Isaia 24:1-23

24  Ja, Jehovai po e boshatis dhe po e shkreton vendin.+ Ai e ka shpërfytyruar atë+ dhe ia ka shpërndarë banorët.+  Do të jetë njësoj si për popullin ashtu edhe për priftin; si për shërbëtorin ashtu edhe për zotërinë e tij; si për shërbyesen ashtu edhe për zonjën e saj; si për blerësin ashtu edhe për shitësin; si për huadhënësin ashtu edhe për huamarrësin; si për atë që merr kamatë ashtu edhe për atë që paguan kamatë.+  Vendi do të boshatiset dhe do të plaçkitet,+ sepse këtë fjalë e tha vetë Jehovai.+  Toka është në zi,+ është ligështuar. Vendi është mpakur, është ligështuar. Të mëdhenjtë e popullit të vendit janë mpakur.+  Toka është ndotur nën këmbët e banorëve të vet,+ sepse ata shpërfillën ligjet,+ ndryshuan rregullat+ dhe shkelën besëlidhjen+ e përjetshme.  Ja pse vendin e ka përpirë mallkimi+ dhe ata që banojnë në të quhen fajtorë. Ja pse banorët e vendit u pakësuan dhe njerëzit që kanë mbetur, janë shumë pak.+  Vera e re është në zi, hardhia është tharë+ dhe të gjithë ata që e kishin zemrën të gëzuar, psherëtijnë.+  Gëzimi i dajreve mori fund. Zhurma e atyre që gëzonin me të madhe, pushoi, dhe gëzimi i harpës mori fund.+  Vera s’pihet më me këngë, kurse pija u duket e hidhur atyre që e pijnë. 10  Qyteti i shkretë është rrënuar.+ Çdo shtëpi është mbyllur, që të mos hyjë njeri. 11  Nëpër rrugë dëgjohet një klithmë, sepse nuk ka verë. Gjithë gëzimi është larguar, ngazëllimi është zhdukur.+ 12  Qyteti ka mbetur në një gjendje që të befason. Porta është bërë copë e çikë dhe çdo gjë është katandisur në një pirg rrënojash.+ 13  Në mes të tokës, mes popujve, atij do t’i ndodhë ashtu si ndodh kur shkundet ulliri+ dhe kur mblidhet ajo që ka mbetur pas vjeljes së rrushit.+ 14  Ata do të ngrenë zërin dhe do të lëshojnë britma të gëzuara. Për epërsinë e Jehovait do të brohorasin nga deti.+ 15  Prandaj ata do t’i japin lavdi Jehovait+ në rajonin e dritës,+ po, emrit të Jehovait,+ Perëndisë së Izraelit, nëpër ishujt e detit. 16  Nga çdo skaj i tokës kemi dëgjuar këngë:+ «Shkëlqimi i takon të Drejtit!»+Por unë them: «Ndihem i ligshtë,+ ndihem i ligshtë! I mjeri unë! Të pabesët vepruan pabesisht.+ Po, të pabesët vepruan shumë pabesisht.»+ 17  Ty të pret tmerri, gropa dhe gracka, o banor i vendit.+ 18  Kushdo që ia mbath nga tingulli i asaj që ngjall tmerr, do të bjerë në gropë dhe kushdo që do të dalë nga gropa, do të zihet në grackë.+ Sepse portat atje lart do të hapen+ dhe themelet e vendit do të lëkunden.+ 19  Vendi është çarë, është shkundur dhe është lëkundur i tëri.+ 20  Vendit i merren këmbët si një të dehuri dhe lëkundet sa andej-këtej si kolibja e vrojtuesit.+ Shkelja e tij rëndon mbi të,+ ndaj do të bjerë dhe s’do të ngrihet më.+ 21  Atë ditë Jehovai do ta drejtojë vëmendjen nga ushtria e lartësisë, që ndodhet atje lart, dhe nga mbretërit e tokës që gjenden mbi dhé.+ 22  Ata do të mblidhen si mblidhen të burgosurit në gropë,+ do të mbyllen në birucë+ dhe pas shumë e shumë ditësh do t’u kushtohet vëmendje.+ 23  Hënës së plotë dhe diellit rrëzëllues do t’u vijë turp,+ sepse Jehovai i ushtrive është bërë mbret+ me lavdi në malin e Sionit+ e në Jerusalem dhe përpara të moshuarve të tij.

Shënime në fund të faqes