Isaia 34:1-17

34  Afrohuni, o kombe, dhe dëgjoni!+ Kushtoni vëmendje, o popuj!+ Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që e mbush atë,+ po, mbarë dheu+ dhe gjithçka që jeton mbi të.+  Sepse Jehovai është indinjuar me të gjitha kombet+ dhe është tërbuar kundër gjithë ushtrisë së tyre.+ Ai ka vendosur t’i shfarosë dhe do t’ia dorëzojë masakrës.+  Të vrarët e tyre do të flaken tej dhe kufomat e tyre do të lëshojnë erë të qelbur.+ Malet do të shkrijnë nga gjaku i tyre.+  Gjithë ushtria e qiejve do të kalbet.+ Qiejt do të mbështillen porsi rrotull.+ Ushtria e tyre do të bjerë siç bien gjethet e fishkura nga hardhia dhe fiku i fishkur nga pema.+  «Në qiej shpata ime+ do të përlyhet me gjak. Ja, ajo do të godasë Edomin,+ popullin që në përputhje me drejtësinë time kam vendosur ta shfaros.+  Jehovai ka një shpatë. Ajo do të lahet në gjak+ dhe do të përlyhet me dhjamë, me gjakun e deshve të rinj e të cjepve, me dhjamin+ e veshkave të deshve. Sepse Jehovai do të bëjë një flijim në Bozrah dhe një masakër të madhe në Edom.+  Me ta do të bashkohen edhe demat e egër,+ dhe demat e rinj me demat e fuqishëm.+ Vendi i tyre do të lahet në gjak, kurse pluhuri do të përzihet me dhjamë.»+  Sepse Jehovai ka një ditë hakmarrjeje,+ një vit shpagimesh për çështjen ligjore të Sionit.+  Përrenjtë e tij do të kthehen në katran, kurse pluhuri në squfur. Ai vend do të bëhet si katran që digjet.+ 10  Nuk do të shuhet as ditën e as natën, por do të nxjerrë tym përgjithmonë.+ Ai do të mbetet i shkretë brez pas brezi,+ dhe atje s’do të shkelë këmbë njeriu në jetë të jetëve.+ 11  Ai do të kthehet në fole pelikanësh e ferrëgjatësh dhe do të mbushet me bufë veshgjatë dhe korba.+ Ai do ta matë me litarin+ e boshllëkut dhe me plumbçen e shkretisë. 12  Nga fisnikët e tij asnjëri nuk do të bëhet mbret dhe princat e tij s’do të jenë më.+ 13  Në kullat e tij do të dalin gjemba, kurse në vendet e fortifikuara do të mbijnë hithra dhe gjembaçë.+ Ai do të bëhet strofka e çakejve+ dhe oborri i strucave.+ 14  Kafshët e vendeve pa ujë do të takohen me kafshë që ulërijnë, madje dhe demonët në formë cjapi+ do të thërrasin njëri-tjetrin. Po, atje dallëndyshja e natës do të bjerë rehat dhe do të gjejë një vend ku të pushojë.+ 15  Atje gjarpri-shigjetë do të bëjë folenë dhe do të shtrojë vezët, të cilat do t’i lërë të çelin dhe do t’i mbledhë së bashku nën hijen e vet. Po, atje hutat+ do të mblidhen së bashku, secila me shokun e vet. 16  Kërkoni në librin+ e Jehovait dhe lexoni me zë. Asnjëra prej tyre nuk mungon.+ Gjithsecila ka shokun e vet, sepse urdhri+ doli nga goja e Jehovait, dhe fryma e tij i mblodhi bashkë.+ 17  Shortin për ta e hodhi Ai, dhe dora e tij ua ndau vendin me litarin që përdoret për matje.+ Ai do të jetë vendi i tyre përjetë, dhe ata do të qëndrojnë atje brez pas brezi.

Shënime në fund të faqes