Isaia 28:1-29

28  Mjerë kurora madhështore e pijanecëve të Efraimit+ dhe lulja e vyshkur e zbukurimit të tij, që gjendet mbi kokën e luginës pjellore të atyre që i ka mposhtur vera!  Ja, Jehovai ka dikë që është i fortë dhe energjik,+ i cili do ta hedhë atë përtokë me forcë si një stuhi breshri+ që buçet dhe shkatërron, si një shtrëngatë e fuqishme që përmbyt.+  Kurorat madhështore të pijanecëve të Efraimit do të shkelen me këmbë.+  Lulja+ e vyshkur e zbukurimit të tij, që gjendet mbi kokën e luginës pjellore, do të bëhet si fiku i hershëm+ para verës që, kur dikush e shikon, e gëlltit sapo e merr në dorë.  Atë ditë, Jehovai i ushtrive do të bëhet si një kurorë stolie+ dhe si një kurorë e bukur+ me lule për ata që do të mbeten+ nga populli i tij.  Ai do të bëhet frymë drejtësie për atë që ulet të gjykojë+ dhe fuqi për ata që e largojnë betejën nga porta.+  Edhe prifti dhe profeti e kanë humbur rrugën nga vera dhe kanë shkuar sa andej-këtej nga pija dehëse. Po, ata+ e kanë humbur rrugën nga pija, janë hutuar nga vera, kanë shkuar sa andej-këtej+ nga pija dehëse. Gjërat që shikojnë, i shikojnë tjetër për tjetër, dhe, kur duhen marrë vendime, lëkunden.  Tryezat janë mbushur me të vjella të fëlliqura,+ s’ka mbetur vend pa u ndotur me to.  «Kë kërkon ai të mësojë?+ Kujt kërkon t’i shpjegojë atë që është dëgjuar?+ Foshnjave që u është prerë qumështi, që u është hequr gjiri?+ 10  Sepse ajo që thotë, është ‘urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje, pak këtu e pak atje’.»+ 11  Prandaj, ai do t’i flasë këtij populli+ me anë të atyre që belbëzojnë+ dhe me anë të një gjuhe tjetër,+ 12  po, atyre të cilëve u tha: «Ky është vendi për të pushuar. Vëreni të lodhurin të pushojë. Ky është vendi për të marrë veten», por ata nuk deshën të dëgjonin.+ 13  Për ta, fjala e Jehovait ka për t’u bërë «urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje,+ pak këtu e pak atje», me qëllim që të shkojnë, të bien praptas, të dërrmohen, të zihen në lak e të kapen.+ 14  Prandaj dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, o mburracakë, o sundimtarë+ të këtij populli që jeni në Jerusalem. 15  Ju keni thënë: «Ne kemi bërë një besëlidhje me Vdekjen+ dhe kemi pasur një vegim+ të përbashkët me Sheolin. Edhe sikur të vërshojë ndonjë përmbytje e beftë, nuk do të arrijë deri te ne, sepse si strehë+ kemi gënjeshtrën dhe jemi fshehur te mashtrimi.»+ 16  Prandaj, Zotëria Sovran Jehova tha: «Ja, unë po vë si themel në Sion+ një gur,+ një gur të sprovuar,+ një gur të çmuar qosheje+ të një themeli të sigurt.+ Askënd që ka besim tek ai, nuk do ta zërë paniku.+ 17  Unë do ta bëj drejtësinë litar për matje,+ kurse të drejtën+ si nivel muratori. Breshri+ do ta fshijë tej strehën e gënjeshtrës+ dhe ujërat do ta përmbytin vendin e fshehjes.+ 18  Besëlidhja juaj me Vdekjen do të prishet,+ dhe vegimi juaj i përbashkët me Sheolin nuk do të dalë i vërtetë.+ Kur të vërshojë përmbytja e beftë,+ edhe ti do të bëhesh një vend që do të shkelet.+ 19  Sa herë që të kalojë, ajo do t’ju marrë me vete,+ sepse do të kalojë mëngjes për mëngjes, ditën dhe natën. Prej kësaj, të tjerët do të dridhen+ dhe do të kuptojnë atë që është dëgjuar.» 20  Sepse shtrati është tepër i shkurtër që të shtrihesh dhe çarçafi tepër i ngushtë që të mbështillesh. 21  Jehovai do të ngrihet ashtu si në malin e Perazimit,+ do të ndizet ashtu si në ultësirën afër Gibeonit,+ që të kryejë veprën e tij, veprën e tij të çuditshme, dhe punën e tij, punën e tij të pazakontë.+ 22  E tani, mos shpotitni,+ që të mos ju shtrëngojnë edhe më shumë vargonjtë, sepse nga Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive, kam dëgjuar për një shfarosje, po, për diçka që është vendosur për gjithë vendin.+ 23  Mbani vesh, o njerëz, dhe dëgjojeni zërin tim! Kushtojuni vëmendje fjalëve të mia dhe dëgjojini! 24  A lëron vallë bujku gjithë ditën+ që të mbjellë farën? A e shkrif dhe a e leson gjithë ditën tokën e tij?+ 25  Pasi sheshon sipërfaqen e saj, a nuk shpërndan qimnonin e zi dhe a nuk hedh barin e gjumit?+ A nuk e mbjell grurin, melin+ dhe elbin në vendin e caktuar,+ kurse speltën*+ anëve të arës?+ 26  Perëndia i vet e ndreq+ sipas asaj që është e drejtë dhe e mëson.+ 27  Sepse qimnoni i zi nuk shtypet me vegël shirëse,+ dhe mbi barin e gjumit nuk kalohet rrota e karrocës. Jo, zakonisht qimnoni i zi rrihet me thupër+ dhe bari i gjumit me shkop. 28  A shtypet drithi i bukës? Jo, mbi të nuk kalohet pa pushim.+ Rulat e karrocës shirëse+ dhe kuajt vihen në lëvizje, por kokrrat nuk shtypen.+ 29  Edhe kjo ka ardhur nga Jehovai i ushtrive.+ Qëllimet e tij janë të mrekullueshme, dhe ai ka bërë shumë punë të frytshme.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Dalja 9:32.