Isaia 49:1-26

49  Më dëgjoni, o ishuj,+ dhe kushtoni vëmendje ju kombe të largëta!+ Jehovai më ka thirrur+ që në bark të nënës.+ Që kur isha brenda saj, e përmendi emrin tim.+  Ai e bëri gojën time si një shpatë të mprehtë.+ Më mbuloi me hijen+ e dorës së tij.+ Pastaj më bëri si një shigjetë të lëmuar dhe më fshehu në kukurën e tij.  Ai më tha: «Ti je shërbëtori im, o Izrael,+ je ai tek i cili unë do të pasqyroj lavdinë time.»+  Unë thashë: «Kot u robtova.+ E harxhova fuqinë për gjëra pa vlerë dhe të kota.+ Në të vërtetë mua do të më gjykojë Jehovai+ dhe do të më shpërblejë Perëndia im.»+  Dhe tani, Jehovai, Ai që më formoi që në bark të nënës si shërbëtorin e tij,+ më ka thënë t’i kthej Jakobin,+ që Izraeli të mblidhet pranë tij.+ Unë do të marr lavdi në sytë e Jehovait dhe Perëndia im do të jetë forca ime.  Ai më tha: «Nuk ka qenë gjë e vogël për ty të bëheshe shërbëtori im për të ngritur fiset e Jakobit dhe për t’i kthyer ata që shpëtuan nga Izraeli.+ Veç kësaj, unë të kam vënë si dritë të kombeve,+ që shpëtimi im të arrijë deri në skajet e tokës.»+  Kështu i thotë Jehovai, Riblerësi i Izraelit,+ i Shenjti i tij, atij që është fare i shpërfillur,+ atij që përbuzet nga kombet,+ shërbëtorit të sundimtarëve:+ «Për shkak të asaj që do të shohin, mbretërit do të ngrihen+ dhe princat do të përkulen për shkak të Jehovait, që është i besueshëm,+ për shkak të të Shenjtit të Izraelit, që të ka zgjedhur.»+  Kështu thotë Jehovai: «T’u përgjigja në një kohë të favorshme+ dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.+ Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+ për të ripërtërirë vendin,+ për të rimarrë në zotërim pronat e shkatërruara që ke trashëguar,+  për t’u thënë të burgosurve:+ ‘Dilni’,+ dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’+ Ata do të kullotin përgjatë rrugëve dhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.+ 10  Nuk do t’i marrë as uria+ e as etja,+ nuk do të goditen as nga vapa përvëluese e as nga dielli,+ sepse Ai që ndien keqardhje për ta, do t’u prijë+ e do t’i çojë te burimet e ujit.+ 11  Të gjitha malet e mia do t’i kthej në udhë dhe rrugët e mia do të jenë në vende të ngritura.+ 12  Ja, disa do të vijnë nga larg,+ disa nga veriu+ dhe perëndimi+ dhe disa të tjerë nga vendi i Sinimit.» 13  Brohoritni me hare, o qiej,+ dhe gëzo, o tokë!+ Malet le të gëzojnë me britma hareje,+ sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij.+ Atij i vjen keq për njerëzit e vet të munduar.+ 14  Por Sioni thoshte: «Jehovai më braktisi.+ Jehovai më harroi.»+ 15  A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut?+ Edhe sikur ato të harrojnë,+ unë nuk do të të harroj.+ 16  Ja, unë të kam skalitur+ në pëllëmbët e duarve të mia. Muret e tua i kam gjithnjë para syve.+ 17  Bijtë e tu nxitojnë. Ata që të rrafshuan dhe të shkretuan, do të ikin prej teje. 18  Ngri sytë e shih përreth. Të tërë janë mbledhur e kanë ardhur te ti.+ «Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Jehovai,+—ti do të vishesh me të gjithë ata sikur të ishin stoli dhe do të mbështillesh me ta si një nuse.+ 19  Megjithëse i ke vendet e tua të rrënuara e të shkretuara dhe vendin e gërmadhave të tua,+ megjithëse tashmë je tepër ngushtë për t’u banuar, edhe pse ata që të gllabëronin janë larg,+ 20  prapëseprapë fëmijët që të erdhën kur vajtoje për bijtë e tu të humbur,+ do të të thonë: ‘Në vendin ku banojmë është tepër ngushtë.+ Na bëj vend ku të banojmë.’+ 21  Atëherë do të thuash: ‘Po këta, kush m’i lindi, përderisa unë jam grua e mbetur pa fëmijë dhe shterpë, e marrë në mërgim dhe e burgosur?!+ Kush i rriti?+ Unë kisha mbetur e vetme.+ Ku kanë qenë këta?!’»+ 22  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ja, unë do t’u bëj shenjë kombeve+ duke ngritur dorën dhe popujve do t’u jap sinjalin tim.+ Ata do t’i sjellin bijtë e tu në gji e do t’i mbajnë bijat e tua mbi supe.+ 23  Mbretërit do të bëhen kujdestarët e tu+ dhe princeshat e tyre do të jenë tajat e tua. Ata do të përkulen para teje+ me fytyrën përdhe dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua.+ Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai dhe ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+ 24  A mund t’i merret vallë preja një burri të fuqishëm?+ A mund të shpëtojnë robërit nga tirani?+ 25  Kështu thotë Jehovai: «Edhe robërit e atij që është i fuqishëm, do të merren,+ dhe preja do të shpëtojë nga tirani.+ Unë do të luftoj me këdo që lufton kundër teje+ dhe do t’i shpëtoj bijtë e tu.+ 26  Ata që të keqtrajtojnë, unë do t’i bëj të hanë mishin e tyre. Ata do të dehen me gjakun e tyre sikur të ishte verë e ëmbël. Çdo mish ka për ta marrë vesh se unë, Jehovai,+ jam Shpëtimtari+ dhe Riblerësi+ yt, i Fuqishmi i Jakobit.»+

Shënime në fund të faqes