Isaia 31:1-9

31  Mjerë ata që zbresin në Egjipt për të kërkuar ndihmë,+ ata që u zënë besë kuajve+ e që kanë besim te karrocat+ e luftës, ngaqë janë të shumta, dhe te kuajt e luftës, ngaqë janë të fuqishëm, por që nuk i janë drejtuar të Shenjtit të Izraelit dhe nuk e kanë kërkuar Jehovain!+  Edhe ai është i mençur+ dhe do të sjellë një të keqe+ e nuk do t’i tërheqë fjalët e tij.+ Ai do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësve+ dhe kundër ndihmës që kërkojnë ata që merren me gjëra të këqija.+  Por egjiptianët janë njerëz,+ dhe jo Perëndia; kuajt e tyre janë mish+ dhe jo frymë. Jehovai do të shtrijë dorën, dhe ai që po jep ndihmë, do të pengohet, kurse ai që po ndihmohet, do të bjerë.+ Të gjithë ata do të marrin fund në të njëjtën kohë.  Kështu më tha Jehovai: «Ashtu si ulërin një luan, po, një luan i ri me krifë,+ që të mbrojë prenë e vet kur i sulen një numër i madh barinjsh, dhe ashtu si nuk trembet nga zëri i tyre e as nuk dorëzohet nga zhurma e tyre, në të njëjtën mënyrë Jehovai i ushtrive do të zbresë të luftojë për Malin e Sionit dhe për kodrën e tij.+  Jehovai i ushtrive do ta mbrojë Jerusalemin ashtu si zogjtë që fluturojnë mbi të vegjlit e tyre.+ Do ta mbrojë dhe do ta çlirojë,+ do ta kursejë dhe do ta shpëtojë.»  «O bij të Izraelit, kthehuni+ tek Ai kundër të cilit jeni rebeluar në një masë të madhe.+  Sepse atë ditë secili do të flakë perënditë e tij të kota prej argjendi dhe perënditë e pavlera prej ari,+ që i keni bërë me duart tuaja, duke mëkatuar.+  Asiriani do të bjerë nga shpata, por jo nga ajo e një burri, dhe do ta përpijë një shpatë, por jo ajo e një njeriu.+ Ai do t’ia mbathë nga shpata, kurse të rinjtë e tij do të bëjnë punë të detyruar.  Shkëmbi i tij do të zhduket nga lemeria, kurse princat e tij do të tmerrohen nga sinjali»,+—thotë Jehovai, drita e të cilit është në Sion dhe furra+ e të cilit në Jerusalem.

Shënime në fund të faqes