Isaia 25:1-12

25  O Jehova, ti je Perëndia im!+ Unë të lartësoj+ dhe e përlëvdoj emrin tënd,+ sepse me besnikëri+ dhe besueshmëri+ ke bërë gjëra të mrekullueshme,+ ke dhënë këshilla+ që në kohët e hershme.  Ti ke kthyer një qytet në një pirg gurësh, po, një qytet të fortifikuar në një pirg rrënojash të thërrmuara përtokë. Ajo që ishte një kullë banimi për të huajt, s’do të jetë më qytet dhe s’do të rindërtohet më kurrë.+  Ja pse një popull i fortë do të të japë lavdi dhe qyteti i kombeve tiranike do të të frikësohet.+  Sepse ti je bërë kala për të përvuajturin, kala për të varfrin që është në hall,+ strehë për t’u mbrojtur nga shtrëngata, hije+ për t’u mbrojtur nga nxehtësia, kur tiranët shfryjnë si shtrëngata që përplaset pas murit.  Ti e fashit zhurmën e të huajve ashtu si hija e një reje+ fashit të nxehtët në një vend pa ujë. Po, melodia e tiranëve mbytet.+  Në këtë mal,+ Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujt+ një gosti me gjellë plot yndyrë,+ një gosti me verë që është lënë të kullojë, me gjellë plot yndyrë e plot palcë,+ me verë+ që është lënë të kullojë dhe është filtruar.+  Në këtë mal ai do të përpijë atë që mbështjell gjithë popujt+ dhe velin që është endur mbi gjithë kombet.  Ai do ta përpijë vdekjen përgjithmonë.+ Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë+ dhe do të heqë anembanë tokës poshtërimin+ që i është bërë popullit të tij. Këtë e tha vetë Jehovai.  Atë ditë do të thuhet: «Ja, ky është Perëndia ynë!+ Tek ai kemi shpresuar,+ dhe ai do të na shpëtojë.+ Ky është Jehovai!+ Tek ai kemi shpresuar. Le të gëzojmë e të ngazëllojmë për shpëtimin që vjen prej tij!»+ 10  Sepse dora e Jehovait do të prehet mbi këtë mal,+ kurse Moabi do të shkelet me këmbë+ ashtu si shkelet kashta në një plehërishtë.+ 11  Ai do ta rrahë me duart e tij, ashtu si rreh ujin një notar kur noton, dhe me lëvizjet e shkathëta të duarve do t’ia ulë fodullëkun.+ 12  Ai do ta rrëzojë qytetin e fortifikuar me muret e tij të larta të sigurisë. Do ta poshtërojë atë dhe do ta bëjë të prekë tokën, po, pluhurin.+

Shënime në fund të faqes