Isaia 3:1-26

3  Ja, Zotëria i vërtetë,+ Jehovai i ushtrive, po ia heq Jerusalemit+ dhe Judës mbështetjen dhe përkrahjen, domethënë bukën, ujin,+  burrat e fuqishëm, luftëtarët, gjykatësit, profetët,+ ata që merren me fall, pleqtë,+  krerët e pesëdhjetëshes,+ njerëzit e respektuar, këshilltarët, mjeshtrit e magjisë dhe magjistarët+ e zotë.  Si princa të tyre do të vë djem, që do të sundojnë mbi ta si tiranë tekanjozë.+  Njerëzit do të jenë të pashpirt me njëri-tjetrin, secili me shokun e vet.+ Ata do të sillen si harbutë, djali kundër të moshuarit+ dhe ai që nuk është i fisëm kundër atij që duhet nderuar.+  Secili do ta kapë vëllanë e vet në shtëpinë e të atit dhe do t’i thotë: «Ti ke një mantel. Sundo mbi ne me+ dorë të hekurt dhe merre ti në dorë këtë pirg rrënojash.»  Atë ditë ai do të thotë me zë të lartë: «Nuk do të bëhem fashues plagësh. Në shtëpinë time nuk ka as bukë, as mantel. Mos më vini të sundoj mbi popullin.»  Ja, Jerusalemi nuk mbahet dot në këmbë dhe Juda ka rënë,+ sepse fjalët dhe veprimet e tyre janë kundër Jehovait,+ pasi rebelohen në sytë e të Lavdishmit.+  Vetë shprehja e fytyrës së tyre dëshmon kundër tyre,+ dhe ata e tregojnë mëkatin e tyre që i ngjan atij të Sodomës.+ Nuk e fshehin. Mjerë shpirti i tyre, sepse i bënë gjëmën vetes!+ 10  Thoni se të drejtit do t’i vejë mbarë,+ sepse do të shijojë frytin e veprimeve të tij.+ 11  Mjerë i ligu! Atij do t’i bjerë gjëma, sepse ajo që u bëri të tjerëve me duart e tij, do t’i bëhet atij!+ 12  Sa për popullin tim, përgjegjësit e tij të punës sillen rreptë dhe mbi të sundojnë gra.+ O populli im, ata që të udhëheqin, po të bëjnë të hallakatesh+ dhe të kanë ngatërruar që të shkosh në rrugë të gabuar.+ 13  Jehovai po zë vend për të luftuar dhe po ngrihet që të japë vendimin për popujt.+ 14  Jehovai do të hapë gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij.+«Ju i bëtë shkrumb vreshtat. Ajo që iu grabit të munduarit, gjendet nëpër shtëpitë tuaja.+ 15  Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të munduarit?»,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive. 16  Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë bërë fodulle, ecin qafëpërpjetë dhe hedhin shikime provokuese. Ato ecin me hapa të zhdërvjellët dhe këmbët u tringëllijnë.+ 17  Prandaj Jehovai do t’ua bëjë me dregëza majën e kokës bijave të Sionit.+ Vetë Jehovai do t’ua zbulojë ballin.+ 18  Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet: byzylykët e këmbës, rrathët e kokës, zbukurimet në formë hëne,+ 19  vathët, byzylykët dhe vellot,+ 20  shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve, rripat e kraharorit,+ ‘shtëpitë e shpirtit’* dhe hajmalitë prej guaske,+ 21  unazat e gishtave dhe të hundës,+ 22  petkat për raste të veçanta, tunikat e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla, 23  pasqyrat e dorës,+ veshjet e poshtme, çallmat+ dhe vellot e mëdha.+ 24  Në vend të vajit të balsamit+ do të ketë vetëm erë myk; në vend të rripit, litar; në vend të flokëve të rregulluar bukur, shogësi;+ në vend të veshjes luksoze, copë thesi+ të mbështjellë pas trupit; në vend të bukurisë, një damkë.+ 25  Njerëzit e tu do të bien nga shpata, dhe fuqia jote nga lufta.+ 26  Hyrjet e qytetit do të mbajnë zi+ e do të shprehin pikëllim, dhe ai do të spastrohet. Sioni do të ulet përtokë.»+

Shënime në fund të faqes

Ndoshta mbajtëse parfumi.