Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 36:1-22

36  Vitin e katërmbëdhjetë të mbretërimit të mbretit Hezekia, Senakeribi,+ mbreti i Asirisë,+ sulmoi të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.+  Pastaj mbreti i Asirisë dërgoi rabshakehun*+ te mbreti Hezekia. Ai u nis nga Lakishi+ për në Jerusalem+ me forca të mëdha ushtarake dhe u ndal pranë kanalit+ të rezervuarit+ të sipërm, në rrugën për tek ara e rrobalarësit.+  Atëherë dolën për ta takuar Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë, sekretari Shebna+ dhe regjistruesi Joah,+ biri i Asafit.+  Rabshakehu u tha: «I thoni Hezekisë: “Kështu thotë mbreti i madh,+ mbreti i Asirisë:+ ‘Ku e gjen këtë siguri? Te kush ke besim?+  Është një fjalë goje të thuash se ke strategjinë dhe fuqinë e nevojshme për luftë.+ Te kush, pra, paske besim, që ke ngritur krye kundër meje?+  Ja, ti ke besim te përkrahja e këtij kallami të thyer,+ tek Egjipti.+ E pra, po të mbështetej njeri tek ai, do t’i hynte në dorë dhe do ta shponte. Kështu është faraoni,+ mbreti i Egjiptit, për të gjithë ata që kanë besim tek ai.+  Edhe nëse më thua: “Kemi besim te Jehovai, Perëndia ynë”, a nuk je ti, o Hezekia, që ia ke hequr atij vendet e larta+ dhe altarët+ dhe i ke thënë Judës e Jerusalemit: “Para këtij altari duhet të përkuleni.”’”+  Tani pra, vër bast+ me zotërinë tim, mbretin e Asirisë,+ dhe unë do të të jap dy mijë kuaj e le të shohim nëse i gjen dot kalorësit për ta.+  Si vallë, mund të sprapsësh qoftë edhe një guvernator ndër shërbëtorët më të vegjël të zotërisë tim,+ kur ke nevojë të mbështetesh tek Egjipti për karroca dhe kalorës?+ 10  Mos vallë kam dalë kundër këtij vendi për ta shkatërruar pa lejen e Jehovait? Vetë Jehovai më tha:+ ‘Sulmoje këtë vend dhe shkatërroje.’»+ 11  Atëherë Eliakimi,+ Shebna+ dhe Joahu,+ i thanë rabshakehut:+ «Të lutemi, folu shërbëtorëve të tu në gjuhën siriane,+ se ne të kuptojmë, dhe mos na fol në gjuhën e judenjve,+ se të dëgjojnë njerëzit që janë përmbi mur.»+ 12  Por rabshakehu ua ktheu: «Mos vallë zotëria im më ka dërguar t’ia them këto fjalë vetëm zotërisë tuaj dhe juve? A nuk më ka dërguar t’ua them burrave që rrinë ulur përmbi mur, të cilët janë të dënuar të hanë jashtëqitjet e veta dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?»+ 13  Rabshakehu rrinte në këmbë+ e bërtiste në gjuhën e judenjve.+ Pastaj tha: «Dëgjoni fjalët e mbretit të madh, mbretit të Asirisë!+ 14  Kështu thotë mbreti: “Mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë,+ sepse ai nuk ju çliron dot.+ 15  Mos e lini Hezekinë t’jua mbushë mendjen që të keni besim te Jehovai,+ duke ju thënë: ‘Jehovai do të na çlirojë patjetër.+ Ky qytet nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 16  Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: ‘Kapitulloni+ dhe ejani tek unë. Secili le të hajë nga hardhia e vet e nga fiku i vet+ dhe le të pijë nga uji i sternës së vet,+ 17  derisa të vij dhe t’ju çoj në një vend si vendi juaj,+ plot drithë dhe verë të re, ku ka bukë dhe vreshta. 18  Të mos jua prishë mendjen+ Hezekia, duke ju thënë: “Vetë Jehovai do të na çlirojë.” Mos i kanë çliruar perënditë e kombeve vendet e tyre nga duart e mbretit të Asirisë?+ 19  Ku janë perënditë e Hamathit+ dhe të Arpadit?+ Ku janë perënditë e Sefarvaimit?+ Po Samarinë, a e kanë çliruar perënditë nga duart e mia?+ 20  Cila nga gjithë perënditë e këtyre vendeve e ka çliruar vendin e vet nga duart e mia,+ që Jehovai të çlirojë Jerusalemin?’”»+ 21  Por ata heshtën e nuk i kthyen asnjë fjalë,+ sepse mbreti kishte urdhëruar: «Mos iu përgjigjni.»+ 22  Atëherë Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë,+ sekretari Shebna+ dhe regjistruesi Joah,+ biri i Asafit, vajtën me rroba të shqyera+ te Hezekia dhe i treguan fjalët e rabshakehut.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te 2Mb 18:17.