Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 38:1-22

38  Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Prandaj profeti Isaia,+ biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë,+ sepse ti nuk do të jetosh më, por do të vdesësh.’»+  Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri+ dhe filloi t’i lutej Jehovait:+  «Të përgjërohem, o Jehova, kujto,+ të lutem, se si të kam shërbyer+ me besnikëri*+ dhe i kushtuar me gjithë zemër,+ dhe si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.» Dhe Hezekia nisi të qante me të madhe.+  Atëherë fjala+ e Jehovait iu drejtua Isaisë:  «Shko e i thuaj Hezekisë: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd:+ ‘E dëgjova lutjen tënde.+ I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po i shtoj pesëmbëdhjetë vjet jetës sate.+  Unë do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë, dhe do ta mbroj këtë qytet.+  Kjo është shenja që do të të japë Jehovai për të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë:+  Ja, unë po bëj që hija mbi shkallët e Akazit, e cila ka zbritur deri poshtë për shkak të diellit,+ të kthehet mbrapsht dhjetë shkallë.’”»+ Dhe dalëngadalë dielli u kthye mbrapsht aq sa hija u spraps dhjetë shkallë mbi shkallët ku kishte zbritur.+  Këto janë fjalët që shkroi Hezekia, mbreti i Judës, kur u sëmur+ dhe u shërua:+ 10  «Unë thashë: ‘Jeta do të më pritet në mes dhe do të hyj në portat+ e Sheolit.Pjesa tjetër e viteve të mia do të më hiqet.’+ 11  Gjithashtu thashë: “Nuk do ta shoh Jah, po, Jah, në vendin e të gjallëve.+Nuk do ta shikoj më njerëzinë, por do të jem me banorët e vendit të mbarimit. 12  Banesa ime është shkulur+ dhe është hequr prej meje si një tendë barinjsh.Jeta ime është mbështjellë si pëlhura e tezgjahistitdhe jam këputur+ si nga fijet e tezgjahut.Ti më lë në dorë të së keqes që kur bëhet ditë e deri sa vjen nata.+ 13  Qetësohem deri sa vjen mëngjesi.+Si një luan, ti vazhdon të m’i thyesh kockat.+Ti më lë në dorë të së keqes që kur bëhet ditë e derisa vjen nata.+ 14  Unë cicëroj si dejka dhe si bilbili bishtgjatë.+Si pëllumb vazhdoj të gugat.+Sytë m’u ligën duke parë lart:+‘O Jehova, jam i brengosur, ndaj më qëndro pranë!’+ 15  Ç’të them? Ai vetë ka folur+dhe vetë ka vepruar.+Me shpirt të vrerosur+ eci ngadalë gjatë gjithë viteve të mia. 16  O Jehova, falë teje njerëzit mbahen gjallë dhe, njësoj si ata, mbahet gjallë edhe fryma ime.+Ti do të më shërosh dhe do të më mbash gjallë.+ 17  Ja, në vend të paqes, pata hidhërim, po, hidhërim,+por ti e deshe shpirtin tim dhe e ruajte nga gropa e kalbjes.+Ti i ke hedhur pas shpine gjithë mëkatet e mia.+ 18  Sepse Sheoli nuk mund të të përlëvdojë,+ as vdekja nuk të lëvdon dot.+Ata që futen në gropë, nuk mund të shpresojnë te besnikëria jote.+ 19  I gjalli, i gjalli mund të të përlëvdojë,+ashtu si mundem unë sot.+Babai mund t’i mësojë+ bijtë e vet lidhur me besnikërinë tënde. 20  O Jehova, eja të më shpëtosh,+ dhe ne do të luajmë melodi me veglat me tela+gjatë gjithë ditëve të jetës sonë në shtëpinë tënde, o Jehova!”»+ 21  Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe, vendoseni mbi çiban+ dhe mbreti do të shërohet.»+ 22  Ndërkohë Hezekia tha: «Cila është shenja që unë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «sipas së vërtetës».