Isaia 26:1-21

26  Atë ditë+ në vendin e Judës+ do të këndohet kjo këngë:+ «Ne kemi një qytet të fortë.+ Ai i ka vënë shpëtimin si mur dhe si ledh mbrojtës.+  Hapni portat,+ që të hyjë kombi i drejtë, që sillet gjithmonë me besnikëri.+  Ata që kanë një zemër të patundur, ti do t’i ruash në paqe të vazhdueshme,+ sepse te ti tregojnë besim.+  Kini gjithmonë besim te Jehovai,+ sepse Jah Jehovai është Shkëmbi+ i përjetshëm.  Ai i ka ulur poshtë ata që banonin lart,+ qytetin e ngritur.+ E ka poshtëruar, e ka ulur deri në tokë, e ka bërë të prekë pluhurin.+  Mbi të do të shkelin të munduarit dhe do të ecin të përvuajturit.»+  Drejtësia është shtegu i të drejtit.+ Meqë je i drejtë, ti do ta sheshosh udhën e të drejtit.+  Po, për shkak të shtegut tënd të drejtësisë, ne kemi shpresuar te ti, o Jehova.+ Kemi dëshiruar me gjithë shpirt+ emrin dhe kujtimin tënd.+  Shpirti im të dëshiron natën,+ brenda meje të kërkoj me ngulm,+ sepse kur jep vendime për tokën,+ banorët e vendit mësojnë drejtësinë.+ 10  Edhe sikur të ligut t’i jepet hir, ai nuk do ta mësojë drejtësinë.+ Në vendin e drejtësisë ai do të veprojë me padrejtësi+ dhe nuk do ta shohë madhërinë e Jehovait.+ 11  O Jehova, dora jote është ngritur lart,+ por ata nuk e shohin.+ Ata do të shohin zellin që ke për popullin tënd, dhe do t’u vijë turp.+ Zjarri+ i përgatitur për kundërshtarët e tu do t’i përpijë. 12  O Jehova, ti do të na japësh paqe,+ sepse çdo gjë që bëjmë ne vjen falë asaj që bën ti.+ 13  O Jehova, Perëndia ynë, zotërinj të tjerë, përveç teje, u sollën si të ishin pronarët tanë.+ Vetëm me ndihmën tënde do ta lëvdojmë emrin tënd.+ 14  Ata janë të vdekur, nuk do të jetojnë më.+ Vdekja i ka bërë të pafuqishëm,+ dhe nuk do të ngrihen.+ Prandaj ke drejtuar vëmendjen nga ata, që t’i shfarosësh dhe që të mos lësh as edhe një kujtim të tyre.+ 15  Ti e ke shtuar kombin, o Jehova, e ke shtuar+ dhe i ke sjellë vetes lavdi.+ Ti i ke zgjeruar shumë kufijtë e vendit.+ 16  O Jehova, kur ishin në hall, ata e drejtonin vëmendjen nga ti.+ Kur i disiplinoje,+ luteshin me pëshpëritje. 17  Ashtu si një grua shtatzënë që ka dhembje dhe thërret kur i afrohet lindja, kështu jemi bërë edhe ne për shkakun tënd, o Jehova.+ 18  Kemi mbetur shtatzënë, kemi pasur dhembje lindjeje+ dhe, si të thuash, kemi lindur erë. Vendit nuk i sollëm shpëtim të vërtetë+ dhe tokës nuk i lindi asnjë banor.+ 19  «Të vdekurit e tu do të jetojnë.+ Kufomat tona do të çohen.+ Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara, ju që banoni në pluhur!+ Sepse vesa+ juaj është si vesa e mëllagës,+ dhe toka do të lindë edhe ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm.+ 20  Shko, populli im, hyr në dhomat ku je më i sigurt dhe mbylli dyert.+ Fshihu veç për një çast, derisa të kalojë indinjata.+ 21  Sepse ja, Jehovai po del nga vendi i tij që t’u kërkojë llogari banorëve të vendit për fajin e bërë kundër tij.+ Dhe toka do ta nxjerrë në shesh gjakun e derdhur+ dhe nuk do t’i mbulojë më të vrarët.»+

Shënime në fund të faqes