Isaia 30:1-33

30  «Mjerë bijtë kokëfortë,+—thotë Jehovai,—ata që thurin një plan që nuk vjen nga unë,+ dhe që lidhin një aleancë duke derdhur libacion, por jo me frymën time, që kështu t’i shtojnë mëkatet njëri pas tjetrit!+  Mjerë ata që, pa më pyetur mua,+ nisen të zbresin në Egjipt,+ që të gjejnë mbrojtje te kalaja e faraonit dhe që të strehohen nën hijen e Egjiptit!+  Kalaja e faraonit do të bëhet turpi juaj,+ kurse strehimi nën hijen e Egjiptit, poshtërimi juaj.+  Sepse prijësit ndodhen në Zoan,+ kurse të dërguarit kanë arritur në Hanes.  Të gjithëve do t’u vijë turp për një popull që nuk i sjell dobi askujt, që s’jep asnjë ndihmë dhe që nuk sjell asnjë dobi, por vetëm turp dhe poshtërim.»+  Shpallja kundër kafshëve të jugut.+ Përmes një vendi vuajtjesh+ dhe kushtesh të vështira, me luanë dhe leopardë që ulërijnë, me nepërka dhe gjarpërinj helmues+ që hidhen si shigjetë, ata mbartin gjithë ç’kanë mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret mbi gungat e deveve.+ Por ato s’do t’i hyjnë në punë popullit.  Egjiptianët janë kot dhe s’do të ndihmojnë për asgjë.+ Prandaj unë e quajta atë: «Rahabë+ që rri kot.»  «Tani eja, shkruaje këtë në një pllakë në prani të tyre, po, në një libër,+ që të shërbejë për një ditë të ardhme, si një dëshmi e përjetshme.+  Sepse janë një popull rebel,+ bij gënjeshtarë+ që nuk kanë dashur ta dëgjojnë ligjin e Jehovait,+ 10  që u kanë thënë parashikuesve: ‘Mos shikoni’, dhe atyre që shohin vegime: ‘Mos shikoni në vegime gjëra të vërteta për ne.+ Na thoni lajka; shihni në vegim mashtrime.+ 11  Largohuni nga ajo udhë, lëreni atë shteg.+ Mos na e përmendni më të Shenjtin e Izraelit, sepse ai s’ekziston për ne.’»+ 12  Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit: «Meqë e keni hedhur poshtë këtë fjalë,+ meqë keni besim te gënjeshtrat dhe mashtrimet, e meqë mbështeteni tek ato,+ 13  ky faj do të bëhet për ju si një pjesë e plasaritur në një mur të lartë që është fryrë dhe është gati të bjerë+ e mund të shembet papritur, në një çast.+ 14  Ajo do të copëtohet si një qyp i madh prej balte+ që, pa iu dhimbsur askujt, bëhet copë e çikë, aq sa mes copëzave të saj të thyera nuk gjen dot as edhe një copë qeramike për të marrë zjarr në vatër ose për të marrë ujë nga faqja e moçalit.»+ 15  Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova, i Shenjti i Izraelit:+ «Ju do të shpëtoni duke u kthyer dhe duke ndenjur të qetë. Fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»+ Por ju nuk deshët+ 16  dhe thatë: «Jo, do t’ia mbathim me kuaj!»+ Prandaj do t’ia mbathni. «Mbi kuaj të shpejtë do të kalërojmë!»+ Prandaj ata që do t’ju ndjekin, do të jenë të shpejtë.+ 17  Një mijë do të dridhen prej kërcënimit të një të vetmi.+ Ju do t’ia mbathni prej kërcënimit të pesë vetave dhe ata që do të mbeten nga ju, do të jenë si një shtyllë në majë të malit dhe si një sinjal mbi kodër.+ 18  Por Jehovai mezi pret që t’ju japë hir+ dhe do të ngrihet që t’ju tregojë mëshirë.+ Sepse Jehovai është një Perëndi që gjykon me drejtësi.+ Lum+ ata që presin të veprojë ai!+ 19  Kur populli i Sionit+ të banojë në Jerusalem,+ ti nuk do të qash.+ Me të dëgjuar klithmën tënde, ai do të të japë hir, po, me ta dëgjuar, ai do të të përgjigjet.+ 20  Jehovai do t’ju japë vuajtje si bukë dhe shtypje si ujë.+ E megjithatë Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më, dhe sytë e tu do të shohin Mësuesin tënd të Madh.+ 21  Ngado që të shkoni, djathtas ose majtas,+ veshët tuaj do të dëgjojnë nga prapa fjalët: «Kjo është udha.+ Ecni në të!» 22  Ju do të ndotni veshjen prej argjendi të shëmbëlltyrave tuaja të skalitura+ dhe veshjen prej ari të shtatores suaj të derdhur.+ Ti do t’i flakësh ato+ dhe, ashtu si një grua me të përmuajshmet, do t’u thuash: «Ç’ndyrësi!»+ 23  Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë në tokë,+ dhe toka do të të japë bukë të ushqyeshme që të ngop.+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në një livadh të gjerë.+ 24  Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, që është pastruar duke e hedhur në erë me lopatë+ dhe me sfurk. 25  Ditën e masakrës së madhe, kur të bien kullat,+ mbi çdo mal dhe kodër të lartë do të ketë rrëke,+ kanale me ujë. 26  Ditën që Jehovai do të lidhë kockën e thyer+ të popullit të tij dhe do të shërojë+ plagën e rëndë që i shkaktoi goditja e tij, drita e hënës së plotë do të bëhet si drita e diellit rrëzëllues dhe drita e diellit rrëzëllues do të jetë shtatë herë më e fortë,+ sa drita e shtatë ditëve. 27  Ja, emri i Jehovait po vjen nga larg, i ndezur nga zemërimi+ dhe me re të dendura. Buzët e tij janë plot dënime dhe gjuha e tij është si një zjarr që përpin.+ 28  Fryma e tij është si një përrua përmbytës që arrin deri në grykë.+ Ajo vjen që t’i shoshitë+ kombet e që t’i hedhë si gjëra të kota. Ai do të vërë në nofullat e popujve një fre+ që i çon ata andej-këtej.+ 29  Ju do të këndoni+ ashtu si këndoni natën, kur shenjtëroheni për një festë,+ dhe do të keni gëzim në zemër ashtu si ai që ecën duke i rënë fyellit,+ ndërsa ngjitet në malin e Jehovait,+ Shkëmbit të Izraelit.+ 30  Mes flakëve të një zjarri që përpin,+ mes rrebeshit, shtrëngatës+ dhe breshrit,+ Jehovai do të bëjë që të dëgjohet madhështia e zërit të tij+ dhe të shihet krahu i tij+ që ulet për të goditur, kur i ndizet zemërimi.+ 31  Asirinë do ta pushtojë tmerri+ nga zëri i Jehovait. Ai do ta godasë me shkop.+ 32  Çdo goditje që do t’i japë Jehovai Asirisë me thuprën e ndëshkimit, do të shoqërohet me dajre e me harpa.+ Ai do të luftojë kundër tyre në beteja ku vringëllijnë armët.+ 33  Sepse tashmë Tofeti+ është bërë gati për të. Ai është përgatitur edhe për mbretin.+ Atje ai ka mbushur me dru një vend të thellë. Zjarri bubulon dhe drutë janë me shumicë. Fryma e Jehovait, ashtu si një përrua squfuri, po e ndez atë.+

Shënime në fund të faqes