk ka asnjë që lodhet a që i merren këmbët. Askush nuk është i përgjumur dhe askush nuk fle. Rripi përreth ijëve nuk do të jetë i zgjidhur, as lidhëset e sandaleve s’do t’i këputen. 28  Përkundrazi, shigjetat i kanë të mprehura dhe gjithë harqet të tendosura.+ Thundrat e kuajve të tyre do të duken si gurë stralli+ dhe rrotat e tyre si erë shtrëngate.+ 29  Ulërimat e tyre do të jenë si ato të luanëve, tamam si ato të luanëve të rinj me krifë.+ Ata do të hungërijnë, do ta mbërthejnë prenë e do ta marrin me vete dhe s’do të ketë kush ta çlirojë.+ 30  Atë ditë ata do të ulërijnë mbi prenë ashtu si ulërin deti.+ Kush do t’ia ngulë sytë vendit, do të shohë një errësirë që të brengos,+ madje edhe drita do të errësohet nga shiu që do të bjerë.

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.