Isaia 23:1-18

23  Shpallja për Tirin.+ Ulërini, o anije të Tarshishit,+ sepse ai është plaçkitur e nuk është më një port, një vend për të hyrë.+ Kjo u është zbuluar nga vendi i Kitimit.+  Heshtni, o banorë të bregdetit! Tregtarët nga Sidoni,+ ata që përshkojnë detin, ju kanë mbushur me të mira.  Përmes ujërave të shumta erdhi fara e Shihorit+ dhe të korrat e Nilit, që ishin të ardhurat e Tirit dhe fitimi i kombeve.+  Të të vijë turp, o Sidon,+ o kala e detit, sepse deti tha: «S’kam pasur dhembje lindjeje dhe nuk kam lindur. As kam rritur djem a virgjëresha.»+  Ashtu si ndodhi kur erdhi lajmi për Egjiptin,+ njerëzit do t’i zënë dhembje të forta edhe kur të vijë lajmi për Tirin.+  Shkoni në Tarshish, ulërini, o banorë të bregdetit!  Ky qenka qyteti juaj që ngazëllonte nga shumë kohë më parë, nga kohët e hershme?! Me këmbët e tij shkonte larg dhe atje banonte si i huaj.  Kush është ai që dha këtë vendim+ kundër Tirit, kundër atij që jepte kurora, tregtarët e të cilit ishin princa dhe shitblerësit e të cilit ishin njerëzit e nderuar të tokës?+  Këtë vendim e dha vetë Jehovai i ushtrive,+ që të përdhosë krenarinë e gjithë shkëlqimit,+ që të trajtojë me përçmim gjithë të nderuarit e dheut.+ 10  Përshkoje vendin tënd si lumi Nil, o bijë e Tarshishit!+ Nuk ka më asnjë kantier detar.+ 11  Ai e ka shtrirë dorën mbi det, i ka bërë të tronditen+ mbretëritë. Vetë Jehovai dha urdhër që të shfarosen kalatë e Fenikisë.+ 12  Ai thotë: «Nuk do të gëzosh më,+ o virgjëreshë e shtypur e Sidonit.+ Ngrihu, shko në Kitim.+ As atje nuk do të gjesh prehje.» 13  Ja, vendi i kaldeasve.+ Ky popull, dhe jo Asiria,+ e ktheu atë në një vend për kafshët e rajoneve të shkreta.+ Ngriti kullat+ e tij të rrethimit, zhveshi krejt kullat e tij të banimit.+ E katandisi në një pirg rrënojash të thërrmuara përtokë.+ 14  Ulërini, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj u plaçkit!+ 15  Që nga ajo ditë Tiri do të harrohet për shtatëdhjetë vjet,+ aq sa zgjatin ditët e një mbreti. Në fund të shtatëdhjetë vjetëve, Tirit do t’i ndodhë si në këngën e prostitutës: 16  «Merr një harpë, bjeri qytetit rreth e qark, o prostitutë+ e harruar. Bjeri sa më bukur dhe këndo shumë këngë, që të të kujtojnë.» 17  Në fund të shtatëdhjetë vjetëve, Jehovai do ta drejtojë vëmendjen nga Tiri. Ky do të kurvërohet me gjithë mbretëritë që gjenden mbi faqen e dheut+ dhe do ta marrë përsëri pagën e vet.+ 18  Fitimi dhe paga e tij+ do të bëhen diçka e shenjtë për Jehovain. Ai nuk do të ruhet dhe as nuk do të vihet mënjanë, sepse paga e tij do t’u shkojë atyre që banojnë para Jehovait,+ që të hanë derisa të ngopen dhe të vishen me rroba të zgjedhura.+

Shënime në fund të faqes