Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Isaia 21:1-17

21  Shpallja kundër shkretëtirës së detit.+ Nga shkretëtira, nga një vend i frikshëm,+ po vjen diçka që ngjan si erërat e shtrëngatës+ që fryjnë në jug.  Diçka e rëndë m’u tregua në vegim:+ i pabesi po vepron pabesisht dhe plaçkitësi po plaçkit.+ Ngjitu, o Elam! Vër rrethimin, o Medi!+ Unë kam bërë që të pushojë çdo psherëtimë e shkaktuar prej saj.+  Ja pse kam dhembje të forta mesi. Më kanë mbërthyer dhembjet,+ ashtu si dhembjet e një gruaje që po lind.+ E kam humbur fare, ndaj nuk dëgjoj. Jam i tronditur, ndaj nuk shikoj.  Zemra më rreh fort, dridhem i tmerruar. Mugëtira, që dikur ishte kënaqësia ime, tani më tremb.+  Le të shtrohet tryeza, le të caktohen vendet, le të hahet e le të pihet!+ Ngrihuni, o princa,+ mirosni mburojën!+  Sepse kështu më tha Jehovai:«Shko, vër një vrojtues që të tregojë se ç’sheh.»+  Ai pa një karrocë lufte me dy kuaj, një me gomarë dhe një tjetër me deve. E ai vëzhgoi me shumë kujdes.  Pastaj thirri si një luan:+ «Mbi kullën e rojës, o Jehova, qëndroj vazhdimisht ditën, dhe në vendrojën time qëndroj çdo natë.+  Ja, tani po vjen një karrocë lufte me disa burra, e tërhequr nga dy kuaj lufte.»+Pastaj ai tha: «Ra! Ra Babilonia,+ dhe ai ia theu përtokë të gjitha shëmbëlltyrat e skalitura të perëndive!»+ 10  O të shirët e mi, bijtë e lëmit tim,+ atë që dëgjova nga Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, jua thashë. 11  Shpallja kundër Dumait.* Dikush më thërret nga Seiri:+ «Rojë, ç’na thua për natën? Rojë, ç’na thua për natën?»+ 12  Roja thotë: «Mëngjesi do të vijë, e po ashtu edhe nata. Nëse doni të pyetni, pyetni. Ejani përsëri!» 13  Shpallja kundër rrafshinës së shkretë. Në pyllin e rrafshinës së shkretë do ta kaloni natën, o karvanë me njerëz nga Dedani.+ 14  Shkoni te të eturit dhe çojuni ujë. O banorë të Temës,+ dilini përpara me bukë atij që ia ka mbathur. 15  Sepse ata ia mbathën prej shpatës, prej shpatës së zhveshur, harkut të tendosur dhe ashpërsisë së luftës. 16  Kështu më tha Jehovai: «Brenda një viti, sipas viteve të një mëditësi,+ tërë lavdia e Kedarit+ do të marrë fund. 17  Ata që do të mbeten nga harkëtarët dhe nga burrat e fuqishëm të bijve të Kedarit, do të jenë pak,+ sepse këtë e tha vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit.»+

Shënime në fund të faqes

Emër profetik për Edomin.